“Brazil 2014”, Botërori i skuadrave të vogla

4 Korrik 2014, 15:25Sport TEMA

“Que grande es ser pequeño”- (E madhe është të jesh i vogël). Motoja e Levantes, klubit valencian që prej vitesh nderon veten në La Liga dhe Europë, vlen për të përshkruar suksesin e shteteve të vogla në Botëror.

Holanda, Kosta Rika dhe Belgjika, kanë dimensione modeste, por rezultate të jashtëzakonshme. Në të kaluarën nuk kishte ndodhur kurrë që në cerekfinalet e një Botërori të gjendeshin përfaqësueset e tre vendeve kaq të vegjël, madje as tresha e edicionit Francë 98 ( Holandë, Kroaci e Danimarkë ), nuk i reziston dot krahasimit . Të mbledhur së bashku, banorët e Holandës, Kosta Rikës e Belgjikës bëjnë sa gjysma e atyre të Italisë dhe hapësira e tyre së bashku përfaqëson vetëm një të tretën e territorit të fqinjëve të përtej Adriatikut, raporton Sport News.

Natyrisht që këtu bëhet fjalë për shtetet si numër banorësh e hapësirë territorial, pasi futbollistikisht portokallinjtë nuk janë surprizë, por një demonstrim praktik se si mund të jetë një fuqi e futbollit edhe pa patur proporcionet qindramilionëshe të Brazilit. Në vitet 70 Holanda ndryshoi esencën e këtij sporti, duke propozuar futbollin e saj total dhe ka prezantuar gjithmonë skuadra kompetitive në turnetë e mëdhenj. Është nënkampione e Botës, bëri qesharake Spanjën mbajtëse të trofeut në debutimin në Brazil 2014 dhe ndoshta janë edhe kombëtarja më amerikano-jugore mes përfaqësuese të Europës.

Por këtë të shtunë në Salvador përballë Holandës do të jetë kundërshtari më i papritur, Kosta Rika që deri në 1990 nuk kishte marrë kurrë pjesë në një Botëror dhe deri më tani asnjëherë nuk kishte shkuar kaq larg. Por e kaluara respektohet dhe pastaj hidhet pas, ka urdhëruar Horge Luis Pinto, trajneri që mori këtë kombëtare nga duart e La Volpes në 2011 dhe ndryshoi gjithcka, taktikën dhe mbi të gjitha mentalitetin. Në 1/8 ndaj Greqisë amerikano-qendrorëve ju eci, pasi ju desh dhe pak fat për të rezistuar në inferioritet numerik, por në grup ishin sensacional, dy fitore dhe një barazim kundër 3 përfaqësueseve që në të kaluarën kanë qenë kampione bote, Uruguai, Anglia dhe Italia. Një ecuri prej të mëdhenjsh për Kosta Rikën e vogël.

Është rikthyer dhe Belgjika. Nga anët e Brukselit nuk festohej kalimi në fazën finale të një Botërori apo Europiani që nga 2002. Errësirë absolute, deri sa Vilmots ja doli të kompletonte operacionin e rithemelimit. Yjet e përfaqësueseve zinxhir u rritën, udhëtuan dhe ndërtuan fatin në kampionatet e huaja. Kurtua përmendet gjithmonë mes portierëve më të fortë dhe ishte një milimeter larg triumfit në Champions, Hazard është një yll i radhës së parë në Premier Ligës, e pastaj Lukaku, Mertens, Felaini, De Bryn, Origi, Kompani e Januzaj. Ka bollëk talentesh që edhe pse të rinj nuk ju mungon eksperienca. Pas dominimit në grup, erdhi dhe ndeshja e shkëlqyer me SHBA, tani kur luhet futboll ka kënaqësi edhe në qytetet e Komisionit Europian.

2 komente në ““Brazil 2014”, Botërori i skuadrave të vogla”

  1. Wendy-B says:

    @tahipi
    ahhhhhhh sot kemi ndeshje te rendesishme .Brazili do na fali emocione sot, patjeter dhe fitore.
    te pershendes cuno me Shakiren se eshte “gabelja ” ime e preferuar.

    http://www.youtube.com/watch?v=6-GLhpQUG5o

  2. tahipi says:

    Wendy-b flm dhe kengetarja ime e preferuar SHAKIRA.
    Brazili shume i lodhure si ekip dhe pse fitoi me Kolumbin 2-1.
    Wendy-b gati birren e pare me GJermanin,mos thuaj qe sma jep se je larg..vallahi per ate birre dhe aty do vij.hahahahahahhha.klm dhe bukur moj Koceeeeeeee.hhahahhahhah,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje