Xhaka: Shqipëria nuk na kërkoi kurrë para

3 Korrik 2014, 10:44Sport TEMA

Në një intervistë për gazetën Sport Ekspres, mesfushori i Borusia Moenchengladbach, Granit Xhaka ka rrëfyer prapaskenat e afrimit të tij me kombëtaren shqiptare.

Futbollisti me origjinë shqiptare, që mbron ngjyrat e shtetit zviceran, ka thënë se kurrë nuk i janë kërkuar të holla nga FSHF për t’u bërë pjesë e kombëtares.

“Jo, kurrën e kurrës! Nuk shitet atdhetaria, nacionalizmi. Janë të gjitha gënjeshtra. As na kanë kërkuar para dhe as iu kemi kërkuar”, tha Xhaka.

Ai ka shtuar se babai i tij, Ragipi, kishte kontaktuar FSHF-në dhe i kishte ofruar djemtë e tij të luanin me Shqipërinë, por kishte marrë një pergjigje se “djemtë e tij ishin akoma të vegjël, do presim sa të rriten edhe pak”.

“Pas kësaj, Shqipëria s’bëri asnjë hap deri në momentin kur Ottmar Hitzfeld vendosi të më merrte në kombëtaren, edhe pse isha vetëm 18- vjeç, më grumbulloi. Në atë moment, gjithçka mori fund, sepse i kisha thënë “PO” Zvicrës dhe s’mund të bëja më mbrapa. Fjala e dhënë është diçka që s’mund të kthehet, sidomos sepse Hitzfeld për mua është vërtetë një xhentëlmen”, përfundoi Xhaka./ZERI

44 komente në “Xhaka: Shqipëria nuk na kërkoi kurrë para”

  1. Nga nje qytetar says:

    Bravo!

    1. Sali=Geddaf says:

      Me vjen mire qe sqarove kete punen e parave Granit, qe te ju mbyllesh gojen atyre qe per te justifikuar perdornin kete gje, dhe besoj se kjo e dyta eshte arsyja e vertet qe nuk luan per shqiperin, fjala e dhene nuk kthehet, dhe kjo eshte paaftesi e federates

      1. Taulant/Tirane says:

        Kur Cana luante me PSG I thane qe do ta grumbullonte SHPRESA dhe jo Kombetarja se ishte I vogel.Ai nuk pranoi

      2. normali says:

        Nuk mbulohet dielli me shoshe!
        Ragipi i “ka ofruar federates djemte e tij”!!! C’jane keto barcaleta. Me mijra prinder shqiptare neper bote,kane femijet te organizuar neper ekipe te ndryshme.E c’do te thote kjo,cdokush mund “ti ofroje” djalin federates!? Sipas te gjitha normaliteteve,federata duhet ti kerkoje lojtarit te afrohet ne kombetare dhe jo e kunderta,apo jo! Mesa duket edhe babai i Januzajt i kerkoi Federates te njejten gje dhe ata i thane se Nandka ishte i vogel :P. Perralla! Edhe nese ka “ndodhur” keshtu,pergjigjia e Federates ka qene mese e llogjikshme dhe profesionale. Lojtari mund te ftohej ne ekipet e moshave njehere sepse ishte i vogel,natyrisht. Meqe federata shqiptare i tha te priste pak,edhe Graniti mund ti thoshte federates zvicerane te priste pak! Apo ju dogj peshku!?

    2. Bimi says:

      Atehere o cun ,mbare e mire ta befte zoti

    3. Epiriiiiiii says:

      Hahahahahahaha se para ca Kohesh na cane Trapin…. Jo e ka fajin Duka, Jo e ka Fajin FSHF, Jo u ka kerku Para Duka edhe pse Realisht Duka ka Para te Peshoj Xhaken Behramin ate llafazanin tjeter bashk me gjith te Atin Shalqiri etjetj. Duhet ta Pranine si e Pranoi pak a shume Ky Xhaka….. Ne nuk na e Ndieu shume per Shqiptarizmen dhe zgjodhem Zvicren, Llafet e tjeta jane Fukarallek……………….. hajt tungat tash

  2. moni says:

    Mesa duket ata qe zgjedhin talented per Shqiperine lene per te deshiruar…

  3. Korcari says:

    Mbare ta befte atje ku je .Sa per sqarimin perfaqesusit e FSHF ti ngrene veshet e te degjojne e mos na perdorin atdhetarizmin per te mbuluar paaftesine e tyre.

  4. Jon says:

    S’ka njeri gje me ty Granit, je djale i mire e na nderon!

  5. ALBO says:

    Je vërtet shumë i mirë nëtë gjitha drejtimet!

  6. gjykata says:

    dhe duka “i krimit” vazhdon pa ju futur asnje edhe nje gjemb ne kembe te drejtoje fshf… ai duhet zhdukur urgjentisht dhe bashke me edhe te gjithe te korruptuarit e tjere dhe servilet qe i rrijne para dhe mbrapa.

  7. kapterri says:

    Atje ku je i nderon me shume shqiptaret. Zoti te dhente shendet dhe suksese. Ju jeni ambasadoret me te mire te shqiptareve.

  8. Uji i ftohte says:

    Me kujtohet momenti nga ndeshja Shqiperi-Zvicer kur Graniti nuk shenoi qellimisht gol ndaj Shqiperise,…

  9. Ez says:

    Respekte vella. Suksese gjithmone

  10. mali says:

    Te lumte djali dhe suksese!

  11. mëno says:

    Suksese, suksese dhe vetem suksese te kesh ne jete o futbollisti Xhaka. Ne duhet te jemi krenar per keta djem me talent dhe karakter te forte. Jemi mesuar te kerkojme fajin te te tjeret, por ne fakte e kemi pasur gjithnje fajin vet. Prandaj desheroj qe ketyre djeme me orgjine shqiptare tu uroj fat, mbaresi dhe sa me pake demtime per te pasur nje karjere sa me te gjate ne futbollin europian. Uroj me gjithe shpirt ti shikoujme ne majat e futbollit europian.

  12. Te lumte Granit says:

    Duka i krimit nuk ti merrete dot ty parat o Granit, sepse e kishte me te lehte tua merrte ketyre mediokerve qe para teje nuk kishin vend ne kombetare.
    Ju uroj shume suksese jo vetem ju Granit por edhe Xherdanit, Valonit e gjith bashke kombasve tane qe na nderojne fort me talentin e tyre dhe akoma me fort me faktin qe e thone me krenari fjalen “JEMI SHQIPTARE”
    Faleminderit.

  13. elinor says:

    “Nuk me kane kerkuar para”, thote. Po ja pra, “djemte duhen te rriten edhe pak”….cfare do te thote kjo? Mos valle prisje te ta dergonte me fature?

    1. Reflection says:

      E kapi Elinori ate qe po mendoja une ?

      Ka pak filozofira, ketu: Kur ke ne zemer kombin e ke, kur s’e ke ndodh siç ndodhi me ju(fundja s’e kam me kete qe ka lindur ne Zvicer, po me ata qe kane lindur ne Shqipetari… Keta, nese s’ua ndjente,e kane edhe per detyrim.).
      Eshte tamam si me gocat; Nese lidhja eshte e forte askush s’e cenon, per ndryshe, horra si une, sa ta lesh vetem dhe te iku p*dhi per lesh ?

  14. LOLA says:

    EPO I DUAM TE PJEKUR NE QE TE LUAJNE ME KOMBETAREN TONE SE TE THUASH TE DREJTEN KETA TE PJEKURIT E SHQIPERISE E KANE NDRITUR DERI TASHTI U BEFSHIN LEMSH U BEFSHIN INJORANTET E FSHF

    1. trajneri says:

      Lojtaret nuk “piqen” ne kombetare moj Lola! Natyrisht vijne te pjekur (profesionalisht jo per nga mosha) ne nivelin me te larte futbollistik.Keshtu eshte kudo ne bote,s’ka pse Shqiperia te jete ndryshe! A m’kuptoveeee…

  15. at says:

    Me pelqen menyra se si eshte shprehur, e vleresoj, bravo.
    Me ardhi shume keq qe u eliminuan nga argjentina, pa fat, do ta kishin merutuar nqs do ishin kualifikuar qofte edhe me penallti,
    Sdqft, u uroj suksese te gjithe shqiptareve qe na perfaqesuan ndonese duke luajtur per zvicren!

  16. shpetimi says:

    Granit ty te ka ndihmuar zoti, qe te vazhdosh karieren atje ku e meriton, per talentin dhe aftesite e shkelqyera qe ke si futbollist.

  17. Claus says:

    Me mire ta mbyllin ate goje se sa te lepijne ate qe kane peshtyre.
    Pune shqiptaresh, hesapi. I moren vellain ne kombetare dhe tani na qenka Duka i mire!

    Ja cfare kane thene babai i tij dikur. Lexoni linkun me poshte:

    http://www.gazetatema.net/web/2012/09/11/babai-i-xhakes-armand-duka-mafioz-qe-per-para-behet-grek/

    1. Shpellari says:

      Ti nuk je Clausi, por Thoma Koteci, na trego se c´te beri Zigur Qarri kur te zuri duke ia vjedhe pulat?

      1. i cudituri says:

        O Sale,po ky Claus-i ketu lart s’tha gje! Vetem solli intervisten e Ragipit!!! ?

    2. Shpellari says:

      Thoma Koteci (claus) degjoje kete kenge dhe mandej cof!
      http://www.youtube.com/watch?v=E-DOHRMcF2w

      1. Nallbani says:

        O kalle shqipe kalleeeeeeeeeeee e mos ia fut Thoma Kotecit fare!
        Kalleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!

  18. fieraku4u says:

    RESPEKT PËR XHAKËN…KUR BURRI E JEP FJALËN, NUK E KTHEN MË. BRAVO XHAKA.

  19. 4th of july says:

    Claus,pjerdh,se do lirohesh,mer qenbirqeni,krenar per futbollistet kosovar.

  20. buli une says:

    Hani tum ju amterat e Shqiperis.100 vitet shtet nje lojtar te mire jooooooooo 100 vitet shtet nje pjesmarje ne Boteror apo Europian jo.Kroacia qe 22 vite shtete e ke cdo Europian edhe Boteror Bosnja qe 18 shtete e ke ne Boteror merni pak mesim nga Shtet fqinje si punohet e jo vetme me fol blla blla e me ju mshu ktu pullave te kompjuterit.Se ju gjuh keni e pune fareeee nuk keni ju jeni ma dembelat ne Ballkan mos flasim per Europ.Amtera boll fjal boll e keni drejtu gishtin nga Kosova kthen gishtin nga vetja kap punoni se nuk keni me pas kur talenta qysh nuk keni pas kurrrrrrrrrrrrrr amteraaaaaaaaaaaaaaa injoranta debilla te sapo mesuar ne Kompjuter

    1. Nga nje qytetar says:

      Kemi pasur vetem 45 vjet shtet kur ka qen nje enver hoxha, ateher kishim edhe sport, Flamurtari i Vlores desh e mundi Barcelonen si Zvicra Argjentinen, kemi pasur nenkampion ne fusha te tjera si voilejboll, peshngritje etj. Por me ardhjen ne pushtet te atij qe ju prej kosoves e doni aq shume saliçoviçin, djemt shqiptar filluan te ngrinin flamujt grek neper olipiada ashtu siç beni edhe ju neper evrope.

  21. emigranti says:

    me nje fjale FSHF-ja jone e nderuar kerkoi qe te rritesh .. tani tifozat kuq e zi shohin se si djemt Shqiptar nderuan Zvicren duke e bere edhe Argjentinen te dridhet para tyre .. Ju lumt djema, jemi krenar per ju .. ne shqiptareve te shqiperise na ka mbet ves qe ne kohen e xhaxhit .. jemi mesuar te ham bar … Shkodrani me kombetaren gjerma, Januzaj me kombetaren belge,Shaqiri me te tjeret me kombetaren zvicerjane .. tashme e kemi zaptu boterorin por si gjithnje nen flamuj te huj dhe kjo se kemi FSHF dhe qeveri qe çdo plan se si te behen te pasur e kan gati, por i lodh çdo gje qe mund tja ngreje krenarine ketij vendi dhe ta fuse ne rradhe me shoqet sepse siç e tregoi ky kampjonat talentet shqiptare nuk mungojne, perkundrazi si asnjeher kane dominuar ne kete kampjonat botror .. po ne presim “te rriten fiqte” ..

    1. i revoltuari says:

      E kush e kish fajin qe keta nuk luajten per kombtaren shqiptare o Emigrant Psikopat! Me siguri Shqiperia (federata) ee! Aty ish Shqiperia,te vinin e te luanin.Aty pas dere te rrinin nate e dite po tu dhimsej familja(kombi) e jo te iknin me te paren dashnore me cica te medhoja qe i guduliste rrushin! Te dergonin ne federaten shqiptare kerkesen qe u kishte bere federata e huaj (zvicerane,belge,gjermane…) dhe te deklaronin se deshen te luanin per Shqiperine e jo per te tjere. E nese do i thoshin prape “jo”,me pushke ne mes te sheshit Skenderbej te shtijshin,qe ta merrshin vesh te gjithe! More vesh mor kaqol emigrant!
      Fajin nuk e ka hajduti,por roja qe se ruajti lopen thua ti ?

  22. shqiptar says:

    ky eshte djali me i mire nga te gjithe ata qe luajne me kombetaret e tjera,bravo granit dhe mbare

  23. zqk says:

    Suksese shqiptareve kudo ne bote!

  24. Claus says:

    Filloi tashme kori i zakonshem me muzike tallava ku sot te shajne dhe te bejne tradhetar dhe neser fillojne me refrenin e shpifur te kesaj tallavaje hajvalie: Jam krenar qe jam shqiptar!

    Nuk e di se c`do te kishin bere kenianet kur u zgjodh Obama president i USA, nuk e di se cdo te kishin bere gjermane, ruse, franceze, britanike per te gjitha ato qe i kane dhene njerezimit qe nga dergimi i sputnikut ne orbite e deri tek zberthimi proteinik i kromozomeve?

    Nejse, gjuha qe po perdor eshte per disa e pakuptueshme dhe per kete i kuptoj plotesisht. Aq dine, aq thone. Por kjo eshte puna e tyre, jo e imja.
    Eshte nje “element” i vecante tek shqiptaret, te cilet ndihen “krenar” per arritjet e nje individi diku ne nje skaj te botes.
    Perse ndodh kjo?
    Eshte e cuditshme qe “krenar” ndihen vetem ne komente me shqiptare dhe deri diku ne stadiume kur udheheq ekipi i tyre, po diku tjeter, si ambjente publike ne vendet ku jetojne dhe vegjetojne jo vetem qe nuk jane krenare por as e u shkon fare nder mendje te jete krenare, se pervec te habise dhe te qeshurave nen ze, gje tjeter nuk mund te shkaktojne.
    Por per cfare te jene krenare aty ku jane, ne USA, ne Gjermani, Zvicer a ku ta di une?
    Kesaj teme nuk dua t`i hyj, sepse hyj ne mekat me kombin e tim, por ata qe mund ta lexojne kete koment e kuptojne shume mire mesazhin.

    Pra eshte psikologjikisht logjike, kur te mungon statusi shoqeror, kur je “anonim” kur shkon ne supermarketin me te afert, atehere kerkon ta “vjedhesh” krenarine nga te tjeret, si nga Xhaka apo Shaqiri, (jo nga Behrami se ai eshte “magjyp”).
    Jeni gjithmone ne kerkim te krenarive te te tjereve, se vete steken e krenarise e keni cuar deri ne maje te thoit.
    “I`m proud to be an american”, thote amerikani.
    “Ich bin stolz, deutsch zu sein”, mund te thote gjermani, se vete kete fjali e ka fshire nga fjalori njehere e mire, por as polaku nuk eshte krenar per nje Podolski a Klose, ndersa ne jemi krenare per Xhaken dhe Shaqirin!
    Mungese personaliteti, mungese respekti per veten.
    Une jam “krenar” per ate c`kam arritur dhe nga ata pres te jene “krenar” per ate c`kane arritur ne fushen e tyre.
    Dhe kete “krenari” nuk ma ka dhene as Shqiperia dhe askush tjeter, por puna dhe djersa ime e derdhur ne vite.
    Dhe si mund te jem krenar kur perpara meje eshte ulur nje personalitet, nje fizikant, nje kimist, nje mjek, nje teolog, etj,etj.?
    Kete koment te gjate nuk e meritonit, por shkak u bene disa “krenare” qe jane krenare per zhargonin e tyre dhe bejne sikur harrojne ato qe jane thene vite me pare.
    Kam frike se ai Ragip garipi i Taulantit Junior nese nuk do te aktivizohet sic do ai do te filloje perseri tallavene hajvaleze, se “Duka eshte tradhetar dhe do para”.
    Une i fal, se ai eshte mentaliteti dhe formimi i tyre,
    por keshtu eshte kur injoranca qe te shkelqen ne balle te ben krenar.
    Pershendetje

  25. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nje pjese e mire e shoqerise kosovare eshte jo vetem e indoktrinuar por me shume se kaq ,nuk kane n ekuptimin e mire te fjales “BESE “.
    Edhe ky Granit Xhaka ,thote disa gjera qe duhet ti besojme .
    Por per nje gje e vlersoj .
    Ky deri tani ishte i vetmi qe nuk DONTE ti SHENONTE gol SHQIPERISE .
    Per mua lojtari me PATRIOT i Viseve tona etnike eshte djali i “FLORIRIT te VOGEL” ,AGIM CANA ,LORIKU ,i cili e ka treguar me VEPRA dhe jo me lojera fjalesh se eshte lojtari me me gjak si brenda dhe jashte kufijve etnike ,qe nga viti 1967 kur une kuptova dhe pashe nje ndeshje nderombetare midis SHQIPERISE e GJERMANISE ne 17 dhjetorin e larget 1967.
    Lojtarin qe nuk e kam qejf hic ,i cili nuk ngjit eshte VALON BEH-RAMI i cili nuk ka asgje qe ta beje te “DASHUR” per ne .
    Kurse MEH-MEDI ,SHAL-QIRI i “PAPJEKUR “,DZEMAILI (( QE ME SA DUKET I PELQEN QE EMRIN TIA SHQIPTOJNE sipas SERBISHTES )) ,jane dhe ngelen MERCENARE .
    Pse do te pyeste ndonjeri ?
    Po ja ,tani KOSOVA ,do njihet si Antare e F.I.F.A-s ,por asnjeri nga keta lojtare ,nuk ka shprehur deshiren qe te luaje me KOSOVEN ,por perpos fjaleve te tyre patriotike ,nuk duan qe te largohen nga SHTETI i FABRIKUAR qe quhet ZVICER .
    Do te desha qe te hiqja nje PARALELE ,midis MESSIT dhe ketyre 5 Shqip-Folseve ,jo per aftesite teknike dhe SKURPULOZITETIN se jo keta 5 GJAK-PRISHUR por asnjeri n ebote nuk i afrohet GJENIUT MESSI ,por per ate se :
    MESSI mori anabolante n eforme HORMONESH per te luftuar NANIZMIN dhe kete gje ja afroi SPANJA ,por ai edhe pse 13-14 vjec ,KURRE nuk e mohoi atdheun e NENES dhe te BABES .
    Ne se MESIA ,MESSI do te luante per te miren e SPANJES ai do ti kishte te gjitha trofete qe ka marre SPANJA si Kupa Bote ashtu edhe Kampionate Europiane .
    5 Mercenaret Kosovare qe luajten per Zvicren ,ju thoni se ata mund te shkonin me larg ???!!!!
    Jo ,kurre ,por edhe aq sa bene e kishin shume .
    Si mundet ti te pretendosh te luash futboll rrugesh pa koncept ,te luash si shtaze si BEHRAMI ,te te degjeneroje FRANCA 6-2 dhe ti te thuash se Argjentina na vodhi ndeshjen ?
    Jo ,ARGJENTINA edhe mundet te eleminohet nga BELGJIKA se perpos MESSIT dhe pak deri diku DI MARIAS ,ARGJENTINA nuk ka as TRAJNER as MODUL LOJE as Mbrojtje as SULMUES ,POR DERI TANI KA TREGUAR se ben nje loje rremuje ,pa koncept ,nje HIGUAIN ne hije ,nje LAVEC -KASTRAVEC pa ide qe i jane lidhur kembet ,e plot te meta te tjera .
    por qe te thone disa komentues qe Argjentina nuk e meritoi Kualifikimin eshte absurditet .
    MESSI gjithe lojen ishte i markuar ashper nga 2-3 lojtare Mercenare shqip-foles ku binte ne sy ndyresira BEHRAMI ,por ashtu si edhe me IRANIN ne te vetmin rast qe GJENIU MESSI u clirua nga shtazet ,mori nje inkursion qe nga MEZI i TERRENIT ,Dribloi 4-5 mercenare dhe dha ate asist “AS’ pert DI MARIAN qe pos shenimit te golit e beri edhe “LIHTENSHTEININ””” e JUVES qe te qaje per mos-kualifikimin .
    Po pse kot i hedhin EUROY presidentat ,ja ketu duket lojtari i madh qe edhe m enje ekip te vogel ben diferencen .
    Kam studiuar ekipin Kombetar te LUIS MENOTTIT si ne 1978 ku kishte emra SUGJESTIONUES , ku te gjithe te tjeret ishin me te mire se MARIO KEPES ,pa dashur te permend te tjeret ashtu edhe ne 1986 ku vec MAGJIKUT MARADONA kishte edhe 10 te tjere po aq fanatike dhe te “EGER” edhe ketu nuk dua qe te permend emra .
    Argjentina e ketij Boterrori eshte sic edhe e theksova m emungesa kualitetesh dhe nuk ka as Mbrojtje dhe as skema .
    Nuk mund ti lihet krejt barra njhe MESSI qe te luaje si DISPECER ,SI PRESINGIST si SULMUAS i fshehur ,si Gjuajtes si Shenues dhe si Kualifikues .
    Me kete qe them nuk dua qe te justifikoj Skualifikimine ARGJENTINES por dua qe te them nje te vertete ,se keshtu do te ndodhe .
    Te njejten gje po ben BRAZILI duke ja ngarkuar Krejt Barren Supeve dhe ashtu te “NJOME ” te NEYMARIT ,i cili pos inteligjences se tij i duhet edhe ndihma e Shokeve pavaresisht se jane shtaze si HULKU dhe FREDI.
    Me falni qe shkrova gjate sepse Redaksia e TEMES me lejon te shkruaj 3 dite ne 2 JAVE !

  26. Toni says:

    Nuk mund ty quajmë tradhtarë sepse lozin me vendin ku janë formuar si futbollistë. Për rolin që kanë në fushë, më i mirë është Brehami, Xhemaili pastaj vjen Shaqiri me Xhaken. Dhe me këta sbesoj se do bënim diferencën në kombëtare. Janë lojtarë mesatare dhe asgjë më tepër. Kush e njef futbollin e kupton shumë mirë sa mund të jetë kapacitety këtyre në fushën e lojës.

  27. Gora says:

    Bravo granit pika eshte mbi I .suksese.

  28. sit back and relaks says:

    me vjen keq per granitin se duket qe e kane perdhunuar psikologjikisht si familja ashtu dhe shoqeria ne zvicer. duket sikur po vuan nje zgjedhje te detyruar e jo te deshiruar. Krijova nje mendim disi ndryshe per granitin qe kur luajti kunder nesh me zvicren. ishte bosh me porten dhe nuk shenoi por u ngaterrua me kembet e tija nderkohe qe shalqiri u ngazellye kur beri gol sikur na kishte hasem. sidoqofte ne familjet patriarkale kosovare eshte e veshtire qe te vendosesh vete edhe pse quhesh ne moshe madhore, bile ka raste qe nuk vendos as graniti e as ragipi po axha i madh. graniti me shqiperine ska me opsione te grumbullohet por mund ta korrigjoje disi vendimin nqs i bashkohet kombetares se kosoves kur te federohet si kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje