“Të lutem trajner, mos më zgjidh mua”!

1 Korrik 2014, 14:57Sport TEMA

Kupa e Botës është mundësia më e mirë për çdo futbollist që ëndërron të luajë në shërbim të vendit të tij, është turneu më i madh në planet, ku djemtë bëhen burra dhe burrat bëhen heronj. Mes presionit të jashtëzakonshëm, janë të shumtë lojtarët që përpiqen të shfrytëzojnë çdo hapësirë për lavdi, por kjo nuk ka patur vlerë në rastin e kapitenit të Brazilit, Tiago Silva.

“Gjuajtja nga pika e penalltive brenda në shtëpi është një përgjegjësi e madhe. I jam lutur Zotit që mos të isha një nga të përzgjedhurit, pasi kam gabuar në 2 nga 3 të fundit. Skolari më kërkoi të isha i gjashti, ndërsa unë iu luta që të isha i fundit, pas Hulio Sesar”, u shpreh Tiago Silva, raporton Sport News.

Penalltitë në sfidën mes Brazilit dhe Kilit përbëjnë një nga momentet më dramatike të këtij Botërori, me mbrojtësin e “La Rojas”, Gonzalo Jara, që është pagëzuar si lojtari me fatin më të zi. Fillimisht Jara u bë përgjegjës se dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij, por më vonë goli iu faturua zyrtarisht brazilianit David Luiz.

Tersi gjithsesi nuk përfundoi me kaq për mbrojtësin, sepse në fund ishte penalltia e tij e gabuar që vendosi eliminimin e Kilit nga Kupa e Botës. Ky moment vendosi një rekord të ri në Twitter dhe Jara mund të ngushëllohet sadopak. Pikërisht në çastin kur ai gaboi përballë Hulio Sezar, në rrjetin social u regjistrua shifra 381.985 postime, duke e kaluar me gati 400 cicërima rekordin e vendosur në Super Bowl. B

razil-Kili gjithashtu ka vendosur një rekord më vete në Twitter përsa i përket një ndeshjeje Botërori me 16.4 milionë postime gjithsej. Rekordin deri në këtë ndeshje e mbante sfida hapëse mes Brazilit dhe Kroacisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje