Holandës nuk i mungon asgjë për t’u shpallur për herë të parë në histori kampione e Botës, por për të arritur dhe më pas për të triumfuar në finalen e madhe të “Marakanas”, portokallinjtë thjesht duhet të kenë besim në vetvete. Ky është mendimi i Rud Gulit, një prej lojtarëve më të spikatur holandezë në të kaluarën, i cili ka mundur të marrë pjesë me përfaqësuesen e tij vetën në një Kupë Bote, pikërisht në Italia 1990, raporton Sport News. Holanda ka arritur tri herë në finale të Botërorit, por një asnjë rast nuk ka mundur ta ngrejë lart trofenë e shumë lakmuar.
“Mendoj se fitorja e parë e Holandës ndaj Spanjës ishte një surprizë e madhe. Të gjithë kanë pyetur veten: O Zot, çfarë ndodhi!? Me Meksikën, Holanda nuk luajti mirë, ndoshta edhe për shkak të zgjedhjeve të trajnerit, por mendoj se takimi i radhës me Kosta Rikën do të jetë krejt ndryshe. Dua të them se çelësi i suksesit të kësaj Holande fshihet vetëm te besimi.”
51-vjeçari doli në mbrojtje të Arjen Roben, i cili u kryqëzua nga mediat vetëm pse pranoi se në një episod ndaj Meksikës kishte simuluar:
“Ai u tregua i sinqertë dhe të gjithë iu vërsulën, por çuditërisht askush nuk flet që iu mohua një tjetër 11-metërsh i pastër. FIFA veproi drejt që nuk e ndëshkoi.”
Duke analizuar lojën e Brazilit, Ruud Gulit thekson se Selecao ka shfaqur shumë probleme në fazat e para të Botërorit:
“Brazili vuajti shumë ndaj Meksikës dhe Kilit dhe parashikoj se do të ketë shumë probleme edhe me Kolumbinë. Ata kanë harxhuar shumë energji dhe e vuajnë shumë presionin e kundërshtarit. Nëse Selecao dëshiron të shkojë më larg, duhet patjetër të ndryshojë diçka.”
Ndërsa për Argjentinën, Gulit u shpreh se është skuadra më e keqe me lojtarët më të mirë:
“Ata kanë arritur të përparojnë vetëm falë cilësive individuale, ku veçohet Lionel Mesi, por kujdes, Argjentina vetëm mund të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme.”
I ka te gjitha mundesite, pse jo.
Gulit ,ylli i futbollit hollandez.
nje finale europiane gjermani – hollande do ishte me perfekte.