BBC: Shaqiri, Xhaka e të tjerët luajnë me Zvicrën, por janë krenarisht shqiptarë

1 Korrik 2014, 15:00Sport TEMA

Emri i heroit më të famshëm të historisë së Zvicrës sigurisht që është William Tel. Pas tij vjen ylli i tenisit botëror, Roger Federer.

Mirëpo askush nuk e ka menduar se pas këtyre dy emrave në listë do të vijnë emrat e emigrantëve si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka apo Admir Mehmedi, shkruan BBC Sport.

Të rritur në një vend të huaj, futbollistët shqiptarë pranuan ta përfaqësonin atë, madje krenarisht, por ata nuk duan ta harrojnë vendlindjen e tyre. Ata janë myslimanë, të cilët jetojnë në një vend i cili vetëm tani vonë vendosi t’i ndalojë minaret e xhamisë.

Madje, vite më parë, një parti e djathtë zvicerane filloi fushën: “Shqiptarët e Kosovës – JO”. Gjithsesi, tani të gjithë i duan ata. Ata të cilët po e përfaqësojnë denjësisht Zvicrën para gjithë botës, duke qenë heronjtë e radhës të këtij shteti. Por, një gjë është e sigurt: Ata nuk i harrojnë rrënjët e tyre.

Vetëm kohë më parë, i pyetur për prejardhjen e tij, Shaqiri u përgjigj: “Unë jam shqiptar nga Kosova”. “Unë jam një mysliman dhe kësisoj nuk i festojmë (Krishtlindjet), por motra ime e vogël ka dëshirë të ketë një pemë Krishtlindjesh dhe ne gjithmonë ia marrim një”, shtoi më tutje Shaqiri, raporton Express.

BBC Sport shkruan më tej se, “mesazhi është jashtëzakonisht i qartë: Ne jemi këtu, ne jemi zviceranë, ne jemi krenarë që luajmë me Zvicrën, por mos na kërkoni ne që ta harrojmë kulturën tonë”.

 

19 komente në “BBC: Shaqiri, Xhaka e të tjerët luajnë me Zvicrën, por janë krenarisht shqiptarë”

  1. drejtesia says:

    Nje bravo te madhe per shqiptaret e Zvicres qe na nderojne si komb

    1. anima says:

      Titulli qe i keni vene ketij shkrimi nuk eshte ai i BBC dhe po te lexosh artikullin e kupton qe shkrimi nuk thote aspak kete. Thelbi i shkrimit ka te beje me faktin qe shumica e e lojtareve zviceran jane te huaj gje qe shkon ne kudnershti me drejtimin politik dhe intolerancen “raciste” te ketij vendi. Pra thelbi eshte qe keta lojtare me origjine te huaj jane, ndihen dhe kontribuojne plotesisht si zviceran por jane dhe ndihen gjithashtu EDHE pjese e kultures se vendit te tyre te origjines!! Dhe ketu ka nje dallim shume te madh me titullin qe Tema ka vene!!!!
      Shkrimi ne BBC mbyllet me thenien se Shaqiri nese fiton Zvicra do te kete 3 flamure, ate Zviceran, ate blu dhe te verdhe te Kosoves dhe flamurin kuq e zi te Shqiperise (apo me mire shqiptareve kudo ne bote) qe ben fjale pikerisht per identitetin e ketij djali te ri qe eshte rritur (apo ndoshta lindur)e formuar ne zvicer por qe ndihet po ashtu krenar per origjinen dhe kulturen e prinderve dhe familjes se tij

    2. tafili says:

      muzhaidin mudet ti quash po shqiptare sanjiher.shqiptaret luain ne shqiperi si loriku me shoke,dhe jo per kombe te tjera.

  2. at says:

    besoj se nuk mund te kete shqiptar ne bote qe sot te mos deshiroje fitoren e zvicres ndaj argjentines! i uroj zvicres me gjithe zemer suksese!

    1. real says:

      mos e vur doren ne zjarr

    2. leo says:

      po pse une shqiptar duhet te gezohem kur merr suksese nje kombetare tjeter sic eshte zvicra. une ju uroj suksese si zvicres si argjentines e le te fitoje me i miri. personalisht nuk ndjej asgje per kombetaren e zvicres edhe pse luajne keta futbollistat me origjine shqiptare. ata per mua jane zvicerane e skam pse krenohem me keta djem.

  3. real says:

    ne bejme tifo vetem per nje ekip, kombetaren shqiptare

  4. raimond vlonjati says:

    Patjeter i urojm Zvicres fitore dhe cunave tane qe lozin me Zvicren lutemi te shenojn gol…Sidomos dua qe Graniti te shenoj nje gol

  5. iliria shqiptare says:

    Ata jane flliqsina arabije.SHqiptare kurren e kurres nuk mund te jene ata.

  6. leonardi antwerpen says:

    Luse Zotin te shenoj te pakten nje gol Xherdani.

    1. sit ..back.. and relaks says:

      lus zotin qe argjentina ti degjeneroje ne ate far pike sa zviceraneve humbja me francen tju duket si fitore.

  7. vlonjat says:

    ne deklaraten e shaqirit shikoj sa thelle ne prapambetje ka ngalur kultura e ketij njeriu qe dhe ne sport fut besimin fetar, e une bashkoham me zviceranet qe vendosen ndalimin e minareve per te ngelur te paster ne kohet moderne.

  8. Kuq e zi says:

    U kane mbetur edhe nja 3 ore fame dhe me pas do i mbuloje pluhuri i harreses.Shqiptaret e vertete sot jane me Argjentinen.Koqovaret turko-serbo-arixhinj dhe ndonje zagar-bythlepires Shqiperie eshte me keta.

    1. Toni KS says:

      Tani ti qenke Zi e Zi jo Kuq e Zi. Argjentina njihet si nje nga kombetaret me te pista qe egzistojne “Dora e Zotit” ne 1986 dhe hileja ndaj Holandes ne 1978 (Messi eshte perjashtim natyrisht) Tani te gjithe e dime qe Zvicrra nuk eshte taman sikur kur luan Shqiperia por kjo eshte gjeja me e aferte qe ne shqiptaret e kemi pasur ne histori sa i perket pjesemarrjes ne Boteror. Prandaj nje simpati e lehte per helvetet (natyrisht jo tifo si per kombtare shqiptare) nuk eshte e paarsyeshme. Botrori synon mirekuptimin mes njerezeve e jo urrejte banale si komenti yt edhe ate per inat te atyre qe deklarohen shqiptar si te gjithe ne.

      1. sit ..back.. and relaks says:

        bravo di maria, me nji gol na hoqi qafe 5 te shitur.

      2. tironesi says:

        Qendron shprehja teresisht thenja,zi e zi dhe jo kuq e zi.Ne duhet te krenohemi edhe per nje shqiptare qe jeton ne amerike dhe ka arritur te kete emer,edhe per nje shqiptare ne gjermani,itali.Ne duhet te krenohemi edhe per vajzat dhe djemte shqiptare qe dalin te paret ne shkoll ne greqi.Do te deshironim qe ata te perfaqesonin shqiperin,por edhe kur luajne aq bukur me Zvicren.apo Shkodran mustafa me gjermanin,Jonuzaj me belgjiken ne duhet te duartrokasim dhe ndihemi mire.Ne duhet te punojme qe te krijojme kushte qe te mos marrin te rinjte rrugen e emigrimit,pra shqiperia te behet atraktive,ne sporte,shkence,letersi,ekonomi etj.Por kur te tjeret investojne le ti urojme suksese Djemeve

  9. frenki says:

    na lodhet me keto artikuj per krenarine e ketyre. publikoni e artikullin e gazetes spanjolle ca thoshte

  10. zqk says:

    Perse krenohemi me suksesin e disa shqiptareve ne bote si Eliza Dushku p.sh., dhe nuk krenohemi per suksesin e shqiptareve qe luajne me Zvicren? Perse ky standard i dyfishte?

  11. alket says:

    nuk e kuptoj se nga do fitoje Shqiperia krenari nga burracake te ketille.per ata ndoshta eshte fatkeqsi prejardhja e tyre se do benin nje karriere me te madhe dhe me me shume te ardhura se c’marrin sepse ne fund te fundit per te tjeret jane shqiptare qe perdoren per pak kohe dhe pastaj flaken si ene njeperdorimshme.ca merreni me ta dhe ju rritni vlerat kot.cdonjeri nga ne dhe te gjithe bashke mund tja ngreme koken Atdheut tone dhe jo te presim te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje