Algjeria ia dhuron Gazës paratë e Botërorit

3 Korrik 2014, 14:55Sport TEMA

Kombëtarja e Algjerisë ka vendosur që t’ua dhurojë banorëve të Gazës paratë e fituara në Kampionatin Botëror, ka bërë të ditur sulmuesi Islam Slimani.

Përfaqësuesja afrikane u eliminua nga Gjermania në një të tetën e finales, pavarësisht paraqitjes së mirë.

Lojtarët janë kthyer në vendlindje si heronj, ndërsa paratë e fituara do t’ua japin palestinezëve në Gaza që jetojnë në kushte të këqija.

“Atyre u nevojiten më shumë se neve”, ka deklaruar Slimani kur është pyetur se pse skuadra vendosi për këtë gjest human.

Skuadrat e eliminuara në një të tetën e finales kanë përfituar nga nëntë milionë dollarë në turneun ‘Brazili 2014’.

8 komente në “Algjeria ia dhuron Gazës paratë e Botërorit”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Veprim prej FISNIKU !

  2. Artan from Montreal says:

    Bravo ekipit te Algerise. U treguan te medhenj ne fushen e lojes e po ashtu te medhenj ne shpirt. Veprim me shume se human.

  3. Kapo says:

    Te medhenje ne fushe ,me te medhenje ne jete.Kjo quhet:FISNIKERI!

  4. kaurri realist says:

    Bravo Algjeria! Hamas-i ju falet nderes pafundesisht, qi po i jepni mundesi me ble rraketa iraniane me çmim te lire, per me gjuejt me to qytetet edhe objektet civile ne Jug te Izraelit! Rrnofte vllaznija mutlimane algjeriano-hamasiano-gjaksore!Urrrrrrrraaaaaaaaaaa………….

    1. Ati i biri dhe maloku says:

      E re matuf Shkodre, u bone edhe ti ironik. Nuk thuhet ‘qi’ po ‘qe’ o koqe kandari, se na shpifet.

  5. heisenberg says:

    Ishin ekip shume solid.me pak fat do e kishin kaluar gjermanine

  6. Arben says:

    RESPEKT GJESTIT FISNIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje