Flamurtari fiton, Kukësi humbet në minutën e fundit

3 Korrik 2014, 21:09Sport TEMA

Flamurtari ka fituar ndeshjen e parë për kupat e Evropës me rezultatin 3 me 2.

Flamurtari luajti në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, me Bolnisin.

Golat u shënuan nga Veliu, Kuqi dhe Lika për Flamurtarin.

Kjo është një fitore e e rëndësishme, e cila rrit shpresat për  raundin e dytë të eleminatoreve të Europa League.

Ndërkohë sfida e zhvilluar në “Almaty Central Stadium” mes Kukesit dhe ekipit Kairat Almaty përfundoi me fitoren e vendasve falë golit të Darabaev në minutën e ‘89-të të takimit.

Duhet theksuar se në minutën e ’52-të, Kukësi goditi shtyllën me anë të Sokol Cikalleshit.

Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit në Tiranë pas një jave, duke shpresuar se do të arrijnë atë që bënë një sezon më parë, kur edhe pse debutues në Europa League, kaluan tre ture, duke vendosur një rekord të ri shqiptar në këtë drejtim.

13 komente në “Flamurtari fiton, Kukësi humbet në minutën e fundit”

  1. Kapo says:

    Bravo FLAMURTARI!
    Turni paraeleminator eshte thuajse i kaluar.Une e oash ndeshjen.Ekipi yne ishte shume me lart se gjeorgjianet.Por kujdes.Asnje nenvleresim takimin e kthimit.

  2. Drejtesia eshte larg.... says:

    O Tema, Kukesi ka dale 1-1 ka barazuar ne min 89

    1. tahipi says:

      Drejtesia eshte larg…LACI barazoi ne minuten e 89,,sa per info.klm

  3. lojtari says:

    urime FLAMURTARIT si gjithmon ka qen e ngelet ekip i modh furnizuesi kryesor me lojtar dhe per klubet e t tjera t shqiperise sidomos t rinjte e vlones qe i ka pas gjithmon talente.
    EKIP I MODH PAS TIRONES SUKSESE DHE N KTO KOHRA T VESHTIRA QE PO KALON FUTBOLLI SHQIPTAR QE NGA KUSHTET TERRENET ALBITRAT PAGAT ETJ i urroj me t miren.

  4. un says:

    Di njeri ku mund ti shikoi ndeshjet?Jetoi jashte

    1. ti says:

      shko ne stadium… ?

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    E pashe pjesen e pare te Flamurtarit ne te cilen humben 2-1 me golin e dyte shume te bukur te Gjeorgjianeve .
    “LOJTARI ” me pelqen entusiazmi yt ,por ky FLAMURTAR eshte HIJA e HIJES se atij FLAMURTARI te dikurshem ,sidoqofte le te jetojme me lavdine e dikurshme se vetem FLAMURTARI dhe 17 NENTORI bene dicka ne ate bote ,por nuk mund te lej pa permendur edhe KUKESIN qe kaloi 3 ture !!!!!
    Po ekipi yne ishte me lart dhe bene disa kombibacione perfekte ,por stadiumi ishte bosh .
    I uroj suksese KUKESIT ,LACIT si edhe FLAMURTARIT qe te kualifikohen te pakten e te kalojne qe te tre nga 2 TURE !

  6. al says:

    vetem nje skuader ka shqiperia skenderbeu i korces.

    1. Ciniku says:

      Ti duket qe je – 18 vjec. Keshtu qe ske faj per cfare mendon e shkruan.

  7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    O “al”,mos i shti MISH DHIE se e prish .
    Shoqeria shqiptare keto 23 vjet post -diktature eshte e trullosur dhe po manifeston anet me te erreta te saj sa nga mos-mundesia e pershtatjes me sistemin e kapitalit ,por me shume me mos-funksionimin e SHTETIT ,prandaj lere Skenderbeun e Korces sepse te gjithe e dime se si i ka marre keto tituj .
    Megjithate ,KJO NUK ME LEJON QE TE mos I UROJ Skenderbeut ,kualifikimin ne xhiron e liges ku Garon !

    1. Një sport dashës futbolli says:

      O Totilë, përgjithësisht me pëlqejnë komentet e tua, por kësaj here ja ke fut pordhës me breshëri automatike, kur thua “…. e dimë se si i ka marrë Skënderbeu keto tituj. Pse nuk thua per kampionatin e vitit 1976-1977 qe e fitoi Skenderbeu me meritë, por “e ashtuquajtura F.SH.F.” e ktheu me tre faza kampionatin ne mes te kampionatit per tja dhënë titullin Dinamos dhe ashtu u bë. Skënderbeu këto tituj i ka merituar, jo se eshte ndonje ekip më i mirë se ekipet kampione te periudhës së diktaturës, por se niveli i futbollit shqiptar i pas viteve 1990 ka rënë ndjeshëm. Shihe nivelin e 17 Nentorit, Partizanit, Dinamos, Vllaznisë apo dhe të Flamurtarit si ekipe kampione te periudhës para viteve 1990, ku disa prej tyre kanë rënë siç i thoshim atëhere në “Kategorinë e dytë”. Te vetmet ekipe qe kanë patur rritje krahasuar me vetvehten kanë qënë Skenderbeu dhe Kukësi, por që janë në nivele me te dobëta se kampionët e asaj periudhe. Ndoshta Skenderbeun mund ta kesh inat, por jepi hakun per kater sezonet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje