Xhaka: Nuk kam nevojë për Ibiza, Majorka e Dubai kur kam Prishtinën

4 Korrik 2014, 15:43Sport TEMA

Në dallim prej yjeve tjerë të futbollit, Granit Xhaka ka vendosur që pushimet t’i kaloj në vendlindje, pas rikthimit nga Brazili, ku ishte i angazhuar me përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Botëror.

Mesfushori i Zvicrës thotë se nuk ka nevojë të shkojë për pushime në Ibiza, Majorca e Dubai, kur ka Prishtinën. Ai ka folur edhe për eksperiencës në Kampionatin botëror me Zvicrën.

“Familjen e kam këtu, si verës, si dimrit dhe pushimet i kaloj në Prishtinë. Për mua Prishtina është si Ibiza. Unë nuk kam nevojë të shkoj në Ibiza, Majorka e Dubai, kur kam Prishtinën”, ka deklaruar Xhaka pas arritjes në Aeroportin ‘Adem Jashari’, raporton Express.

“Ky ka qenë Kampionati Botëror i pari për mua. Të luaja 21 vjeç në një Botëror ishte diçka e madhe për mua, gjë të cilën e kam ëndërruar që fëmijë”, theksoi Xhaka.

11 komente në “Xhaka: Nuk kam nevojë për Ibiza, Majorka e Dubai kur kam Prishtinën”

    1. Epiriiiiiii says:

      Ore Xhaka po ti thuaje Drejt mo burr, sdi Not prandaj nuk shkoj ne Det. sna mbetet Hatri Ne te Mirkuptojme……….

  1. Lezha says:

    Ske ci thua,djale per se mbari,lojtar me te arthme,patriot I vertete,shembull per gjithe djemte e rinj shqiptar.Bravo

  2. Franci says:

    Dhe une jam patriot dhe e dua Saranden po aq sa dua Prishtinen(megjithese nuk kam qene asnjehere,eshte pjese e zemres time).
    Jam I terbuar per Shqiperine etnike,pooor nuk mund te them qe nuk kam nevoje per Bora-Boren,Hawain,Maldivet apo Ibizen se kam Saranden,Vloren,Prizrenin apo Tetoven.

    Njeriu ka nevoje per te gjitha.Nuk e paragjykoj Xhaken dhe e pranoj mendimin e tij,por thjesht ky eshte mendimi im.

    1. kushtrimi ks says:

      Franci ka ardhur koha qe te vizitosh prishtinen dhe gjithe kosoven. Dhe jo vetem ti por merri shume tjere me vete. Jam i bindur qe nuk do pendohesh.

    2. MERITONI says:

      FRANCI

      gezohem per bindjet e tua. do te na nderoshe nese vjen,ashtu si vime ne te ju!

      por, ky quni i ka ca miliona,te cilat i mundesojne te gjitha kenaqesit ti shijoj.
      ky e don vendin ku ka le,edhe pse nuk eshte si BORA BORA!

  3. Taulant/Tirane says:

    Meriton dhe Kushtrim,thjesht nuk me ka rene rasti per te shkuar ne veriun e Shqiperise ,perfshire dhe Kosoven.
    Nuk kam pike dyshimi qe Prishtina do me pelqeje se eshte vendi im(pavaresisht se jam 100% jugor) qe ma kane marre ne 1913 me dhune!
    Fatmiresisht vajti haka tek I zoti!

    Thjesht thashe qe bota ka vende te mrekullueshme dhe pa hedhur poshte vendin tone ,mua do me pelqente te shkoja ne vende te tilla per pushime.

    1. Dardanet says:

      Taulant,eja te lutem dhe vizito vendet historike,turistike dhe vellezerit tu te nje gjaku te Dardanise.Do jesh i mireseardhur.

  4. hirushja says:

    Vetem ne vendin ku ke lindur dhe guret gezohen kur vjen ti dhe heshturazi therrasin emrin tend’te gjalleve u ndrin fytyra, shpirtrat e te vdekurve jane te qete sepse je I tyre.Nje dite ne atdhe eshte sa 1000 dite ne dhe te hiaj.Besomeni !

  5. emilio says:

    Shko ku te duash por vetem ne Durres mos shko. E keni qelb krejt ju njerez te piset.

  6. Veriu says:

    Shum rrespekt per Xhaken kush e don vendlindjen e don gjith boten Bravo familja dhe prind e granitit se vetem prindit e kan edukuar qe ta don vendlindjen ! Bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje