Breitner: Ozil duhet të mos luajë, me të është sikur të luash me 10 lojtarë

7 Korrik 2014, 15:05Sport TEMA

Legjenda e Gjermanisë, Paul Breitner, i ka bërë thirrje trajnerit të Gjermanisë, Joakim Lëv, që të mos e aktivizojë titullar Mesut Ozilin në ndeshjen e ardhshme ndaj Brazilit.

Ozil nuk ka treguar formë shumë të mirë në këtë Botëror dhe Breitner ka kërkuar që ai të mos luajë në ndeshjen ndaj Brazilit.

“Nëse Lëv ka autoritet, atëherë ai nuk do ta nisë ndeshjen me Ozilin. Me të është sikur të luash me 10 lojtarë.

Ky do të ishte një hap i madh drejt titullit të kampionit të Botës dhe një hap i madh për të mirën e ekipit. Nëntë njerëz po torturohen duke vrapuar, teksa ai po ecën. Kështu nuk luhet në Botëror”, ka thënë Breitner.

3 komente në “Breitner: Ozil duhet të mos luajë, me të është sikur të luash me 10 lojtarë”

  1. Asnjeanesi says:

    Epo , se mos eshte gjerman Ozili , turk eshte .

  2. Viktor hoti says:

    Gjermania nuk ka vetem turkun por edhe polakun besoj edhe ndonje tjeter, si puna e zvicres qe mbahet nga shqiptaret. Del se ngaterohem termat. Termi skuader “kombetare ” eshte i gabuar, e sakta eshte skuadra e filan shteti. Eshte kjo arsyeja qe Skocia luan me vehte nga Anglia Viktor Hoti

  3. Tarasi says:

    Tamam specialist futbolli,Ozil eshte nje parazit,Brajtner ka te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje