Pas kualifikimit të Holandës në ¼ e Kupës së Botës, ku ekipi i Van Gaal mundi me penallti (4-3) Costa Rika, janë përcaktuar 4 ekipet gjsëmfinaliste që do të luajnë më datat 8 dhe 9 Korrik. Përballa e parë është ajo mes Brayilit dhe Gjermanisë, ndërsa Holanda do të luajë kundrejt Argjentinës.
Katër gjigandët e futbollit botëror që do të luajnë tashmë për një vend në finalen e Maracana-s me njëri-tjetrin e miliarda sy në mbarë globin që do të presin të shohin magjinë e radhës nga kampionët e tyre. Plot 10 tituj botëror do të jenë në fushë në këto dy sfida, më shumë se gjysma e kompeticioneve të luajtura deri tani, dhe tre kampionë bote, me Holandën, e cila nga ana e saj kërkon të shkruajë emrin për herë të parë në histori.
Dy amerikano-jugore përballë dy skuadrave europiane, një barazpeshë e plotë mes dy kontinenteve që në futboll rivalizojnë për gjithçka. Takimi i parë gjysmëfinal do të luhet në Belo Horizonte, mes Brazilit organizator dhe Gjermanisë, dy skuadra që pothuajse kanë qenë të barabarta në gjithçka deri në këtë fazë.
Fati megjithatë duket sikur është rreshtuar kundër Selesaos, që në sfidën më të rëndësishme në këtë Botëror deri në këto momente nuk do të ketë shërbimet e Neymar që e mbylli Botërorin e tij, por gjithashtu dhe të Ëillian, që pësoi një dëmtim në shpinë në stërvitje dhe që shikohej nga të gjithë si zëvendësuesi i tij. Ndërsa në mbrojtje do të mungojë për shkak kartonash kapiteni Thiago Silva, që konsiderohet nga të gjithë një prej pikave më të forta të Selesaos.
Në ndeshjen me Kolumbinë Brazili u duk se u rikthye në identitet duke luajtur më në fund një futboll tërheqës, ndërsa Gjermania nga ana e saj sfidën më të mirë të këtij Botërori e ka luajtur me Portugalinë, ndërsa me Francën u shfaq shumë pragmatiste.
Të dyja ekipet mbërritën në gjysmëfinale me gola të lojtarëve mbrojtës, Brazili me ato të Thiago Silvës e Luiz ndërsa gjermanët me atë të Mat Hummels. Statistikat flasin ndjeshëm në favor të Selesaos që ka fituar 12 nga 21 përballje, pesë kanë përfunduar në barazim ndërsa katër janë fituar nga gjermanët. Janë dy përfaqësueset e vetme që kanë arritur tre herë radhazi në finale, Gjermania nga 1982 deri në vitin 1990 duke ja lënë më pas stafetën Brazilit nga 1994 deri në 2002. Deri në këto momente kanë gjithçka të barabartë në shifrat e fushës, duke realizuar të dyja nga 10 gola, e duke pasur një saktësi në goditjen e portës në 70 përqind. Në një Botëror janë ndeshur vetëm njëherë në vitin 2002 dhe atëherë Selesao fitoi 2-0 me dy gola të Ronaldos duke rrëmbyer dhe titullin e pestë. Pavarësisht mungesave vështirë se mund të japësh një parashikim se cila prej këtyre dy përfaqësueseve do të jetë në finalen e Maracanas.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen dy skuadra që vuajtën shumë për të arritur aty, Argjentina dhe Holanda. Tek La Selecion më në fund u zhbllokua Higuain, ndërsa Messi sërish u shfaq vendimtar dhe mund të jetë futbollisti që mund të vendosë një sfidë të madhe. Skuadra e Sabellas i ka fituar të gjitha takimet deri në këto momente me diferencë të vetëm një goli. Mungonte në një gjysmëfinale që prej vitit 1990 dhe në tre rastet e fundit që kishte kaluar grupin ishte eleminuar gjithmonë në çerekfinale, në 1998 madje nga vetë Holanda që e mundi 2-1. Askush nuk kishte dyshuar në kualifikimin e portokallinjve përballë Kosta Rikës, por mënyra sesi ajo u arrit ishte e papritur, nga pika e bardhë dhe me portierin rezervë, Krul, që hyri në fushë si zëvendësues vetëm për të pritur penalltitë. Një lëvizje gjeniale nga ana e Van Gaal, por që gjithsesi deri në këto çaste e ka lënë Holandën me vetëm një alternativë sulmuese, top te Robben dhe më pas e zgjidh ai. Kur ky i fundit mbulohet mirë si në rastin e kostarikanëve atëherë gjithçka bëhet e vështirë.
Në Botëror, dy skuadrat janë përballur dhe në finalen e 1978 në Buenos Aires, me Argjentinën që fitonte titullin e parë botëror në kohën shtesë. Dhe këtë herë do të luhet sërish në kontinentin amerikano-jugor, por Holandezët shpresojnë që historia të ketë një tjetër fund.
Parashikimi im qe ne fillim te ketij kampionati ishte qe nje na keto tre ekipe ..HOLLAND, GJERMANI,ARGJENTIN.de fitonte kupen e botes,
Po kur pashe perfomancen e dobet te Argjentines me nje MESSI te lodhure sa dhe vet ai e di,,mbetet finale HOLLAND-GJERMANI,dhe me favorite eshte HOLLANDA:
kurse sa i perket BRAZILIT.akoma se besoj si harriti derri ketu.apo fal xhentileses se albitrave te koruptuar,e jo me te kalosh nder mend qe ma NEIJMARIN .dhe THIAGO SILVA te perballoj GJERMANINE.Wendy-b erdhi radha e birres moj korbe ..te ndimoji fati po ne daten 8 do e japüesh do apo jo ..se birren e parr e fitoj ate dite..sa per birren e dyte pret puna sa te dal kampion HOLLANDA,hahahahhahahahhahklm.
O tahip kur te tahipi brazili do flasim prap. Ta kam thene dhe njehere tjeter
Holanda po sa per Gjermanine dhe ata me breke neper kembe po ja dalin, Mos harrojne Gjermanet se ne Gjermani ne 1074 ,Holanda qe ekip fantastik qe mbahet mend ai futboll dhe kupen e fitoi Gjermania,,
@tahipi
Nje gje me ka mesuar jeta , “Mos u entuziasmo para kohe”, nuk i dihet deri ne fund.Elementi suprize ,eshte me i bukur se ajo qe dihet.
Pa Neymar -in nuk them se s’do te jete e veshtire, po jo e pamundur. I uroj sherim te shpejte yllit ( edhe talent , edhe yll i bukur), sepse eshte cilesuar si ” The Next Becham”.
” korba ” une, po pres me ankth finalen… hahahahaha
Ti ta -hipi (me gjithse ke zgjedur pseudonim koti se ndron nganjehere sipas kenges) ke te drejte ne parashikim … JAM DAKORD ME KOMENTIN TEND Ndaj te njetin mendim per finale dhe HOLLANDA MERR KUPEN..kujdes mos pi shume se da ta hypin ..
O wendy problemi kryesor nuk eshte neymar por thiago. Gjihsesi do fitojme perseri
Sa per Tiago silven ,,Brazili ka Danten e harruat qe ai loz me Bayernin, dhe per Neymar ka Williams ,,mos u beni merak per Brazilin, se ai te ras kopilin,,,
Wendy-b..nuk eshte ceshtje entuziazmi,po thjeshte llogjike.
E theme kete per arsye,se brazili derri tani ska pasure as nje merrit ne as nje ndeshje ,fati dhe albitrat e kan kaluar deri ketu ne 4 ekipet me prestigjoze te botrorit,pa merit dhe efikasitet po na brazili.Jam dakort me azzurri,qe ka dhe Dante dhe Williams,por nuk kan tipare-taktike te njeta me dy lojtaret e tjer,dhe per kete arsye skan lozure derri tani.Brazili me dy lojtaret e skualifikur (1-karton,tjeteri i demtuar)lozte ovensiv,kurse me keta dy duhet te loz difensif,gjithesesi e ka nje zgjithje Skolari,me lojtaret pleq qe i kan ngel.ose 4-3-2-1,ose 4-2-2-2.skema e 1 -me mesfushore shkatruse ,dhe tjeteri fantaziste per te ndimuar ekipin ne dale ne ofensiv,kurse rasti i dyte duhen dy mesfushore me mushkri kali.qete bejn mesfush mbrojtje – mesfush sulem sipas rastit te mundeshem.dhe me dy sulmuesa tipik qe deri tani si ka.gjithesesi wendy-b birren e pare se pranoj ne daten 8,se nuk me shijon qyli ..dua ta marre birren me merit hhahahhahah-klm.
O TAHYPO:po gjermoni cfar merite ka pasur deri tani? pervec se fatit une mendoj asgje me teper.fituan me nje portugali te rraskapitur,barazuan me zor me ganen, dhe zor fituan me shba.kaluan algjerine ne 120 min,dhe ne france pa objektiv ne kete boteror.tanin do ta shohim forcen e gjermanise.gjermania me arritjen ne gjys finale e ka arritur objektivin e saj.
Veshtire te parashikosh dicka te sakte ne kete Boteror….
Mes Brazilit e Gjermanise nuk ka diferenca eshte ndeshje e hapur. Si tifoz i Brazilit qe jam ju them qe mos e nenvleresoni Brazilin asnjehere ! Perparesia e tij eshte “elementi fushe” – ai luan ne shtepi perpara miliona Brazilianeve qe presin te “uritur” kupen, dhe do bej çmos te dale ne Finale. Mungesa e Neymar vret por me shume vret mungesa e Thiago Sileves ai eshte pika kyçe te ky Brazil !
Ne ndeshjen tjeter mendoj qe Holanda ne teresi ka me shume kualitete dhe cilesi atletike perballe nje Argjentine qe ka vetem nje Mesi qe i vetem nuk e mund dot Holanden e VanGalit.
Si perfundim finalja eshte; Brazil-Hollande
Kupen e merr dhe e meriton plotesisht Hollanda !
Tung
Finalja Hollande Brazil. Kampion BRAZILI
brazili la nje performace te keqe pa neymarin…dhe nuk me shkonte mendja tek gjermania se do te fitonte…dhe me pake tek hollanda….