Murinjo: Mungesa e Tiago Silvës është më e rëndësishme se e Neimar

7 Korrik 2014, 15:30Sport TEMA

Tekniku portugez, Hoze Murinjo ka folur për ndeshjen e rëndësishme të gjysëmfinaleve të Kampionatit Botëror mes Gjermanisë dhe Brazilit. Murinjo u ndal kryesisht tek dy futbollistët që do t’i mungojnë Brazilit, Neimar dhe Tiago Silva.

Tekniku deklaroi se mungesa më e rëndësishme për Brazilin do të jetë Tiago Silva, pasi sipas tij, ky mbrojtës është i pazëvendësuseshëm.

“Brazili ka nevojë për Neimarin, sepse ai është lojtar individual që mund të fitojë duelet një për një dhe t’i zhbalancojë situatat për rivalët e të shënojë një gol. Ai është fantastik gjithashtu edhe në gjuajtjen e goditjeve të dënimit dhe krosimeve, por unë do të thosha se Tiago Silva në këto momente është më i rëndësishëm në kombëtare sesa Neimari” , tha Murinjo.

4 komente në “Murinjo: Mungesa e Tiago Silvës është më e rëndësishme se e Neimar”

  1. bbb says:

    Mire ka thene Muronjo. Thiago Silva eshte me i rendesishem se Neyjmar. Se paku Hernandez mund te zevendesoje Nejmar

  2. Arber says:

    Personalisht nuk e pelqej Mourinjon, por ne kete rast mendoj qe ka te drejte. Tiago Silva eshte nga mbrojtesit me te forte ne bote dhe ka aftesine t’a organizoje mbrojtjen si pakkush tjeter. Me kujton Bekenbaurin,Shirean,Barezin,lojtare qe e kthyen ne art lojen e qendermbrojtesit!

  3. Best says:

    Murinjo si gjithnje ia fut pordhes
    Njelloj si Krujfi
    apo Maradona
    asnjehere su dalin fjalet ketyre dhe gjithnje nenkuptohet e kunderta
    Brazili nuk merr dot Boteror
    edhe pse e ben ne shtepi
    Nuk ka as skuader as bythe, as tope
    ka vetememer dhe fal atij emri erdhi deri ketu sa erdhi
    Pastaj me mungesat qe ka, eshte fatkeqesi te flasesh si Murinjo qe thote se nuk ndikojne shume
    jopo lere dhe pa trajner skuadren

    Ky Boteror ka vetem nje emer,
    Argjentina dhe Lionel Messi
    Kishte ardhur koha, momenti, u puqen te gjitha situatat dhe u poq trofeu per kete skuader
    Tani qe humbi dhe legjenden Di Stefano, motivi eshte dyfish me i larte
    kujtoj se Di Stefano eshte nje nga talentet me te medhenj argjentinas qe per shkak se argjentina u penalizua ne vitet 50 ne Boterore, nuk luajti me te
    por shkoi ne spanje te Reali
    Argjentina ndaj spo ben shume zhurme ne media si me pare
    dhe te gjithe skuadrat e tjera po e kopjojne tani, por jane shume te vonuara
    Sabella e kishte bere planin qe me pare, ndaj la edhe yje si tevez dhe Banega ne shtepi, sepse i prishnin skemen, me mire nje mesfushor shkaterrues dhe mbrojtes me shume se fantazist
    Pese ndeshje, 5 fitore, edhe pse te vuajtura
    Ky eshte Boterori
    Dhe nese do i fitoje te shtata ndeshjet, do behet e para skuader qe vendos edhe rekord

    1. anonim says:

      murinjon mund ta pelqesh ose jo, por te thuash qe ia fut pordhes?! kete vetem ekspertet shqiptare mund ta bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje