Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën e saj në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar në lidhje me serverin e tatimeve. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka duke marrë fjalën në fillim të seancës plenare, iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij, nuk lë hapësira për mosngritjen e Komisionit Hetimor. Madje Paloka paralajmëroi se çdo vonesë në mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses do të ndikojë në marrëdhëniet e kësaj fore politike me Kuvendin.
“Ne do të votojnë për të miratuar çdo projekt ligj që kërkohet nga Bashkimi Europian. Por ka një çështje që për më shumë se një muaj diskutohet e nuk futet në rendin e ditës. Është fjala për kërkesën tonë për ngritjen e një komisioni hetimor për të dhënat shtetërore tatimore. Grupi i PD-së ka kërkuar ngritjen e këtij komisioni, ndërsa Kuvendi e ka rrëzuar këtë kërkesë, po ashtu Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të jashtëligjshëm këtë vendim të Kuvendit. Që nga ajo kohë Kuvendi duket të kishte marrë masa për ngritjen e këtij komisioni, por nuk është zbatuar ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese por dhe zbatimi i të drejtave kushtetuese të opozitës. Ky veprim është haptazi në kundërshtim me kushtetutën. Duhet të përfshihet në rendin e ditës ngritja e komisionit dhe çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme, si dhe do të ndikojë në marrëdhënien tonë me Kuvendin”, tha Paloka.
Në përgjigje të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta sqaroi se është vënë në lëvizje Këshilli i Legjislacionit për kërkesën për komisionin hetimor, ndërsa të hënën do mblidhet konferenca e kryetarëve për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Demokratike.
Ky mos e ka fjalen per serverin e pergjimeve apo per SHISH i cili nga instrument kombetar u shnderrua ne vegel e Argites e Shkerdhenit, kunder shqiptareve? Keto gjera duhen saktesuar qe ti marrim vesh mire.
prapa diellit ,ty dhe Sala
Organizimi eshte i tille qe çdo levizje verifikohet