Urdhri i MAS: Kontroll i imtësishëm në universitete, vlerësimi në fund të vitit

9 Korrik 2014, 11:35Sociale TEMA

Universitetet publike dhe private po i nënshtrohen një kontrolli nga Ministria e Arsimit, çka do të verifikojë ligjshmërinë e funksionimit të tyre.

Sipas një urdhri të ministres Nikolla, të gjitha këto instuticione të Arsimit të Lartë duhet të venë në dispozicion të inspektorëve të MAS, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë përfshin përmbushjen e detyrimeve nga universitetet të sanksionuara nga aktet ligjore  dhe nënligjore në fuqi, lidhur me standardet instuticionale.

Në këtë kuadër kontrolli do të jetë për standardet e programeve të studimit sipas ciklit dhe llojit, stafit instuticional, infrastrukturën e përgjithshme etj.

Kontrollet  do të kryhen në mbështetje të neneve 43 dhe 44 të ligjit për arsimin e lartë.

Bazuar në këtë ligj, kontrollet do të bazohen tek verifikimi i licencave për universitetet private dhe për publiket, punën e bërë nga rektorët.

Në fund të vitit të gjithë studentët do të mësojnë se cilat universitete do të vazhdojnë në treg dhe cilat jo.

Ndërkohë që në fund të muajit korrik pritet të dalë raporti i plotë nga Ministria e Arsimit mbi të gjitha kontrollet që ka kryer në Institucionet e Arsimit të Lartë pubike apo private.

Kjo do të thotë që studentët do të kuptojnë vlerën e universiteteve duke parë se kush ështe i ligjshëm në funksionimin e tij, sa vlen licenca dhe sa i rregullt është në administrim të universiteteve shtetërore dhe fuksionimin e programeve përkatëse të tij.

Agjencia Kombëtare Angleze së bashku me Agjencinë tonë të Akreditimit do të fillojë procesin e akreditimit të instuticioneve të arsimit të lartë.

Universitetet, të cilat nuk do të plotësojnë kushtet, nuk do të jenë pjesë e institucioneve të arsimit të lartë në vend.

11 komente në “Urdhri i MAS: Kontroll i imtësishëm në universitete, vlerësimi në fund të vitit”

  1. fejzi says:

    Ju lumte, mos ndaloni se beri reforma, sepse arsimi eshte cope fare

    1. EDEN says:

      T’i jepet fund abuzimeve e gjithckaje jo te ligjshme.. Brao MAS

      1. daniela says:

        Me ne fund kemi nje qeveri dhe nje ministre qe i bie ndermen per arsimin qe e degjeneruan fare, ju lumte.

    2. fjolla says:

      Bravo per vendimet dhe vemendjen qe po tregon qeveria per arsimin ne vend.

  2. borana says:

    Bravo qeverise vertet po mban prmt premtimin per reformen dhe kontrollin e sistemit arsimor.

    1. elina says:

      Me vendimet e qeverise sistemi arsimor do te shendrrohet shume me teper me efikas.

      1. vilma says:

        Shume e nevojshme per arsimin ne vend nderhyrja nga ana e ministrise kjo nderhyrje duhej realizuar shume me heret.

        1. magdalena says:

          Shume vendim i drejte ky i ministrise se arsimit vetem keshtu do te mund te barazohen universitetet publike me ato private

          1. ada says:

            Ministrja e Arsimit po ben nje pune fantastike po i pergjigjet te gjitha problemeve te arsimmit ne vend nepermjet vendimet si ky ne fjale, bravoo.

  3. Arben says:

    UET i pari qe duhet mbyll, mbushi vendin me diploma.

  4. Tradita says:

    90% e komentuesve nuk ie dine se ku bie me shtepia arsimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje