Brazil 2014/Sot përcaktohet finalisti i parë, Brazili ose Gjermania (VIDEO)

8 Korrik 2014, 12:26Sociale TEMA

Sot në ndeshjen e orës 22:00 do të mësojmë finalistin e parë të botërorit Brazil 2014.

Është njëra nga të dyja: Brazili ose Gjermania.

Ndërsa emri i ekipit të dytë finalist do të dalë pas përballjes së të mërkurës, Argjentinë  – Holandë.

Gjermanët ende nuk  e kanë harruar finalen e humbur me brazilianët në vitin 2002, me rezultatin 2-0, ku fenomeni Ronaldo shënoi një dygolësh, por edhe portieri Olier Khan bëri një gafë.

Kjo është një arsye më shumë që skuadra e Lëvit pas 12 vitesh të hakmerret, pikërisht në shtëpinë e Brazilit.

Në gjithë historinë e botërorëve, këto 2 skuadra janë përballur vetëm 1 herë në fazën finale. Ndërsa statistikat flasin për brazilianët: kanë fituar 5 kupa, kundrejt 3 të gjermanëve.

Brazilit do ti mungojnë sonte 2 emra të rëndësishëm: Neymar i dëmtuar në ndeshjen me Kolumbinë, si edhe kapiteni Tiago Silva, për shkak të
kartonave.

Arbitrimi do të jetë në duart e meksikanit Marko Rodrigez Moreno, i cili u përfol gjatë pasi nuk e kishte parë kafshimin e Luis Suarezit ndaj Kielinit.

1 komente në “Brazil 2014/Sot përcaktohet finalisti i parë, Brazili ose Gjermania (VIDEO)”

  1. leon68 says:

    Forca Gjermani tregoje veten se kush je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje