Prishja e sheshit kryesor në qytetin e Korçës/ PD: Ndërhyrja për interesa klienteliste (VIDEO)

8 Korrik 2014, 12:02Sociale TEMA

Partia Demokratike denoncon prishjen e sheshit kryesor të qytetit të Korçës.

“Koordinatori për Ndihmë Ligjore, Ervin Salianji, dëgjoi shqetësimin e qytetarëve dhe bizneseve të zonës të cilët nuk janë të informuar se përse po bëhet ky objekt, dhe si është dhënë leja për të prishur një prej shesheve kryesore dhe tradicionale të qytetit,” thuhet në një njoftim.

Salianji e denoncoi këtë akt si një shprehje të interesave klienteliste të qeverisë dhe miqve të tyre në pushtetin lokal.

Kjo që po ndodh sot këtu, në një prej 2 shesheve kryesore të qytetit, është simboli i vërtetë e kësaj qeverisje. Një qeverisje pa transparencë, pa llogaridhënie.

Qytetarët e Korçës nuk e dinë se pse ka mbirë ky rrethim. Nuk ka asnjë tabelë se nga kush dhe çfarë është ky rrethim në mes të qytetit.

Eshtë si të godasësh qytetin e Korçës në thelb të identitetit të tij. Ky është një nga dy sheshet kryesore të këtij qyteti.

Partia Demokratike dënon këtë arrogancë dhe papërgjegjshmëri të strukturave qeveritare vendore dhe qendrore të cilat kanë të njëjtën mendësi dhe të njëjtin mentalitet në mënyrën e funksionimit të qeverisjes.

Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt, këtë çiban që bëhet për interesa klienteliste të qeverisë dhe miqve të saj në kurriz qytetit të Korçës, qytetarëve të saj dhe bizneseve që po asfiksohen nga dita në ditë”, tha Salianji.

8 komente në “Prishja e sheshit kryesor në qytetin e Korçës/ PD: Ndërhyrja për interesa klienteliste (VIDEO)”

  1. P says:

    Nuk eshte ne qender ,por mbas qendres,gjithesesi,sot eshte
    Peleshi qe i aprovon keto leje .ndoshta dicka te bukur si ne Dubai !!!???

  2. lisi says:

    Ore PD-ja,na flisni me qarte,per cilin shesh behet fjale dhe kush jane interesat klienteliste?

  3. jezui says:

    Identitetin Korces ja ka prishur kisha me arkitekture jo korcare e shqiptare!

  4. sepepi says:

    Era kandidat me vjen! :))))

  5. Korce Berat says:

    Projekti i ketij sheshi ka te pakten dy vjet qe pret per bashkine qe te gjente fonde. Vetem keta loqet e pd se nuk e paskan ditur.

  6. Faikonica says:

    O po Korcen duhet me e rregullu,po tta bajme Lazarat?Shkoni e shihni kalldramin ne pedonale ne Shkoder,e ka qare nji kompani e specializume tropojane&Ylli Pango.tung per momentin

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Planifikimi frances i Korçes se viteve 1900,me shtepite dhe ulicat karakteristike,te cilat e quajten kete qytet “Parisi i vogel”,ka mbetur ne arkivet e historise.
    Korça tani ka humbur shume,qyteti dita dites “vdes”,te larguarit drej emigrimit dhe kryeqytetit,po zevendesohet me rurale.
    Epiqendra e juglindjes eshte Pogradeci,vendi ku korçaret dhe banoret e Qarkut ndertojne dhe blejne shtepi.
    Korça eshte nga te paktat qytete,ku ndertimet pa leje,ne qender apo ofer saj,nuk ekzistojne.
    Por pjesa e Korçes se re,e ndare ne ne dy periudha,te komunisteve dhe demokrateve,eshte kaotike,si i thone nje fjale ” e hapur si vaji ne uthull”
    Qeverisjet vendore ne keto 23 vjet,me teper jane marre me “pazarin e Korçes” se me hallet e qytetit.

  8. Valter Bebri says:

    Iku koha kur projektet e bashkise Korce blokoheshin nga zagaret e S.Berishes.Korca eshte bere qytet i jetushem model.Qeveria e shkuar vetem lazarate dhe Gerdece projektonte dhe zbatonte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje