Dëmshpërblimi i ish- të përndjekurve/ Veliaj: PD e harxhoi fondin për fushatë. BATUTAT (VIDEO)

8 Korrik 2014, 11:27Sociale TEMA

Mazhoranca dhe opozita debatuan në Komisionin e Ekonomisë mbi draftin e paraqitur nga Qeveria për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka kërkuar nga deputetët të mos politizojnë draftin, duke shtuar se ndryshimet e propozuara i japing ligjit një fytyrë njerëzore.

Veliaj sqaroi se përmes ligjit të ri, ish- të dënuarve do t’u jepet dëmshpërblim progresiv në bazë të viteve të burgut. Ky proces do të nisë fillimisht për 2700 emra, duke filluar nga ata me moshë të madhe.

“Deri tani janë 2.5 milionë dollarë për disbursime. I kanë përfituar 1200 përfitues që ende s’kishin marrë këstin e parë. Metoda e vjetër e PD ishte: Mos u merrni me dosjet problematike. Kishte persona që kishin marrë këstin e parë e të dytë dhe disa që s’kishin marrë asgjë”, tha Veliaj.

Opozita është shprehur se ky pr/ligj nuk i zgjidh problemet e kësaj kategorie. Por Veliaj garantoi se kjo kategori do jetë në vëmendje të qeverisë dhe do marrë kompensimet.

“Do ta kompesojmë këtë kategori. Nga ndryshimet ligjore përfitojnë 2750 persona”, tha ai.

Deputeti i PD-së, Ridvan Bode tha se skema për kompesimin e tyre u ngrit në kohën e qeverisjes së të djathtëve, kohë në të cilën u dha edhe kësti i parë i dëmshpërblimit.

Sipas Bodes, ndryshimet në ligj kanë të bëjnë me radhën e ndarjes.

Bode më tej u shpreh, “keni paguar vetëm 62 mijë $ për 30 ditë për 15 mijë njerëz”.

Këtu ka ndërhyrë kreu i këtij komisioni , Erjon Braçe duke akuzuar qeverinë e kaluar se e ka lënë arkën bosh.

“Ju e latë arkën bosh këtë vit. Vetëm gjatë 2014 janë dhënë 2.5 mld dollarë për këtë kategori”, tha ai.

“Ne s’kishim si te jepnin asnjë dëmshperblim sepse PD harxhoi gjithë fondin për dëmshpërblimin. Ne kemi caktuar 18 milionë dollarë. Eshtë fondi më i madh krahasuar me gjithë vitet e PD. Kalimi i këtij ligji na ndihmon të shlyejmë të gjallët, pastaj kalojmë te të afërmit”, tha Veliaj.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se, “ky ligj nuk i zgjidh problemet e të përndjekurve, duhet të merren parasysh kërkesat e tyre”.

Debatet ne Komisionin e Ekononise

Erjon Veliaj: “Ne s’kishim si te jepnin asnjë dëmshperblim sepse PD harxhoi gjithë fondin për dëmshpërblimin. Ne kemi caktuar 18 milionë dollarë. Eshtë fondi më i madh krahasuar me gjithë vitet e PD. Kalimi i këtij ligji na ndihmon të shlyejmë të gjallët, pastaj kalojmë te të afërmit”.

Ridvan Bode: Nuk është e vërtetë që ka patur kapërcim radhe. Ju po i veconi personat me dosje me probleme.

Erjon Brace: Ka pasur disa kriminela që kanë vrarë njerëz në bulevard dhe kanë marrë shpërblim dhe janë shpallur të pafajshëm. PD të pyesi ish-ministrin e Financave se çfarë u bë gjatë qeverisjes së PD. Ne po përmbushim premtimet elektorale.

Florion Mima: Po më ankohen disa të përndjekur që Ramiz Alia ka marrë dëmshperblim 60 milionë lekë dhe ata s’kanë marrë 3 milionë.

Ridvan Bode: Ky ligj është demagogji tallëse. Prej 300 ditësh në pushtet e majta ka paguar vetëm 620 mijë dollarë për të përndjekurit. Në 3 vitet e fundit të qeverisë së PD u hartuan dosjet dhe mbi këto dosje s’ka arsye pse të mos vijojë dëmshpërblimi. Kemi aplikuar një skemë të ndershme: Ai që dorëzonte dosjen i pari shlyhej i pari. Ju po tentoni të mbuloni bllokimin e dëmshpërblimit sepse duhen shumë fonde. Janë shumë pak në krahasim me borxhin që keni marrë. Ju duhet të shlyenit borxhet e vitit të kaluar.

Brace debate me Boden: Ju si keni dhënë as këstin e parë.

Bode: Ka qenë problem dokumentacioni ose ka qenë në emigracion.

Brace: 2 vjet u bllokua një projekligj në kuvend gjatë qeverisjes tuaj. S’e di e bllokove ti apo Jozefina s’e di.

Bode: Ju bëni demagogji. Keni paguar vetëm 620 mijë dollarë.

Brace: Shumë e thjesht sepse harxhuat fondet në fushatë.

Gjovalin Kadeli: Ky projekligj vjen me pak vonesë, por është ligji i domosdoshëm pasi nuk mund të bëhet më politikë me të përndjekurit.

Edmond Spaho: Me këto shifra do ju duhen shumë vite për të përfunduar dëmshpërblimin ndaj të përndjekurve. Në fushatë premtuat ndryshe dhe keni ardhur me qëndrim ndryshe.

Erjon Veliaj: Deri në fund të mandatit ne do të shlyejmë gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë.

Erjon Brace: E rritët borxhin dyfish dhe i dhatë ish-të përndjekurkurve 62 milionë dollarë në 8 vjet.

Edmond Spaho: Ju bëni demagogji.

Erjon Veliaj: Më shumë nevojë kanë 70-vjeçaret për fondet se sa te femijet dhe nipat pasi kane mundësi të punojnë. Po citoni deklarata nga persona që s’kanë bërë asnjë ditë burg. Fatmir Hoxha do përballet me padi penale për vjedhje pronash.

Jorida Tabaku: Dëmshpërlimi shkon në total në 420 milionë dollarë. Por shifra është shumë larg dhe s’do arrini dot t’i dëmshpërbleni.

12 komente në “Dëmshpërblimi i ish- të përndjekurve/ Veliaj: PD e harxhoi fondin për fushatë. BATUTAT (VIDEO)”

  1. anonim says:

    Bode pse ben fjale, ti pse si ke paguar?
    ishe ne pushtet, cdo vite ka pas fonde, ku i keni cuar.
    NA MERZITET, AKOMA PAS 24 VJETESH FOLET PER TE PERNDJEKURIT.
    prap nga taksat tona per to.
    boll pra bode, se i keni vjedh e perdor sic keni dashte leket e te perndjekurve, dhe prap ne populli duhet te nxjerrim leke per ta.
    u bete te merzitcem

  2. DIBRANI says:

    Po mir more Velijaj kur ke kaq fakte mos bej gam gam ,…por plasi ne burg pergjegjesit.

  3. Ka lezet kur lexon skenarin,sepse merr vesh,kush eshte tallur de fakto..keto 24-vjet.

  4. Gattamelata says:

    Ah sa bukur…keto kokrrat e delinkuenteve debatojne (tallin bythen) dhe njerezit rrine e vdesin per buke!

    Sa per PS i prishen leket per fushate? Futi ne burg…Vrane njerez ne bulevard? Futi ne burg…keshtu me llafe nuk paguajne…

  5. i----- says:

    Qe oficeret e sigurimit qe kane masakruar keta te shkretet te marrin pension nga 1mln lek dhe keta mos te marrin ska bythe ku te rri. Sala i mashtroi kete e dime. Edi te pakten ti thote skam lek apo sdu tjua jap po jo ti zvarrisin

  6. Opinga says:

    Problemi i te perndjekurve politik te komunizmit, duhet te ishte mbyllur me kohe. Tani eshte koha te demshperblehen te perndjekurit e fashizmit berishian.

  7. A says:

    I them Partise Shkerdhate Demokratike, mender Sali Berishes si komunist i pa skrupullt, Jozefina Topallit si bashkepunetore e sigurimit me pseudonim dhe Ridvan Bodes nje mashtrues i nje kalibri tjeter.
    Keni qene 13-te vjet ne pushtet, vetem se i mashtruat, i genjyet, i sorollatet me nga nje cope leter ne dore si te persekutuarit politik dhe ish pronaret dhe nuk bete asgje per ta, ne nje kohe qe bertitnit dhe uleritnit sa kishi fuqi se interesat e ketyre si mbrojme ne. Kjo u bente vetem sa me i marre voten dhe asgje me shume, duke bashkepunuar me disa te persekutuar politik qe kishin tradhetuar interesat e bashkevuajtesve te tyre, tipa te tille si Simon Miraka, Reshat Kripa etj, te pjerdhur ne nje kohe kur shoku i tyre per keto probleme, per kauzen e perbashket, LIRAK BEJKO, u vet dogj i gjalle dhe vdiq. Ky eshte me te vertete HERO i DEMOKRACISE, kurse ju te tjeret pretendoni se keni bere namin kunder Enver Hoxhes dhe pastaj nga personi qe i ka mbajtur shishen e shurres Enver Hoxhes, sa e shikoni vraponi dhe zhdukeni si minj halesh per tu zhdukur ne xhirizin e fekaleve me te pare, se jeni frikacake dhe burrece.
    Sa per Partine Socialiste dhe Edi Ramen dhe me pare me te tjeret ju kane thene sakte dhe qarte se ne nuk ju perfaqesojme. Prandaj, cfare kerkoni more debila, se beni mbi 24-ter vjet qe rreshkitni si vemje te ndohtura dhe nuk dini as cfare te kerkoni.
    Jeni bere per tu qare, per me teper se jeni edhe debila dhe nuk u bashkuat kurre njeri me tjetrin. Arritet me thene opozitar, por vllezer dhe i kemi falur, kur ne nje kohe ku pala kundershtare nuk eshte penduar se cfare ka bere ndaj dhe as i shkon ndermend me kerkuar te falur.

  8. Shtyllasi, si metaforë e tranzicionit shqiptar

    Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
    Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.
    Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.
    Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
    Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.
    Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.
    Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.
    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!
    Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.
    Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.
    Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…
    Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.
    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

  9. Mali says:

    Akoma me ish te denuarit merreni,po te afermit e tyre qe vuajten per bemat e tyre si u vete halli?Si shume padrejtesi te tjeravazhdon edhe kjo farse.Ne kohen e diktatures nderoheshin familjet e deshmoreve kurse te tjeret qe morren pjese ne lufte ne rradhe me te tjeret.Kesaj pune i thone si ne barsaleten :”Kush pordhi e kush morri gjene.”

  10. lali says:

    Po policet qe kane punuar me keta te burgosur, do kene shtese per veshtirsite e hasura???? Po çuni i Ramizit sa lek ka???

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Mendoj se per kete maxhorance,nuk eshte perparesi dhenia e shperblimeve per te persekutuarit.
    Ne programin e PS & LSI-s nuk kishte angazhim politik,per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.
    Ne momentet kur Shqiperia eshte ne krize,duke marre borxhe te renda,demshperblimi i te persekutuarve te kujton thenien,fshati digjet dhe k….. krihen.
    Kjo shtrese qe ka mbeshtetur vazhdimisht Berishen,nuk ka moralin te kerkoj demshperblim paresor tek “kundershtaret” e saj politik.
    Bilançi 8 vjeçar i pagesave,kur ne pushtet ishin berishjanet,tregon se pagesat e tyre kane qene selektive,ish persekutuarit po perkedhelen politikisht.

  12. lina says:

    Ne vend qe te japin llogari ish qeveritaret kerkojne per parat e bera rrush e kumbulla ….. skan faj lihen e derdellisin ashtu –

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje