Lindita Nikolla: Ja çfarë parashikon reforma në arsimin e lartë

7 Korrik 2014, 18:42Sociale TEMA
Lindita Nikolla: Ja çfarë parashikon reforma në arsimin e

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, paraqiti disa pika përmbledhëse që synon reforma në arsimin e lartë, kryesisht në mësimdhënie, kërkim shkencor, në financim, në organizimin dhe funksionimin e IAL.

Sipas raportit të publikuar, kjo reformë është parashtruar në këtë raport si një reformë tërësore, e cila përfshin të gjitha hallkat e arsimit të lartë si në nivel makro të qeverisjes qendrore në nivel të mesëm të qeverisjes institucionale, në nivel mikro, tek pedagogu dhe studenti.

Së pari, kjo reformë që e sheh arsimin e lartë si e mirë publike dhe shërbim publik ngrihet mbi parime universale dhe rekomandimet ndërkombëtare të zhvillimit të arsimit të tilla si: AL është dhe duhet të jetë shërbim dhe e mirë publike, AL duhet të bazohet mbi parimin e mundësive të barabartë.

Reforma e propozuar e Arsimit të Lartë ka në themel autonominë e plotë të Arsimit të Lartë.

Duke iu referuar gjendjes aktuale ku ka 20 Institucione të Arsimit të Lartë për 1000 banorë – 20 herë më shumë se Britania e Madhe, në raport citohet ‘se Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë shndërrohet dhe merr kompetenca të zgjeruara, veçanërisht në kontrollin dhe monitorimin e cilësisë së mësimdhënies në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri”.

Në aspektin e financimit krijohet Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, një institucion i ri në menaxhimin e sistemit të Arsimit të Lartë i drejtuar dhe i organizuar nga një bord akademikësh dhe menaxherësh, që ka pavarësi në vendimmarrjen e tij.

Sipas raportit, krijohet Agjencia Kombëtare e Aplikimit Universitar, instuticion për matrikullimin, provimet e shtetit për profesionet e rregulluara.

Ndërkohë në raport theksohet se ndryshimet ne lidhje me organizimin dhe funksionimin e unversiteteve ka të bëjë kryesisht me reformimin e sistemit të zgjedhjeve në universitete, ku në rastin e senatit, rektorit, dekanit apo shefit të departamentit, në zgjedhje duhet të marrë pjesë vetëm personeli akademik me kohë të plotë i Institucioneve të Arsimit të Lartë.

7 komente në “Lindita Nikolla: Ja çfarë parashikon reforma në arsimin e lartë”

  1. iliri says:

    Me e mir te behet.. arsimi tek ne eshte i shkaterruar

    1. EDEN says:

      E Lum Shqiperia per TY o EDI ….paq shendet e jet te gjat per hir te popullit..

      1. tigri says:

        inisiativa shume e mire ky eshte vendi qe duhet investuar. Universitet duhet te ristrukturohen se jane perfaqe te zeze ,lene ne meshire te fatit dhe te mediokerve.Strukturat ne mjekesi dhe kudo ne aresim jane shume per toke.Po ashtu dhe personeli qe i drejton. Ajka e inteligjences e krijuar ne vite eshte larguar si rezultat i demokracise 23 vjecare. Ja cna solli pseudodemokracia.Por le ti pervishemi punes se vetem me pune do ja dalim mbane.

        1. Desara says:

          suksese.. sa me shpejt te behet

    2. Artan says:

      Do tju jepja n je keshille qeverise se re se ka nje numer jo te vogel profesoresh dhe akademikesh shqiptare qe punojne ne Universitete e Institucione prestigjioze te vendeve te Evropes dhe Amerikes a Kanadase apo ne pjese te tjera te botes. Eshte mire qe qeveria ti listoje, beje thirrje per ndihme, dhe ti angazhoje keta persona ne te mire te zhvillimit te aresimit te larte dhe rinovimit te aktiviteteve shkencore ne Shqiperi. Ju lutem mos nenvleftesoni kete grup njerezish qe kane punuar shume per te arritur atje ku jane dhe kane njohuri shume te dobishme per zhvillimin e Aresimit te Larte dhe Shkences ne Shqiperi. Qeveria mjafton tu beje thirrje dhe te jape nje e-mail dhe te shohe se sa nga keta persona do te jene te gatshem te ndihmojne. Shpresojme qe qeveria e re do te beje ndryushim nga ajo e Berishes qe nuk donte tja dinte per vlerat shkencore shqiptare ne emigracion.

  2. lindi says:

    RIFORMATO edhe arsimi i larte. bravo qunave te qeverrise.

  3. zambi says:

    Me leket e taksave do financojme universitetin e henri cilit.
    Bravo, goxha reforme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje