Dhunë dhe kërcënime në PD/ Basha: Tolerancë zero ndaj atyre që përçajnë partinë (VIDEO)

5 Korrik 2014, 11:43Sociale TEMA

Situtatat e krijuara në disa prej degëve të Partisë Demokratike në rrethe ku nuk kanë munguar kërcënimet, fyerjet apo përplasjet fizike, duket se kanë detyruar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha që të paralajmërojë tolerancë zero për cilindo që përçan apo tenton të përçajë këtë parti.

Reagimi i Bashës vjen pas përplasjeve të ndodhura në degët e PD në Durrës, Shkodër, Pogradec, Librazhd, Lushnje, Korçë ku proceset zgjedhore janë shoqëruar me debate të ashpra.

Menjëherë pas nisjes së procesit të zgjedhjeve të brendshme në PD, ish-deputetë dhe deputetë aktualë nisën punën në zona e tyre të influencës, megjithëse një udhëzim i kreut demokrat kishte parashikuar koordinatorët që do të monitoronin këto procese. Përplasjet mes të deleguarve zyrtarë dhe të vetë angazhuarve janë pasqyruar në përzgjedhjen e kandidatëve, delegatëve dhe deri në manipulimin e listës së anëtarëve me të drejtë vote, sikundër u akuzua në rastin e Korçës.

Referuar situatës të krijuara, kur të paktën në një rast si Pogradeci kreut demokrat Basha iu desh të ndërhynte për të lejuar kandididimin në këtë degë të fituesit, i cili pengohej nga të deleguarit e qendrës për të hyrë në garë, nga qyteti i Gjirokastrës ku ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Basha u shpreh se nuk do ti pritet rruga askujt për të kandiduar, ndërsa ka apeluar që anëtarësia e kësaj partie të përdorë votën me përgjegjësi.

Basha ka vlerësuar procesin e anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike dhe ofrimin e të rnjve në këtë parti, ndërsa u shpreh se debatet dhe diskutimi i lirë janë vlera për këtë parti.

“Tolerancë dhe mirëkuptim zero ndaj atyre që do të tentojnë të përcajnë Partinë Demokratike apo ndaj gjithçkaje që synon një gjë të tillë”, ishte paralajmërimi i bërë nga Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga anëtarësia e forcës politike që drejton ta përdorë me përgjegjësi votën e saj me të cilën do të ndërmerren vendimet më të rëndësishme.

Në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve të Bulqizës, Basha kërkoi reflektim të dyfishtë ne zgjedhjen e drejtuesve të rinj nga njëra anë, në vlerësimin e vlerës dhe meritës, dhe nga tjetër në kundërvënien e vlerave të PD përballë antivlerave të promovuara nga mazhoranca. 

“Ndonëse jemi gjithseci këtu i mandatuar, të gjithë jemi të barabartë me çdo demokrat tjetër brenda dhe jashtë kësaj salle dhe gjithsecili prej nesh ka një votë. Vendosja e votës së lirë në bazë të vendimarrjes është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, një përgjegjësi që kërkon një reflektim të thellë nga gjithë ju ushtruesit e kësaj të drejte, një reflektim të dyfishtë. Nga njera anë, brenda vetes tonë për çdo rast të shkarjes apo degradimit nga parimet e vlerës dhe meritës brenda radhëve tona dhe një reflektim tjetër në raport me vendosmërinë tonë për t’ju kundërvëne projektit më ogurzi por dhe më të pashpresë politik që ka kundërshtari ynë, të mbajtjes dhe menaxhimit të pushtetit përmes promovimit të antivlerave”, tha Basha. 

Drejtuesit e rinj të PD-së duhet të nisin hartimin e alternativës së demokratëve, tha Basha, ndërsa është ndalur në situatën ekonomike, sociale dhe të sigurisë që po kalon vendi. Papunësia ka arritur shifra alarmante, tha Basha, ndërsa papërgjegjshmëria e qeveritarëve ka arritur kulmin. 

“Mungesa e perspektivës dhe vizionit e ka zhytur Shqipërinë në ditën e saj më të keqe. Janë mbyllur vende pune, janë hedhur në rrugë njerëzit, përkeqësim në çdo statistikë të rendit, vrasje, tentative vrasje, grabitje dhune, transparenca dhe përgjegjshmëria e pushtetarëve para qytetarëve është në nivelet më të ulëta që nga kapërcimi i diktaturës moniste. Sot është koha që demokratët e Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë, nën drejtimin e ekipeve të reja të ndërtojnë alternativën tonë të re bazuar në parimet e lirisë, konkurencës së lire e të pastër dhe të zhvillimit”, tha Basha. 

24 komente në “Dhunë dhe kërcënime në PD/ Basha: Tolerancë zero ndaj atyre që përçajnë partinë (VIDEO)”

  1. redi says:

    Ja fryma e re e PD nga dhuna ne dhune, duket qe lulushi eshte pinjolli saliut, identik jane, ne pamje e ne te gjitha.

    1. Caf Teli says:

      A ka kush ma pyet Lulashin e argites çfare do te thote “mirkuptim zero” ha ha ha

      1. herta says:

        E drejte eshte kjo, “mirkuptim zero” :p , gjthss turp i madh per PD nga nje kryetar plak te korruptuar kriminel e me gjith te ligat vun nje tjeter qe binjak per nga ligesia por me te ri dhe me ze te ngjirur.

        1. .tornedo says:

          Pretendim prej budallai kur thote se:”Do qeverisim neser!”
          O Luli! Po ti nuk po stabilizone veten ne ato pako njerez
          qe te bejne te ashtuquajtura Particka.Ata po grihen e po
          therren nder vedi se kush do behet Kryetar dhe ti, pretendon se mund te fitosh.A pika qe ste bje,ty dhe
          gjithe atyre qe te vijne prapa.Ti vet nuk je as me pak dhe
          as me shume vecse nje Salush i vogel,por qe zarrarin e ke bere
          njesoj si ai!Po shohim Saliun tend si Hungerine,a thua te jete
          ne Stalle dhe jo ne Salle!
          Te dy bashke jeni te Bijte e Korupsionit,Krimit dhe Mashtrimit!
          Te dy nuk jeni ne vendin e duhur!
          Vendi juaj eshte ay,qe me mire se ju,askush nuk mund ta di!

      2. "SHQYPTARI" says:

        MIRKUPTIM ZERO DO TE THOTE FITORE..!

  2. Drini says:

    Eeeehhhh more luloqe ate parti e ke qire ne bythe ti me gjith ardhita shemtiren e salaq vuci hyridoli

    1. "SHQYPTARI" says:

      “Dimni” te lutem ma shpjego kuptimin e fjales Lu-loqe..!

  3. bardhi says:

    Pashe disa sekuenca nga mledhja e PD ne Shkoder,dhe duket haptazi lufta e ashper mrenda llojit ,ku e vjetra kerkon akoma ta mbaje peng partine demokratike,siç e ka mbajtur deri tani,partite nuk duhet te perdoren nga ata qe mund ti thone vehtes te vjeter ne ate parti ,ku ne shkoder historikisht e ka drejtuar partine demokratike nje person me emrin Zef Gjoni ku ka bere me te çfare ka dashur ku ka perfituar dhe nga dashamirsia e tolerances fetare duke zgjellur dhe kryetarin e bashkise vetem ai,ku kane perdorur si kukull Astrit Bushatin qe ne jeten e tij parlamentare mund te kete folur vetem nje here,si mund te pritet nga ai me shume prandaj mendoj se ka ardhur koha qe ata qe duan te merren me politiken e PD te jene me guximtare dhe te mos e lene ta pordhosin me partine demokratike ne shkoder,sepse ajo nuk i perket vetem nje grupi te zgjedhurish ne menyre krejt antidemokratike gjate gjithe ketyre viteve i ftoj dhe gjithe komentuesit e tjere te flasin hapur sepse tani ka ardhur koha qe te mos sundojne me njerez me te kaluar shume te dyshimte.

  4. SHOKU says:

    Kjo eshte nje nga vlerat kryesore te PD. Dhuna eshte ne gjakun e kesaj partie.

  5. andromeda says:

    Frazeologjia që përdor ky lulushi asht boshe dhe pa substancë, me një varfëri mendimesh që të kujton fjalimet standarde dhe stereotipe të PPSH.

  6. Iliryan's says:

    Bravo Lulush ….Filloja nga Vetja …qe ta kuptojne te tjeret
    Se Me Mirkuptim Zero ….po ecen shume perpara..
    o skeni faj ju joooo!!!!

  7. vlora.aj says:

    Keshtu ju pafsha duke ngren koken.

  8. art says:

    Te lodhur, po ecin drejt sjkrirjes….

  9. alion says:

    o lulush nuk i ve dot ne rresht ti demokratet. ata qe komandojn demokratet neper rrethe jan njerez me pushtet te fuqishem jen trafikantet me te fuqishem qe njeh sot evrope, un shikojn fierin qe i njoh shumicen e demokrateve dhe ata qe si njoh i degjojn bemat e tyre nga te tjeret, nuk ka byth lulushi ta verin me ata demokratet e fierit, ata se rruanin as nga berisha e jo me per lulushin. fati jot i keq luli qe te qelloj rasti te merresh me keta njerez se ncdo rreth si ne fier eshte. dhe faj eshte i udheheqes se pd qe sa her vinte ne fier afronte keta persona

  10. . says:

    ===================================================

    Kjo situate ka vite e vite qe vazhdon te ndodhe.

    -“Ceta-Veriore PD” e Tritolit dhe Droges Lazaratit do t’kurret e t’kurret dita-dites e me shume deri ne shuarje perfundimtare.

    -FRD-ja e vetmja parti e djathte shqiptare.

    ====================================================

  11. kaurri realist says:

    E kemi partine te forte e te shtojme unitetin brenda saj, shoku Lul Hoxha, ashtu si e ka dashur edhe gjyshi yt hoxhas Enver, rahmet mos paste!Ta r(r)uajme e ta islamizojme sa me shume, ashtu siç ka shkrojtur ai vete ne librin e fundit “Shenime per Dhimjen e Mesme”, para se te shkone te p** te s’ames.

  12. Emigrant SHBA says:

    Tolerance zero bere edhe ne 21 janar kur vrave 4 vete bravo Lulush

  13. . says:

    …. sepse “Cta-Veriore PD e TRitolit dhe Droges do shuhet e terra.

    Te gjithe po shkojne me FRD-ne.

  14. . says:

    ***************************************************************************

    Do ikinm te gjithe …

    Jeni katandisur nje Cete-Verioresh injorante.

    ***************************************************************************

  15. Lulzime says:

    Po qytetin e Kavajes perse nuk e keni futur ne kete qytete qe pd-ja eshte percar ne 2sh.Keto percarja po i krijon Lul Basha,duke perkrahur nje kandidate qe vetem kandidate nuk quhen.
    Marre si shembull ate qe ndodhi ne Kavaje.Lulzimi perkrahu fuqishem Engjell Caren,ish deputet i pd-s,ish kryetare i pd ne Kavaje.Ne kohen qe ishte kryetare partise Demokratike ne degen Kavaje,u be pale me kundershtaret kandidatin e Lzhk-s asaj kohe,ne zgjedhjet vendore.Gjithashtu u be pale me Elvis Rroshin ne zgjedhjet e fundit vendore ku ky i fundit edhe fitoi.Per zgjedhjet parlamentare u bashkua me partine PDIU.Ishte ne liste i dyti ne Qarkun e Tiranes ne rradhet e kesaj partie.Kerkonte vota duke then jam nip cam.Sot ky njeri nga afermiteti ose pazaret nuk di ta shpjegoj u perkrah fuqishem nga Lul Basha.Aq fuqishem sa solli si delegat Tasim Memen,Tasimi dhe Engjelli punojne sebashku ne qarkun e tiranes.Kjo tregon qe ne zgjedhjet brenda rradheve te pd-s ka aneksime.Ne zgjedhjet per kryetare partie te pd-s te realizuara nje jave me pare ne kinemane e qytetit,gjate numerimit ndodhi nje sherr i pa pare.ku i thye kutia votimit dhe u grisen dhe fletet e votimit.Engjell Cara ishte ne avantazh te ngushte ndaj kandidatit tjeter Isa Sakja.I cili eshte nje figure e paster dhe e pa provuar ne kete parti,po na u thoshka se Isai qenka linja Jozefines dhe prandaj Luli ka perkrahur Engjellushin.Numerimi u nderpre nga kjo grindje masive.Me pas erdhe lajmi nga Tirana dmth nga Luli se e ka fituar Engjelli kete gare,edhe pse ishte akoma dhe gjysma e kutise pa numeruar.Epo te tallen antaret e pd-s nga lulushi dmth nga vete kryetari kjo eshte e pa tolerushme.Lulzim Basha eshte ai qe po e percan kete parti me manovrat qe ben,dhe duke vendosur njerezi qe nuk kan perkraje nga antarsia e pd-s.Dhe sidomos nga qytetaret e ktij qyteti.LULUSH GABIMIN GJEJE TEK VETJA,DHE TEK NJEREZIT QE ZGJEDH.lEJO ZGJEDHJE TE PASTRA DHE ATEHER PD-ja DO RIMEKEMBET.NUK RIMEKEMBET PD-ja ME NJEREZ LARAMAN DHE ME NJEREZ QE JAN TRASHUR NGA PUSHTETI MEPARSHEM.REFLEKTO SA SJE VONE.

  16. mirashi says:

    Kjo tregon se pd do te vazhdoje te jete parti kriminelesh e hajdutesh me kryekriminelet e kryehajdutet berisha basha topalli imami balliu keta qelbesira e kane vendin vetem ne hale

  17. Tradita says:

    Sa idioter jeni, po nuk ha askush ne Pd diversionet tuaja kaq te trasha. Kot lodheni asnje sherr nuk ka vetem diskutime demokratesh se nuk jane ushtere te bindur e skllever si ata te PP os endryshe te PS.

  18. Pijaneci says:

    Berisha merr pjesen e luanit. O PDiste, mos degjoni se ca thote Basha, se ai e ka barkun plot – shikojani faqet si mi ka. Shikoni veten tuaj se ketyre nuk u behet vone.

    Dhe nderkohe … hani kokat tuaja.

  19. iriru says:

    Sa keq ka perfunduar kjo gazete?Boll me genjeshtra kushdo qe eshte dhe jeton ne rrethet e permendura ne gazete ju thote se nuk ka manipulime, ka konkurence dhe kuptohet qe humbesi kandidat do te jete edhe i pakenaqur si cdo humbes tjtere qe nuk fiton kur garon per nje te drejte studimi, per nje vend pune, per nje note te mire e te tjera. Ne Shqiperi nuk ka kulture te pranimit te humbjes nga cdo lloj pale ne te gjithe fushat e nuk ka pse i fryn me kot zjarit kjo gazete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje