“Izraeli nderohet kur vizitohet nga përfaqësues të një vendi që jo vetëm shpëtoi të gjithë rezidentët hebrenj gjatë luftës, por ku pati me tepër hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para saj”.
Kështu deklaroi Kryetari i Parlamentit të Izraelit , Yuli Edelstein në pritjen dhe përshëndetjen zyrtare gjatë seancës plenare në Parlamentin e Izraelit “Knesset” për Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron.
Në fjalën e tij, Kryetari i Knesset, Yuli Edelstein u shpreh se “është kënaqësi t’ju mirëpres këtu në Knesset dhe jam i sigurt se lidhjet mes Izraelit dhe Shqipërisë do vijojnë të zhvillohen, duke shpresuar se gjatë kësaj vizite do të kontribuojmë së bashku për forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve”.
Gjatë vizitës në Knesset, Kryeparlamentari Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar vendosën edhe një kurorë me lule pranë monumentit të ushtarit të panjohur në hyrje të Knesset. Delegacioni parlamentar shqiptar zhvilloi një vizitë të veçantë në Muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem, në kujtim të viktimave të holokaustit, ku Meta ndezi flakën e pishtarit në Hollin e Kujtesës dhe vendosi një kurorë përkujtimore në emër të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se është nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentar shqiptar te priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit. Meta theksoi se Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehen krenarë për marrëdhëniet historike dhe miqësore mes tyre.
“Është një nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentar shqiptar të priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit dhe z. Edelstein dhe vërejmë me kënaqësi se marrëdhëniet tona kanë hyrë në një fazë me dinamike shkëmbimesh”, deklaroi Meta.
Kryeparlamentari theksoi se Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehen krenare për marrëdhëniet historike dhe miqësore mes tyre, duke kujtuar gjithashtu se sakrifica e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve që u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, është dëshmi e ndjenjave të veçanta të miqësisë që ekzistojnë mes dy popujve tanë, miqësi që ne shqiptarët e çmojmë.
Gjithashtu pas vizitës në Yad Vashem, Meta tha se duhen shumëfishuar përpjekjet e përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të dy rajoneve tona.
“Vizita e paharruar në Yad Vashem, në përkujtim të miliona viktimave të Luftës së Dytë Botërore, është një kujtesë e dhimbshme e krimit historik që shkaktoi ekstremizmi nazist dhe na detyron që t’i shumëfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të të dy rajoneve tona”, u shpreh ndër të tjera Kryetari i Kuvendit.
Smart move !
………!!!!!!!!!!
As andej dhe as kendej, as mish dhe as peshk, mbete nje
pike cuditese !!!!!!!! dhe as nje ndryshim nuk bere
perpare o fetari qe beson ne perralla.
mos ja ver re, eshte biseksual….
Halli eshte o izraelite qe ky njeri qe u ka ardhur aty nuk perfaqeson aspak bujarin e mikepritjen shqiptare ay vec vjen nga ai vend mikeprites dhe bujar por ne te vertet perfaqeson “Halldupizmin” 500 vjecar qe i ka sjell aq shume mundime ketij kombi
Kjo eshte shprehje e kultures se larte te popullit shqiptar per te cilen duhet te nderohet.Por nderimin me te madh populli shqiptar duhet ta kete nga “tourkofagos”sepse i ka ruajtur mamane.Nderim per popullin shqiptar.
Shqiperia duhet te marre shembull nga nje shtet mik dhe
demokratik si ISRAELI. Eshte i vetmi shtet ne orient
qe respekton te drejtat dhe lirite e njeriut.
NJE RESPEKT TE MADH PER POPULLIN E ISRAELIT
הצדעה לאנשי ישראל
Lerini pordhet e popullizmin,por na thuaj c’fare marreveshje nenshkrove konkretisht ne interesin tone.Nese nuk ka marrveshje,vizita juaj eshte nje fasade politike?jo eshte dhe me keq,vajtet per pushime me parate e taksa-paguesve?Me keq akoma vajtet per te mbyllur marreveshje milioneshe-mafioze ne demin tone?Vajtet tu shisnit dhe atyre ndonje cope det?Apo vajtet per te gjitha bashke? TE SHITUR.
absurdi me i madh,shqipetaret perfaqesohen nga delenxhiu me i madh qe kane pas ndonjehere ,kjo tregon shume gjera te cilat ti tjuash jane si puna peshtymes kur e hedh lart ,jo per te gjithe por ama per nje pjese shume te madhe???
E mo e se mbeti Israeli te nenshkruaje marreveshje me Meten. Ata qe kane pritur delegacionin tone jane politikane te dores se dyte e te trete. Me i rendesishmi eshte folesi i parlamentit qe ne cdo 10 vete 9 nuk e njohin. Me sa kuptoj une Meta e ka bere ndonje gabim ne llogaritjet e tij. Dikujt ja prishur rehatin,se per te bere keq o vlla te ben kushdo dhe jo me ata qe jane te perzgjedhur nga vendi i zotit. Reflekto o Ilir djali,mos u prish me mikun.
Meta asht kryetar parlamenti, ashtu si edhe kolegu i vet “Guri i çmuem” ose Edelstein. Asht kene takim kolegesh e aspak i dore se dyte apo te trete si shprehet “Patrioti”. Ca prite, o trim, me dale Presidenti apo Kryeminstri i nji vendi tjeter me prite nji kryetar te thjeshte parlamenti(perkthé polic rendi ne parlament)?
Keta shkerdhatat ngelen duke harxhuar parate tona dhe bredhin si ato kurvat, nderkohe qe njerezit jane zhytur ne varferi dhe kemi pagat me te uleta ne Europe. As Saliu nuk bridhte hu me hu si po bejne keta te shkerdhatokracise made in Albania. Rregulloni ekonomine dhe vendin dhe lereni hazatlleqet dhe show- it diplomatike.