Ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogerin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë më 25 Korrik. Kjo u bë e ditur nga Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani, i cili paraqiti prioritetet e Presidencës italiane të Bashkimit Europian. Gaiani konfirmoi edhe njëherë se Italia do të mbështesë politikën e zgjerimit duke shtuar se prioritet do të jetë edhe nxitja e projekteve për punësimin. Sipas tij, Italia do të punojë për ndërtimin e një Evrope të bazuar në parimet e një ekonomie të qëndrueshme.
“Unë jam shumë i lumtur që presidenca italiane fillon me një ogur të mirë, statusi kandidat për Shqipërinë. E kam thënë disa herë se është një vendim i meritur. Ne do t’i japim rëndësi tëë veçantë kësaj politike. Unë parapëlqej ta quaj plotësim të kontinentit, futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ne do të ndërmarrim çdo akt diplomatik për të ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në në rrugën europian, sigurisht kur të jenë përmbushur kushtet e kërkuar”, tha Gaiani.
Po kur do të hapen negociatat? Ambasadori Gaiani përgjigjet “Është një rrugëtim i gjatë që kërkon një sërë reformash që do ta ndihmojnë në radhë të parë vendin.. ”
Për përfaqësuesin e delegacionit të BE-së Clive Rumbold hapja e negociatave varet nga realizimi i 5 prioriteteve dhe kujton se do të jetë Këshilli i Ministrave të Jashtëm i BE-së i cili do të vendosë dhe vulën
“5 prioritetet kyçe kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi. Këto janë rekomandimet që vijnë nga KE dhe është në Këshill. Axhenda është shumë e qartë hapi tjetër është dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave por është pikërisht”, tha Rumbold.
Shyqyr qe iken ata pisat Greke nga Presidenca e rradhes.
Italia na do me shume, dhe pa hile ne Shqiptareve.
DHe ligjin e luftes qe GREKET thone me llafe nga mengjezi ne darke se e kane hequr, ne parlamentin e tyre nuk e kane shtruar si problem e kemi peshqesh nga lufta ITALO-GREKE, besoj se politikanet tane do ja kujtojne MOGERINIT.
Pilo Leshi
Ti merr vesh nga politika sa merr vesh gomari nga muzika. Italianet jane dhjeramane si greket, serbet dhe arabet.
Fjalet e bukura i kane per shqiptaret ndersa miliardat i investojne ne Serbi.
Kur jane kaq dashamires ndaj shqiptareve pse nuk i montojne FIAT-et ne Shqiperi por ne Serbi?
Pse pikerisht atje kur fuqia punetore eshte me e lire ne Shqiperi?
Hajde gamisu malaka.