Gjyqi ndaj Arben Frrokut/ Gjykata: Seancën tjetër shfaqen pamjet e krimit (VIDEO)

2 Korrik 2014, 10:53Sociale TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda, gjatë seancës gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka vendosur të shfaqen pamjet filmike të ngjarjes.  Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, bëhet fjalë për pamje të disa kamerave që kanë filmuar ngjarjen, të pashfaqura më parë. Gjykata pretendon se në këto pamje që do shfaqen në seancën e radhës, është filmuar e gjithë skena e vrasjes.

Ndërsa në lidhje me dëshminë e dëshmitarit okular Arben Ndoi, prokuroria ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur formën se si do merret në pyetje dëshmitari, i cilësuar si prova kyçe kundër biznesmenit Frroku.

“Nuk kemi vendosur si do pyesim dëshmitarin. Po shohim mundësinë e pyetjes me video- konferencë”, ka thënë prokurori.

Por deklarata e prokurorit ka sjellë reagimin e ashpër të biznesmenit Frroku, i cili u shpreh se ky dëshmitar duhet të ishte marrë i pari në pyetje, kur konsiderohet kaq i rëndësishëm për prokurorinë.

“Dëshmitari Arben Ndoi kërkon prokurë, kur duhet të merrej i pari në pyetje”, tha Frroku.

Frroku tha se po mbahet me të padrejtë në burg nga ajo që e cilësoi si banda në sistemin e drejtësisë.

Sipas Frrokut, në rrugë ka një bandë që vret biznesmenë, ndërsa në drejtësi ka një bandë që mban në burg kot njerëzit.

3 komente në “Gjyqi ndaj Arben Frrokut/ Gjykata: Seancën tjetër shfaqen pamjet e krimit (VIDEO)”

  1. hysen daja says:

    i forte ky beni.
    po pse nuk e sjellin mor aman ate trimin, si e ka emrin. arben ndoj
    mbase ka frike se ka marre leket dhe ka ikur
    a thua te jete i vertete
    http://dielli.al/lajme.php?id=68398&k=71

    1. Pilo Lala says:

      Le ta marri vesh mire ky Frroku!
      Nuk ka bir kurve qe shpeton, po pati vrare nje polic te SHTETIT!
      Ta dije mire edhe Prokurori, edhe Gjykatesi!
      Frroku po e pati vrare do shkoj ne burg, dhe atje Policet e tjere te Burgut ta trajtojne si ate hajdutin Cam ne Greqi qe vrau Gardianin.

  2. klidi says:

    ja per cilat pamje poflet frroku…http://goo.gl/4MZjzX

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje