Zgjedhjet në PD/ Basha: Vota e lirë, në themel të karrierës (VIDEO)

1 Korrik 2014, 10:09Sociale TEMA

Vota e lirë është në themel të karrierës dhe e bën Partinë Demokratike më të fortë. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të degës së kësaj partie në Fushë Krujë.

“Një vit pas rotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë por përkeqësim në çdo fushë duke nisur me xhepat dhe tavolinat e qytetarëve”, theksoi Basha.

Basha theksoi se PD-ja do të mbetet e lirë,  siç lindi dhe u rrit në stuhitë e përmbysjeve politike të viteve nëntëdhjetë, ajo do të vijë duke e zgjeruar vazhdimisht dimensionin e lirisë, pasi sipas liderit të demokratëve nuk ka rrugë tjetër për të shkuar përpara.

Vota e lirë ka qënë në themel të organizimit tonë që ditën e parë që kemi lindur. Dhe duke e përdorur athetë me përgjegjësi dhe me zgjuarsi, duke e bërë atë bazën e çdo vendimi sa i përket organizimit dhe karrierës në Partinë Demokratike, ne do të arrijmë ta bëjmë partinë më të fortë, më të konsoliduar, më të besueshme, më të respektuar si karshi qytetarëve ashtu edhe karshi partnerëve ndërkombëtare”, tha Basha.

Sot më shumë se kurrë, tha zoti Basha, qytetarët presin nga demokratët t’u rikthejë shpresën pasi nën qeverisjen e dyshes Rama-Meta vihet re veçse përkeqësim dhe pasiguri anembanë vendit.

“Në këto 10 muaj zhgënjimi të thellë popullor, me zullumet e dyshes Rama –Meta, ka patur dimensione të jashtëzakonshme. Mashtrimet, zullumet, përkeqësimet ndihen kudo. Një vit pas rrotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë por përkeqësim në çdo fushë duke nisur me xhepat dhe tavolinat e qytetarëve, duke vazhduar me perspektivën për të nesërmen, me sigurinë e jetës, me demokracinë në vend, përkeqësim në të gjitha fushat”, tha Basha.

9 komente në “Zgjedhjet në PD/ Basha: Vota e lirë, në themel të karrierës (VIDEO)”

  1. er says:

    Vota e lire ne themel te karrieres!!!!! kush ti shkruan fjalimet o i humbur???

    1. adrola says:

      Nje muabet ky kudo qe shkon dyshja , Rama- Meta ska se si ti genjenje edhe hajde shajme gjithmone qeverine keshtu do ta permiresoje partine demokratike.

    2. anja says:

      Keshtu sic e ka nis Basha duke share ne cdo qytet qeverine nuk e ngre partine demokratike e ul me shume ne syte e shqiptareve.

    3. ben says:

      Zhgenjim, pasiuri.. thote ne keto 10 muaj ka patur me shume progres sesa 8 vitet e qeverisjes suaj.

    4. lorina says:

      Nuk ben ky njeri per te rritur besimin te partia demokratike, keto qe thote as vete dhe as ata njerezit qe e rrethonje aty nuk i besojne.

    5. dorela says:

      Sdurohet ky Basha behet edhe me i padurueshem kur ben moralistin, thjesht nuk i shkon. E ka shendrruar Saliu si veten.

    6. selina says:

      Nuk do arrini qe te manipuloni popullin me keto brockulla e shpifje qe thua qytet me qytet. Kapitulloi njehere e mire koha e mashtrimit.

  2. doda says:

    Ca paradoksi kur flet per voten e lire personi qe ne karigen e Kryetarit te Bashkise dhe Kryetarit te PD eshte ulur nepermjet zgjedhjeve te vjedhura e votimeve te komanduara.

  3. sherifi says:

    doda;
    a more dod,do rrosh me shume i themi neve nga anet tona se kisha fix te njejtin mendim, tani mund ti shtoi vetem nje pyetje ketij bashes;
    Seriozisht e ke qe flete keshu,apo keshtu te thote sala?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje