FOTOT/ Mustafi e mbyll Botërorin, por Gjermania ka mbrojtësin... Neuer (VIDEO)

1 Korrik 2014, 10:00Sociale TEMA
FOTOT/ Mustafi e mbyll Botërorin, por Gjermania ka mbrojtësin... Neuer

Gjermania arriti një fitore me shumë mundim ndaj Algjerisë, duke shënuar dy gola në kohën shtesë, por duke pësuar një të tillë minutën e fundit të ndeshjes.

Tani gjermanët do përballen me Francën, që duket një detyrë akoma më e vështirë.

Ndërkohë, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi duket se e ka mbyllur Botërorin.

Ai e nisi ndeshjen për Gjermaninë në formacionin e parë, por doli nga fusha në minutën e ‘70-të.

Djali nga Gostivari ka lënduar muskujt e kofshës së majtë dhe nuk do aktivizohet në ndeshjet e mbetura.

Por ndërsa mediat flasin për faktin se katërshja e mbrojtjes gjermane ka probleme, duket se Gjermania e ka një mbrojtës të shkëlqyer.

Ai vlerësohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe me të drejtë.

Bëhet fjalë për Manuel Neuer, që bëri shumë ndërhyrje vendimtare, duke marrë rolin e një mbrojtësi.

Sipas statistikave, Neuer ka ndërhyrë plot 21 herë jashtë zonës së tij, nga 59 ndërhyrje në total.

Megjithatë, në minutën e 121-të edhe ai u thye.

6 komente në “FOTOT/ Mustafi e mbyll Botërorin, por Gjermania ka mbrojtësin… Neuer (VIDEO)”

  1. Florian says:

    i papame si lojtar.shume guxim.nga fansi i gjermanise.

    1. tifozi italian says:

      hahahahah..vetem goli i mungoi ?
      gjithesi un mendoj se me kete loje gjermania ka shume mundesi te shkoje ne finale…per faktin se e mban me kembe ne toke.
      se vite te tjera kur fitonin nga 4-0 fluturonin me pras..nje finale gjermani hollande do ishte super

  2. Kuq e zi says:

    Dje shpetoi Nojeri se Algjeria s’ka sulmues po me Francen po luajten si dje i hane nja 3 gola.

  3. frank says:

    Gjermania pasi fitoi me ekipin e dyte te algjerise do ndeshet me ekipin e pare te algjerise .

    1. emer says:

      Keshtu eshte kur kane kolonizuar gjysmen e botes, i shfrytezuan mire e mire, le ti mbajne si te barabarte tani. Pale kur bejne dhe si nacionaliste!

  4. Makarov says:

    si e kendonte himnin mustafai gjithe pasion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje