Pas dy javësh “luftë” me policinë, lazaratasit këtë fundjavë e pagëzuan me dasmën e dy studentëve të ekonomikut. Muzika e kënga e banorëve zuri vendin e krismave të armëve, që ishin kthyer në tmerr për gjithkënd.
Dy të rinjtë 22-vjeçarë nga Lazarati vendosën kurorën mbrëmjen e së shtunës në një dasmë e cila ashtu siç ishte parashikuar më parë, u mbajt në fshatin e tyre, raporton News 24.
Briselda Çela vendosi kurorën në Lazaratin e “pasluftës” dhe për të dita e djeshme dhe e sotmja janë të shënuara për vetë simbolikën e saj. Ndonëse ajo nuk ka pranuar as të fotografohet dhe as të intervistohet, i ati i saj, Gafuri, shprehet se dasma do të jetë e madhe dhe në të janë ftuar plot 200 veta.
“Dasma është gëzimi ynë dhe i vajzës që martojmë. Kjo na lumturon”, shprehet Gafurr Çela.
Dasma nisi që të enjten, sipas zakonit. Banesa mblodhi miqtë dhe të ftuarit, të cilët e gostitën vajzën sipas traditës, dikush me të holla dhe dikush tjetër me dhurata.
Te trashegohet cifti! Jete te lumtur!!
te trashegohen dasma pacin
te trashegohet
Urojme lazaratin te filloje nje jete ndryshe nga deri tani.
Gafuri eshte zotni burre, punetor, i ndershem, dhe dinjitoz.
Me behet qejfi qe ju bene femijte per t’e martuar.
E uroj me shpirt TE TRASHEGOHET CIFTI.