Zgjedhjet në PD/ Basha: Po korrigjojmë gabimet që na çuan në humbjen e 23 Qershorit (VIDEO)

27 Qershor 2014, 12:22Sociale TEMA

Rreth 600 anëtarë me të drejtë vote në degën e Partisë Demokratike në Elbasanzgjedhin sot drejtuesin e ri të kësaj partie. Në garën për postin e kryetarit të degës së PD-së kandidojnë  Aurel Bylykbashi, ish- deputet dhe Ilir Dervishi.

“Ngjarjet që po ndodhin sot brenda PD- së janë ngjarje jo vetëm partiake, por edhe publike, pikërisht sepse kjo është PD, që ka vulën madhore në zhvillimiet e këtyre 23 viteve”, tha kreu demokrat Lulzim Basha, i cili po ndjek vetë proceset e zgjedhjeve të drejtuesve të degëve të partisë më të madhe opozitare.

Basha u shpreh se “ne jemi partia tek e cila shqiptarët po varin shpresat e tyre dhe kjo duhet të na bëjë më të përgjegjshëm”.

“ Tek këto takime kemi vënë gishtin tek të metat dhe dështimet tona për të korrigjuar gabimin e 23 qershorit. Dhe me votë të lirë do të zgjedhim ekipet e drejtimit. Ne do të dimë të respektojmë dinjitetin e cdo shqiptari kur të jemi në pushtet. Do t’i kundërvihemi projektit ogurzi të kundërshtarit tonë, i cili promovon krimin dhe narkotrafikun”, theksoi  Basha.

Ndërkohë, sipas një njoftimi zyrtar nga PD, kreu demokrat Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Përmet dhe Mallakastër.

“Çdo shqiptar  e kupton sot se Rilindja ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim për t’u marrë votën qytetarëve”, tha Basha, ndërsa ka sjellë në vëmendje falimentimin e biznesit dhe papunësinë në rritje si kërcënim i madh për mirëqënien e qytetarëve.

 “’Rilindja’ e famshme  e Edi Ramës doli një fjalë boshe, rezultoi propagandë pa doganë, rezultoi  një tufë tollumbacesh që u shpuan një e nga një pikërisht sepse ishte një premtim bosh pa alternative, sepse nuk u bazua në një analizë konkrete, realiste të gjendjes së vendit, të mundësive të vendit dhe vizioneve për të shkuar përpara. Por u bazua kryekëput në mashtrimin për të marrë votën. Sot përkeqësimi ndjehet kudo. Sipërmarrja në nivel falimentimi në të gjithë vendin. Mijëra shqiptarë humbin vendet e tyre të punës, asnjë premisë për përmirësim”, tha Basha.

Sipas tij, zgjedhjet në PD, për vetë mënyrën qytetare që po zhvillohen, alternativat që po përcjellin kandidatët,  vendin e votës së lirë në themel të garës në parti dhe nivelin demokratik të riorganizimit të partisë, ka bërë që qytetarët ta ndjekin me dëshirë dhe shpresë për të nesërmen.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga drejtuesit e rinjtë partisë në çdo degë të hartojnë platformën e zhvillimit për zonat e tyre.

Çfarë tjetër është arsyeja jonë për të qënë këtu nëse nuk jemi në gjendje t’i ofrojmë një perspektivë zhvillimi qytetarëve ku gjithsecili prej tyre të shohë mundësinë dhe të besojë tek e nesërmja, të besojë se dinjiteti i tij dhe i saj nuk do të nëpërkëmbet, të besojë se ligji do të funksionojë i barabartë për të gjithë. Misioni i Shqipërisë europiane në çdo qelizë të saj, i standardit europian në çdo orë të jetës së çdo shqiptari kudo në vend, është misioni hyjnor i Partisë Demokratike”, tha Basha.

18 komente në “Zgjedhjet në PD/ Basha: Po korrigjojmë gabimet që na çuan në humbjen e 23 Qershorit (VIDEO)”

  1. elinor says:

    Ah ah ah, “po korrigjojme gabimet”, thote!
    Gabimi qe coi ne humbjen e zgjedhjeve te 23 Qershorit e ka emrin…..Sali B(u)risha!
    Gabimi qe do ju coi ne humbjen e zgjedhjeve te radhes tashme mban emrin e ketij qe “po korrigjon gabimet”!
    Nuk korrigjohet me shkarravitje — fillohet ne flete te re!

    1. Prec Ulaj says:

      Besoj qe per nja 20 vjet do i korrigjoni.
      Jeni tamam ne pozicionin qe duhet, vazhdoni Autokritiken, duke ja ngopur te tjereve mish-mashin qe krijuat per 23 vjet.
      Autokrika fillon me ekzekutimin e Kriminelit Berisha.

    2. Devolliu says:

      Ore po është në trrezi ky Lulushi? Po pse mo ka bërë ndonjëherë gabim Saliu i Viçidolit?
      Gabim ka bërë Populli, jo Saaliu.

  2. titi says:

    gabimi ne pd je vete ti o lulash

  3. Gezimi says:

    Se cfare gabimi po korrigjon ky injorant, nuk e di, por di te them se asgje nuk ka kuptuar, ose nuk don te kuptoje nga humbja katastrofike e 23 Qershorit! Kam mendimin se fjalet i ka nga efekti i droges se Lazaratit,e cila i a ka hequr dhe ato pak tru qe ka!

  4. dean says:

    E turpshme Iliri me Aurrelin, njeri debil tjetri rezil.U…………………….

  5. fresku says:

    O Luli,po kthehu more djale se nuk ka nevoje per alibi qe s’ke qene ne Tirane kur u vra Santo!Kthehu se ben vape e do te digjet fare marmita andej nga Elbasani!Hajde,vrasesit kane nevoje per lule te homazhet,kthehu,je kryetrar bashkie!(lulesh)Ajde se keni edhe ate koncertin per te bere!

  6. islam says:

    kur u be dhe ky te flase ne emer te popullit.

  7. islam says:

    keta kane qene ne pushtet per 24 vjet pse nuk i bene me pare apo genje dhe vidh,mire ja beri ajo gruaja ne universitet qe i tha ne mes te studenteve ti je nje vrases ,nje hajdut dhe erdhe te na sillesh si i ndershem ,dhe ja tha kur ishin ne pushtet.

  8. ? says:

    s’ke asgje per te thene per vrasjen a santos?!

  9. Albana says:

    hik mor se na neverite!
    mire qe i ngjan enver hoxhes por ke filluar i ngjan edhe hitlerit tek mein kampf!

    nga pamja se nga trimeria i rruan bishtin dmth!!

    palaco ordiner! del saliu dhe flet nga poltrona jote sa here i do qejfi kurse ti na flet per rregullim gabimesh!

  10. shpetimi says:

    Para 23 qershorit shfaqej i qeshur,pas saj i vrerosur i ngrysur sikur shikuesit ne ekrane televizive i kane borxhe per ti kthyer.Julutem kush eshte ky njeri nga cvend ka origjinen,pasi kam lexuar qe thot jam prej kosove.Prej kosove ka nje prind zedhenesja Vorbsi thone,Nje tjeter qe nuk shfaqet me mbiemrin e (Shkina) ndoshta prej domethenies (serbica)pretendon per kryetare te kryeqytetit.Keta duan ta kene mire me kosovaret?C’me kujtohet figura historike e osman Gazepit qe i bente lajka Mbretit Zog duke i kerkuar grada .C’merit ka ky njeri,pse keto privilegje duke i dhene poste nga me te lartat,pretendues per kryeminister.C’eshte ky i preferuar si IBRAHIM Pasha Pargaliu .Nuk dha llogari ne gjykata per akuzat per korrupsion ne rrugen e kombit etj akuza qe mbart mbi shpin.Ka marr votat e popullit te Tiranes dhe e ben punen nje tjeter.C’eshte ku njeri me shume shkalle lirie,a ka origjine nga e djathta ne se po do ta votoj dhe jo vetem une,por me para dua ta di vjen nga e majta apo e djathta dhe te shplahet para drejtesise prej akuzave.

  11. Anonimi says:

    Or TELLALLI i SRB , ju nuk keni gabuar , por keni bere faje te renda per 23 vjete, duke e katandisur kete vende ne nje varferi me te t’merreshme se ajo e periudhes se komunizmit , lejuat mafien te kapi shtetitin … mos kujtoni se na genjeni kur thoni se hoqet vizat e na futet ne NATO , se luftoni per fjalen e lire , voten e lire , ekonomine e tregut , levizjen e lire e tjera si keto , qe per ne te varferit keto gjera jane si enderra ne dielle … ne luftojme per buken e gojes ,kemi frike se mos na i rrembejne femijet dhe na i trafikojne , kalojme rruges me ankthin se mos na vrete ndonje plumbe qorre , …baballaret tane punuan nje jete te tere per te marre nje pension mizerje dhe kur ata semuren nuk kemi para te paguajme mjekun … nuk kemi guxim ti drejtohemi gjykatave per te zgjidhur hallet qe kemi , se e bete ligjin si maliqi e te tjrera si keto … punet ne kete vende nuk rregullohen ne qofte se nuk behet drejtesi … ishalla hallet qe kemi ne, ja u dergone zoti ne familjet tuaja … pafshit keq e ma keq or njerez zullumqar e tafmaqar …

  12. . says:

    ====================================================================

    SANTO
    Pse kunder veprimeve politike dhe parave qe bente me sekseret e tij, Berisha e vret ne aksidet me arme kete intelektual Tirons.

    OLDASHI
    Pse nuk pajtohej me veprimet politke dhe mos pajtim me drejtimin e PD-se, Sali Bisha e vret me aksident per vdekje kete intelektual qytetar.

    XHINDI
    Pse kundershtonte politikat dhe kercenimet e Berishes, e vret me arme ne prite para shtepise.

    TREBICKA
    Pse tregoi lidhjet mafioze te familjes me Gerdecin, Berisha e vret me aksident te qellimshem.

    TANI TOP-CHANNELIT
    Pse transmetonte gjithe mashtrimet dhe skenaret e Berishes, e vret me aksidet te qellimshem.

    ….. e shume e shume vrasje makabre te tjera te ketij krimineli verior.

    ===================================================================

  13. astrit says:

    Ky eshte bere me i neveritshem dhe se vete bastardi e krimineli Sali.

  14. Noli says:

    O Lul! Mos u bej torrollak, pjerdh Saliu ne zyren e SHQUPIT dhe ti del tek antarsia e PD dhe ben argumenta per sjelljet e Sales. Nuk ke fare pergjegjsine e kryetarit PD mbron fjalorin banal e vulgar te Sales ne parlament dhe nxjerr grupin e deputeteve nga parlamenti. Sala e mbaroi ciklin politik dhe te mban ty peng bashke me PD. Ku jane idete dhe qendrimet e PD si opozite politike? Dukesh si zedhenes i Sales. Duhet lider politik per ti dhene te ardhme opozites. Me figura te mbaruara si Noka, Ristani, Halimi, Bumci nuk japin optimizem.Ke ca kordinatore per zgjedhjet e PD shume te diskretituar. Cte duhet Fari Balliu, Malltezi,Kolici e disa keshilltare te Sales te konsumuar komplet. Bej ndonje gje andej nga bashkia e Tiranes se pavarsisht si je zgjedhur atje duket ne se ke aftesi per te drejtuar apo je bosh fare. Me fjalimet qe ben , qendrimet qe mban, njerzit qe flasin ne emer te PD deri tani nuk tregojne asgje se PD mund te ngrihet shpejt dhe aq me pak te rikthehet ne maxhorance.Jepi Luli se je vone. Neser do te kerkohet te largohesh ti se nuk je per kete pune.

  15. Po,Po says:

    Po iu shkon jeta vetem me dengla,demagogji e mashtrime.Gjithe jeten kini bere dhe vazhdoni te beni te kunderten e atyre qe thoni,por kurdohere ne perfitim tuaj personal e familjar dhe ne dem te shqiptareve.Mashtrimi eshte ngritur ne sistem dhe shitet krimi per ndershmeri.Rrace me te felliqur nuk kishte pare ky komb.

  16. Ela says:

    Po ik ore qurrash mos u qurravit gjithe diten ne TV se le nam,ju jeni nje parti fashiste dhe populli nuk ju sheh dot me sy,bej zgjedhje te reja dhe do shikosh sa vota do marresh!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje