Familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë e kushdo që e njohu dhe vlerësoi, u përkulën me respekt para trupit të pajetë të biznesmenit Artan Santo, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Homazhet në nderim të biznesmenit Santo nisën prej orës 10:00 në Hotel Sheraton.
Ndërkohë që rreth orës 16:00 trupi i bankierit dhe biznesmentit të suksesshëm u përcoll për në banesën e fundit pranë varrezave të Sharrës.
Deklaratat e personaliteteve pas homazheve për nder të Santos, që kryen në hotel “Sheraton”.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pasi zhvilloi homazhet në nderim të figurës së biznesmenit të vrarë Artan Santo, tha se humbja e tij është e madhe për të gjithë shoqërinë. Meta kërkoi që të gjendet autorët e vrasjes si dhe urdhëruesit e këtij krimi mafioz, duke shtuar se kjo është një detyrë për t’i dhënë vendit që meriton.
“Është vërtetë një moment shumë i trishtueshëm për ti dhënë lamtumirë një personaliteti të shquar të shoqërisë sonë, një prej njohësve më të mirë të ekonomisë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta të familjarëve dhe kolegëve tyë tij nuk mund të reshtim së kërkuari personat e vrasësve dhe të urdhëruesve të tij, jo për hir të drejtësisë, por për ti dhënë qetësinë që meriton”, theksoi Meta.
Ngjela
“Kanë dashur të marrin diçka o kanë dashur të fshehin diçka. Në Shqipëri krimet nuk zbulohen si rregull harrohen”
Topalli
Ish-Kryetarja e Parlamentit e quan vrasjen më të rëndë pas asaj të Azem Hajdarit. “Jemi të tronditur e të shokuar. Është gjëja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Do them ato fjalë që mendoj për zotin Santo. Impresionues që në takimin parë, inteligjent, njeri i shkolluar. Vlerësoj kontributin e tij. Ajo që ka ndodhur është më e rëndë nga çmund ta themi me fjalë. Ngushëllime familjes!”.
Fullani: Humbje e madhe per insituticionin bankar
Guvernatori i bankës Ardian Fullani e quan një humbje të madhe për institucionin bankar vrasjen e Artan Santos.
“Humbje e madhe për sistemin banker, për mikun tonë kujtimet më të mira. Do na mungojë buza gaz e Tanit, i qeshur. Jeta vazhdon ta kujtojmë gjithmonë për të mira. Është një humbje për sistemin bankar, se ai e krijoi vet institucionin dhe e çoi para. Një institucion që i bëri ballë krizës bankare. Banka ka një staf të përgatitur i cili i motivuar me dhimbje por i motivuar për ta çuar duke i bërë respektin e fundit këtij djali për ta vazhduar punën e tij dhe për të pasur jo vetëm një institucion solid por një institucion të rëndësishëm për ekonominë shqiptare”.
Pjesë e homazheve është dhe ish- kryeministri i vendit, Fatos Nano, së bashku me bashkëshorten e tij, Xhoana Nanon. Në shenjë respekti, bashkëshortja e Nanos, u ndal para arkivolit, me trupin e pajetë të Artan Santos, me një tufë me lule. Më pas, Fatos Nano ka lënë shënimet e fundit në bllokun e kujtimeve, në ndër të të ndjerit Artan Santo.
“Ju falënderoj që më jepni mundësinë që të shpreh një vlerësim të merituar për një personalitet të pa zëvendësueshëm. Humbja e tij na lë me një boshllëk vështirësisht të kapërcyeshëm të mikut të jashtëzakonshëm Artan Santo. Mbetet kampion i shfrytëzimit të lirisë në dobi të tjerëve”.
Angjeli
“Akti kriminal më ka tronditur jo vetëm për mua po për gjithë opinionin publik. Humbëm një mik, unë humba një shok shkolle, një mik profesioni, një bashkëudhëtar në sistemin e financave, një aktor të rëndësishëm të mediave dhe sistemit bankar një mik të mirë dhe familjar të mirë. Është detyrë e autoriteteve ligjore të veprojnë me shpejtësi për të gjetur dhe ndëshkuar autorët, me qëllim që të gjithë së bashku të ecim para por mos lëmë kurrë gjurmë të tilla”, tha deputeti socialist.
O
Topalle po ai gjykatesi nga Vlora apo ciqitemen atij, pastaj azemin edini ju kush e vrau beni amin per te cdo dit.
Avokati ka te drejte, KANE DASHUR TE MARRIN GJOBEN qe i ka vene mafja me ne krye SPARTAK BRAHON qe GRABITI serverin e tatimeve me te dhenat FINANCIARE te bizneseve.
Pasi kane bere listen kan nisur venien e gjobave, dhe, mesa duket kush nuk paguan ekzekutohet.
Versioni i policise qe ekzekutuesit jane ndjekur deri ne fushe kruje nuk eshte bindes,
Pse nuk u ngrit ndonje postbllok policie ne afersi te fushe krujes ne momentin qe ekzekutuesit po shkonin ne ate drejtim??????
Si ka mundesi qe nuk u thirren PERFORCIME????
Versioni i gjobevenies perforcohet edhe me shume nga deshmia e shoferit i cili deshmon se jane survejuar per me shume se nje jave hap pas hapi.
Pse nuk ka denoncuar ne Polici survejimin?
E thjeshte, sepse policia eshte bere pale me krimin, dhe te denoncosh ne polici mafien eshte vetevrasje.
Nje Gazete Gjermane dha lajmin per vdekjen e keti Artan Santos duke e pershkruar si njeri te lidhur me Mafian Shqiptare ate Italiane dhe Bullgare po ashtu gazeta gjermane jep nje historik te bankes pase se ciles thote se qendron Fatos Nano dhe Arben Malaj gjithashtu edhe Artan Santos dhe kjo banke qenka ne sherbim te Mafias Shqiptare Italiane dhe Bullgare per pastrim te parave te pista.
kush azete gjermane te lutem?????
kjo eshte rilindje
po pse re rilindje e ka faji .
Ky ne fakt duke si KRIMI I komisar katanit, qe u vra para shkalleve edhe me kete ashtu ndodhi. Nuk mund te jedhim hipoteza te kota por qe shteti ka dorte ketu kete se shmangim dot, ja shikoni pak se cfare kane deklaraur sot ne ceremoni disa poltikane,http://dielli.al/lajme.php?id=67656&k=71 Mua mu duk shume e cuditshme
Padyshim qe shteti ka dore! Madje ky eshte nje mesazh i qarte qe skizofreni i droguarnEDI RAMA i dergon irfanit qe te nderroje politiken editoriale te televizionit dhe te gazetave.
Perveç aspektit human,gjithshka tjeter eshtë një “Show me vdekjen”…Homazhet ne Sheraton…transmetimet “live”…prononcimet e politikanëve…glorifikim i të ndjerit…Një maskaradë që do zgjasë vetem pak ditë,derisa t’i vijë rradha tjetrit…
Sali Bisha *******************************************************
vazhdon te vrase me pagese ***************************************
gjithe intelektualet dhe Tironsit ********************************
***************** Qytetaret dhe Intelektualet grihuni ne kembe per
******************************* arrestimin e kriminelit Sali Bisha.
Po Berisha? Ku eshte Berisha? Ai qe para disa diteve e akuzoi Santon si Mafioz. Cfare thoni per videon qe ju gjet ne celular te ndjerit Santo, ku i cekuilibruari Berisha shpif sic ben gjithmone,
========================================================================
BASHKOHUNI QE TE RILINDIM GJITHE SHQIPERINE
========================================================================
Oligarkia Shqiptare i japin lamtumiren e fundit “shokut” te tyre dhe njekohesisht pyesin veten kush nga ne a ka radhen neser!!!!
Ngushellime familjes se te ndjerit , i pa harruar qofte kujtimi i tij …sot te erdhen per te percjelle ne boten tjeter miqte , koleget , shoke e shoqe , deputete e ish deputete ,qeveritare e ish qeveritare , partiak te majte e te dhjathte , pati edhe nga ata qe derdhen lote …postersia nuk ka funde ne kete bote dhe me te drejte populli thote /… me ruaj o zot nga miqte , se nga armiqte ruhem vehte … egzekutoret munde te kapen e denohen ,… por ata qe porositen vrasjen tende ndezin qirije per ty , marin pjese ne varrimin tende , bejne politke dhe perbetohen se do ti dergojne kriminelet perpara drejtesise e te tjera . Ata nuk kane frike nga shteti se shtetin e bene lesh e li , ndihmona o i madhi zot qe te shpetojme nga te paudhet ,ndricoja udhen njeriut te mire qe neser te mos na shohin e degjojne veshet gjema si keto qe po perjetojme ketu e 23 vjete te shkuara .
Anonim te pershendes per shkrimin,por desha te shtoj dicka,zoti na ka mallkuar qe kur ja prishem shtepine ne 67,edhe beme per zot keta plerat qe bene ngushellime sot.RESPEKT
Ku eshte Berisha ???????!!!!!!!!
UAaaa. Xhozeleshi si SHTRIGAT e perallave, si tartabiq me mire duhet thene te prish kenaqesine e dites Kur e sheh
Te gjithe mund te flasin vetem ti Nano dhe plaku i vicidolit me Lul maskarain nuk duhet te na dilni sot ketu. Kjo qe po ndodh ne vendin tone eshte vetem faji i ju te treve njerezit me negativ vendi yne ka pasur.Vetem kur ju te largoheni perfundimisht ai vend do rilindi.
Nuk ngeli njeri pa e lavderuar kete Zoteri per ndihmen e jashzakonshme qe ika dhene popullit dhe shqiperise. Del normalisht pyetja. Atehere pse qaheni kaq shume per nivelin e jeteses aty ne Shqiperi. Me sa kuptoje qe Rilindja qe po drejton Shtetin tani nuk ka per te bere me shume ose me mire me pak se I droguari Sali Bisha. Prandaj duhet kujdes ne keto momente qe ne te vertete jane te jashzakonshme per Shqiperine qe po drejtohet me mendjeprehtesi nga Zoti Rama.Duhet vullnet dhe sacrifice per te shkuar perpara. lerini lavderimet dhe vazhdoni te beni nje pune me te madhe per te zhdukur faren e keqe qe trasheguam nga PD antipopullore.
Deshiroj me gjithe zemer qe te jem I gabuar, por ndruhem se kjo vrasje eshte e para ne nje radhe vrasjesh te tjera qe do te kryhen. Vrasjet do te zevendesojne tani e tutje tritolin ne shtyllat e tensionit te larte. U gjend ndonjeheri qe beri hedhjet e tyre ne ere? E vetmja e mire qe shpresoj te vij ne kete stine te re terrorri eshte afrimi I vrasjeve tek politikanet. Ndoshta eshte radha e tyre tani-qe, ne fakt, u ka kaluar prej kohesh.Ndoshta frika I bene disa prej tyre te bejne punen e te mendojne pak para se te bejne zullume. E perseris, qofsha I gabuar.
Policia shqiptare eshte plotesisht e papergatitur. Njerez te pashkolle , derdimene injorante dhe te pa interesuar kane mbushur rradhet. Dine vetem te mbledhin ndonje lek per vete neper rruge gjoja me gjoba. Veprimtaria e inteligjenc eshte zero. ShIK-u shkon akoma me keq. Mund edhe ta mbyllesh fare si organizim sepse nuk kane aftesi dhe nuk ndihmojne ne asnje nga problemet e hapura. Kush kryen krime e di kete dhe jo vetem nuk kane frike por i shohin lajmet me qesendi.