Statusi, Barroso më 30 Qershor, vizitë në Tiranë/ Balla: Imediate reforma në drejtësi (VIDEO)

26 Qershor 2014, 09:18Sociale TEMA

Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të zhvillojë vizitën zyrtare në Tiranë më datën 30 Qershor. Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në nisjen e seancës parlamentare. Barroso do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të posaccme parlamentare. Gjatë seancës deputetë të mazhorancës kanë përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa kanë vënë theksin në nisjen e reformës së drejtësisë.

Reforma në sistemin e drejtësisë është imediate. Kështu u shpreh deputeti Taulant Balla në seancën parlamentare, ku mazhoranca përshëndeti marrjen e statusit të vendit kandidat, vendim që pritet të zyrtarizohet nesër nga Këshilli i Ministrave të BE. Me praninë në sallën e Kuvendit vetëm të 4 deputetëve të PDIU-së, parti opozitare, Balla i ka drejtuar një apel opozitës që të bashkëpunojë me mazhorancën përsa i takon reformave integruese.

Balla tha se marrja e statusit ka çuar në ndërhyrje imediate, në reformimin e sistemin e Drejtësisë.

“Marrja e statusit kandidat është e fundit mundësi që duhet të tolerohemi më, dhe duhet të ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë. Qeveria po ngre grupet e punës për realizimin e 5 prioriteteve dhe shpresojmë që në kohë rekord të kemi përfundimin e grupeve të punës. Ka një bashkëpunim të thellë mes Shqipërisë me vendet e tjera në rajon për uljen e numrit të azilkërkuesve, sikundër ka një bashkëpunim shumë efikas mes Policisë së Shtetit dhe policive të vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi Balla.

Në vijim ai shtoi se hapja e negociata është një proces që nuk mund ti vëmë datën, por ky do jetë i shpejtë. i rëndësishëm është dhe dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Nga dita e sotme, për qeverinë dhe Kuvendin, nisin përgjegjësitë shumë të mëdha në rrugën e integrimit. Statusi është vetëm fillimi i një faze të re, marrëdhënie afatgjatë. Na presin dy reforma të rëndësishme, siç janë reforma administrative territoriale, dhe ajo në drejtësi. Kjo do të jetë dhe sfida jonë e radhës. Do duhet të vazhdojmë me përgjegjësi, duke mbështetur 5 prioritetet. Këto 5 prioritet na duhet ti plotësojmë dhe na duhet kohë për implementimin e tyre. Qeveria ka një plan masash në kuadër të këtyre prioriteteve. Duhet të mbështesin policinë e Shtetit, e cila po fiton terrenin e humbur në përballje me krimin. Duhet të përgëzojmë kontributin dhënë nga çdo punonjës në policinë e shtetit, sish ishte operacioni në Lazarat. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe shqiptarëve që duan shtet, ia ngritën kokën këtij shteti”, theksoi Balla.

Në vijim, deputeti socialist theksoi se “statusi i vendit kandidat është mesazh politik i fuqishëm”.

“Arritja e statusit ishte një prioritet i qeverisë sonë. Sot nuk duhet të ketë të majtë e të djathtë që të zihen për statusin, për meritat. Sot duhet të ketë shqiptarë të bashkuar. Statusi i vendit kandidat është vetëm një marrëdhenie të re me Bashkimin Europian. Por tani statusi ka shtruar si detyre për të hapur një luftë frontale me  elementët kriminelë të drejtësisë. Ata nuk mund t’i fshihen më për përgjegjësitë që  kanë. Askush nuk na toleron do më dhe askush nuk do të tolerohet. Sensioni i ardhshëm duhet të fillojë më reformën në drejtësi”, theksoi Balla.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi kontributin dhe angazhimin e Qeverisë dhe opozitës në marrjen e statusit të vendit kandidat.

 “Dua të falenderoj sidomos Parlamentin Europian dhe të githa grupet parlamentare, si dhe parlamentet e të gjitha vendeve anëtare që kanë qënë në mbështetje. Dua të përshendes angazhimin e jashtëzakonsh[m te qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe kontributin e opozitës dhe të komisionit te integrimit”, u shpreh Meta.

“Statusi është i merituar. Vendimi është vlerësim për punën e Qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Kjo ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për njerëzit por edhe imazhin e Shqipërisë. Dua të falenderoj gjithashtu Kuvendin, i cili ka lënë më shumë hapësia opozitës. Unë besoj se Europa nuk mund të jetë më e sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Statusi është vetëm një stacion për të nisur rrugën e vështirë. Shpreh keqardhje per opozitën që është marrë peng nga persona të caktuar. Unë shpresoj që kolegët tanë të opozitës që kanë kontributet e tyre në këtë proces do të ngrihen mbi indivitët e do të bëhemi bashkë për t’a çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi të vendosur për të bërë reformat”, theksoi Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Arta Dade.

Vasili

Marrja e statusit kandidat është meritë e aleancës qeveritare, u shpreh gjatë seancës parlamentare, Kryetari i Grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ndërsa shtoi se Shqipëria ka ende punë për të kryer, dhe se duhet qeveria duhet të përvesh mëngët.

“Përshëndesim këtë rrugë që po merr Shqipëria, e cila ka një trajektore për BE. Në këtë moment, duhet të përmendim dhe meriton qeveria e re. Ky është një sinjal që duhet të përveshim mëngët, pasi kënaqja me të djeshmen dhe shkujdesja për të tashmen do ishte një gabim. Ky është një proces i komplikuar dhe se ka nevojë për reforma të shumanshme. Këto janë reforma që inspirojnë optimizëm. Duhet ti japim një sinjal Evropës se e kemi merituar dhe duhet tj’a tregojmë këtë, që më pas të hapen negociata.”, tha Vasili.

2 komente në “Statusi, Barroso më 30 Qershor, vizitë në Tiranë/ Balla: Imediate reforma në drejtësi (VIDEO)”

  1. toni says:

    Kur degjoj Petrit Vasilin qe flet per shtet e reforma ndiej nje keqardhje per Shqiperine dhe Shqiptaret. Une e njoh personalisht kete njeri te pangopur qe shiste vendet e punes tek koleget e vete dhe kishte nje shpertligesi te pashoq. Nuk dua te permend ketu tenderat qe shiteshin me shuma marramendese. Me keta politkane qe ka Shqiperia as qe behet fjale se do te kete te ardhme te larget se te afert jo e jo per Shqiptaret. E keqja eshte se jane 90-100% te korruptuar, pra te motivuar vetem per veten.E konsideroj veten me fat qe jam larguar dhe shpetuar nga kthetrat e nje sistemi qe nuk egziston ne asnje vend te botes.Shpresoj qe Edi Rama mund te beje ndonje gje te vogel, por jo gjithcka duhet sepse eshte duke udhetuar dhe punuar me persona qe vetem mina dine te bejne ne rrugen e gjate te berjes se shtetit modern. Duhen permbysje te medha dhe te thella qe mud te zgjasin me dekada dhe uroj qe te mos zgjasin pafund.

  2. Gezimi says:

    Zoti Balla, jeni te mirepritur ne se di i futeni sa me shpejt dhe me perkushtimin me te larte reformes thelbesore ne drejtesi! Nuk ka me kohe per te humbur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje