Skedohen aparatet celulare, gjobë 10 mijë lekë kush vonohet

24 Qershor 2014, 10:27Sociale TEMA

 Çdo aparat celular i cili përdoret për të komunikuar përmes kompanive mobile shqiptare do të skedohet në një regjistër kombëtar të dhënash. Skedimi është i detyrueshëm dhe do të bëhet përmes numrit IMEI, Identiteti Ndërkombëtar Stacionar Celular i Pajisjes (The International Mobile Station Equipment Identity), i cili është numri unik 15-shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare. Ky numër, zakonisht, gjendet i shtypur në çdo kuti paketuese, si dhe në brendësi të aparatit, poshtë vendit ku vendoset bateria ose gjenerohet automatikisht (*#06#).

Operatorët e telefonisë celulare ndërpresin ofrimin e shërbimit për çdo kartë të vendosur në një aparat, numri IMEI i të cilit rezulton në listën e zezë të Bazës së të Dhënave”, përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave.

Në rast se regjistrimi i numrit IMEI bëhet pasi aparati ka kaluar në listën e zezë të Bazës së të Dhënave, atëherë transferimi në listën e bardhë bëhet pasi zotëruesi i aparatit paguan tarifë shërbimi për regji-strim prej 1 000 (një mijë) lekësh. Brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, pranë Ministrisë së Financave fillon procedura e formatimit dhe ngritjes së Bazës së të Dhënave për numrat IMEI të aparateve celulare.

Vendimi i qeverisë përcakton gjithashtu që: “Në rast se numri IMEI i aparatit nuk ekziston në Bazën e të Dhënave, individi paguan një tarifë shërbimi prej 500 lekësh për regjistrimin e numrit IMEI”.

31 komente në “Skedohen aparatet celulare, gjobë 10 mijë lekë kush vonohet”

  1. Tarras Zhapkoqi says:

    Mire, por a eshte kjo nje eksperience edhe ne vendet e perendimit?

    1. Safo says:

      Po, eshte me ndryshim nga shqiperia qe kur mer numrin e telefonit nuk paguan asnje lek, ajo eshte detyre e komanise celulare per te regjistruar numrin ne kete system. Marrja e nje shume ekstra eshte nje vjedhje ordinere qe kompanite celulare u bejne shqiptareve.

      1. G says:

        Sa eshte perqindja e Ministrit?

      2. sit. back. and. relaks says:

        ZIPHONE TE LEJON TE NDRYSHOSH IMEI E CELULARIT. KA EDHE SOFTWARE TE TJERE PO KY ESHTE NJERI PREJ TYRE. TI MUND TA RREGJISTROSH ME IMEIN TEND ORIGJINAL DHE PASTAJ E NDRYSHON ATE NE 000000000 E BEN NULL DMTH DHE TE RRUAJNE LESHTE NEPERMJET IMEI. E KAM FJALEN QE AI QE DO TE BEJE KEQ KA PER TA BERE SIDO QE TE JETE DHE NGA KY RREGJISTRIM ATA QE E HANE JANE NJEREZIT TE CILET ZBATOJNE LIGJIN GJITHSESI DHE DUHET EDHE TE PAGUAJNE SA HERE QE NDRYSHOJNE CELULARIN. KY ESHTE DEBILIZEM ME SHKOLLE TE LARTE. UNE E KAM TE RREGJISTRUAR CELIN TIM NE ITALI DHE DUA TA PERDOR ME KARTE SHQIPTARE PER SA KOHE JAM ME PUSHIME. PSE DUHET TE PAGUAJ NJE TARIFE IDIOTE KUR UNE JAM RREGJISTRUAR NJE HERE NE ITALI. IMEI RREGJISTROHET DIREKT NGA KOMPANIA CELULARE DUKE BERE LIDHJEN ME KARTEN SIM E RRJEDHIMISHT EDHE ME PERSONIN QE KA ATE TELEFON. CA JANE KETO SHKENCA TEKNIKA DHE INOVACIONE IDIOTE? APO EDHE KETA SI SHOKU ENVER QE KUR THOSHTE AI VRIME TE TJERET E BENIN GROPE.

      3. Vili says:

        Kompanite celulare nuk kane lidhje me kete proces, mjaft te shohesh se ku eshte database, Ministria e Financave. 500 leke eshte tarifa e regjistrimit, por kur te paraqitesh me celularin e ri, vec IMEI do te kerkojne dhe faturen e blerjes, nese nuk e ke apo e ke blere jashte shtetit do nxirret cmimi i references dhe do paguash edhe 20% te vleres se cel TVSH. Te taksat dhe arka bosh e shtetit eshte halli dhe jo te database e IMEI. Dale dale pa kemi per ta pare ….

  2. halili says:

    vjedhje e ulet
    turp

  3. Qim Cani says:

    Kjo eshte nje vjedhje kolosale qe qeveria po i ben shqiptareve. Gjithe ky aksion behet per ate fjaline e fundit te ketij artikulli, pra per cdo numer IMEI te regjistruar qeveria merr 500 leke te reja, shumzim per sa telefona kane shqiptaret (qe seicili ka nga 2-3aparate … Llogaritni vjedhjen gjigande e plot stil qe Cani&co po bejne nepermjet ketij ligji super idiot.

  4. albaton says:

    Kjo nuk është në asnjë vend të botës. Me fjalë të thjeshta kjo quhet vvjedhje e legalizuar

    1. dardani says:

      eshte ne turqi, frike nga bombat

  5. argita_b says:

    Tani qe ne morem statusin, kete rruge per rregjistrimin e imei te aparateve celularte, duhet ta ndjeke e gjithe BE, me nje fjale e gjithe BE te marre eksperience per vjedhjet me te sofistikuara se si mund ti behet nje populli, BRAVO…..jemi shteti i pare qe e aplikojme kete dhe per kete duhet te na kene zili…

  6. Rik Balsha Sr. says:

    IDIOTËR MILENAHARITORË

    Injoranca nuk ka brire, por shfaqet me madheshtine e saj idiotore te tipit milenaharito-r, me e shpejte nga sa mund te adoperoje edhe nje superkompjuter ne Çikago, Tokio, Paris apo Bolonje te Italise.

    Kesaj gjetje te fundme te truthareve ediramiste, i parapriu nje tjeter edhe me e llahtareshme: ajo e rregjistrimit te çdo semundje apo infeksioni, qofte edhe pickim mushkonjash te Divjakes ne Rregjistrin Kombetar te Ministrise se Beqajt, nuk e beri as Hitleri nje gje te tille, po e ben me shume zell Edi Kristaq Rama.

    Quhet ne terma shoviniste e fashisto-naziste: seleksionim i rraces njerezore.
    Mbase do vllahu Edi Rama te krijoje rracen e re te te ardhurve ne token e shqiptareve, ALBVLLAHE te shekullit te njezetenjete!
    Gabon rende duke nenvleftesuar me perçmim rracen autoktone te shqiptareve: me kohe do e marre pergjigjen qe meriton!

    Asnje vend perendimor nuk ka realizuar nje tereperfshirje te kontrollit te shendetit te popujve perberes deri ne kete nivel ku pretendon te arrije albvllahu Edi Rama.

    I njejti mentalitet i semure manifestohet edhe ne kete ligj te ri mbi rregjistrimin e IMEI-it te celulareve: nuk e ben asnje vend ne bote, per te vetmen aresye se eshte i rregjistruar automatikisht nga serverat e kompanive telefonike, sa here behet ndezja, apo interceptimi i nje celulari te ndezur ne celat e antenave sinjal-marrese e dhenese.
    Sipas kesaj llogjike idiotore milenaharitore, nje e treta e shqiptareve qe ndodhen ne emigracion, po te hyjne ne Shqiperi, duhet te rregjistrojne IMEI-t e tyre, ashtu si edhe çdo i huaj qe desheron te vizitoje Shqiperine.
    Nuk i sherben as edhe luftes kunder krimit te organizuar, sepse eshte me se i mjaftueshem rregjistrimi i skedave telefonike.

    Keto tentativa per te ndertuar nje shtet policor ne sherbim te ALBVLLAHEVE te rinj, fale jo vetem injorances dhe mosnjohjes se teknologjive bashkekohore, por me shume megallomanise qe mbartin edhe pa u kanabisuar, te mbrujtur me madheshti ne universitetet plepore te mbire si kepurdha pas shiut ne fushat plehembledhese te qyteteve qe ishin, jane te destinuara te deshtojne se bashku me promovuesit e tyre albvllahore.

  7. Vlora says:

    Kjo nuk eshte e drejte. Kjo eshte nje takse ilegale dhe antikushtetuese. Dikush duhet ta coje ne gjykaten Kushtetuese kete.

  8. G says:

    Prisni, prisni. Nuk kenipare gje akoma.

  9. G says:

    Prisni, prisni. Nuk keni pare gje akoma.

  10. Alo''''' says:

    Futja pordhes,cfaredo te beje kompania Vodafone dhe AMC,qe fitimet ditore te dyjave bashke i kane rene nga 1.000.000 euro ne dite(deklarimet e VDF & AMC para 2 viteve)ne 650.000 euro ne dite,nqs shqipot nuk i rregjistrojne..???Shqiperia eshte nje vend eksperimental i New World Worder,sepse aktualisht dhe ne Europe pervec telefonave te rrinj qe shiten neper dyqane,asnje tlf tjeter nuk mund te rregjistrohet ashtu sic duan te vjedhin Shqipot…pse..???SEPSE…….ka me miliarda tlf te Klonuar dhe asnje tlf nuk ka garanci nga numri i famshem IMEI qe ai do te jete vetem i joti.
    Vjedhje te mbare…………!!!!!

  11. jdfjdhk says:

    Pse flisni budallalleqe? Regjistrimi behet vetem per aparatet qe nuk jane te regjistruar, dmth jane blere ne rruge, ose jane vjedhur, etj. Nese e ke blere celularin ne nje dyqan te rregullt do te thote qe ate e ka regjistruar vete dyqani apo kompania qe e ka futur ne Shqiperi ne menyre te ligjshme.
    pastaj ka 2 muaj kohe per tu bere falas regjistrimi. Mos prisni skadimin e afatit. Shkoni interesohuni prane kompanise celulare nese aparati yt eshte i regjistruar apo jo.

    1. Vlora says:

      Ky sistem eshte per te gjithe telefonat dhe per ata qe jane blere ne dyqan. Po te lexosh me kujdes, nuk ka rendesi se ku eshte blere telefoni, rendesi ka neqoftese IMEI i tij eshte i rregjistruar te ky sistem qe shpiken keta, i cili krijon nje databaze regjistrimi te IMEI-ve te cilet kane paguar 500-Lekshin.

    2. sit . back _and . relaks says:

      po nqs une bjel pas dy muajsh telefonin jashte shqiperie dhe e fus ketu si i bie? prape falas apo me leke? pfffff

  12. Memaljoti says:

    ja kjo eshte rilindja o shqiptar kete deshet tani mbajeni ju tha se do t’ua ulte taksat dhe tatimet tani shton te tjera nxjerr dhe marifete te tjera per te vjelur popullin .ta gezoni rilindjen e varferis o shqiptar

  13. Shoku N. Vjosa says:

    Mos u ankoni tani se vete e zgjodhet rilindjen…Paguani dhe mbylleni gojen ?

  14. NINI says:

    Numri IMEI del vetë në mënyrë automatike nga vetë kompania e celularëve. Thjesht klikojnë numrin e telefonit apo emrin e një personi që ju nevoitet dhe del Numri serik i kartelës, numri i telefonit dhe numri i IMEI. Qa logjike është kjo tash? Apo me marr lekë më shumë kot në emër të një procesi? Po hajt le të na jape ne Qeveria nga 300 Euro në muaj se ehde ne e kemi kryer një proces, i kemi dhënë votën. Pse nuk na lidh dhe ne nga një rrogë 300 euro, kemi kry një punë, kemi marrë pjesë në zgjedhje. Po ne që jetojmë jashtë kufijve të SHQIPËRISË, kur të vijmë në Tiranë duhet të blejmë aparat celular të ri për ta prëdorur veç për dy ditë pse kemi numrin AMC?

  15. Dr. John says:

    Po mire more hajdute qe vetem te gjeni menyra per te vjedhur dini. Po sikur une te vij nga amerika dhe te sjell me vete celularin tim si i bie. Duhet te paguaj 5 mije leke per ta perdorur ne shqiperi? Une mendoj se ai qe e ka propozuar kete ligj duhet te dorezoje celsat e te ndiqet penalisht si hajdut i deklaruar. Po pse ore per te vjedhur ata qe ju dhane voten e moret pushtetin ju? Lum ju per popullin qe keni. Mjere populli qe ju ka ju

  16. ENEA says:

    OK.TE GJITHE TE BOJKOTOJNE SHERBIMET CELULARE.ESHTE VENDIM ABSURD.

  17. selman says:

    Ne gjithe Ameriken e Veriut behet regjistrimi i nr. te tel (nepermjet skanimit). Eshte nje procedure normale qe shoqerohet me procedurat e foto identifikimit. Behuni te arsyeshem. Ku eshte e keqja, pervec te mires qe identifikohen keqebersit dhe njerzit qe shkelin ligjin. E ardhmja e tel cel eshte qe te kryhen sherbime si terheqje lekesh, pagesa etj me to. Si mund te mendohet qe tel te mos jene te verifikueshem?

    1. sit . back _and . relaks says:

      ai qe do ta beje te keqen ta ben. kjo eshte vetem per t embushur arken. kam blere une telefon ne amerike dhe nuk ma ka rregjistruar njeri e aq me pak rregjistrim me pagese. kjo quhet vjedhje diten per diell. shikoni nqs neser qeveria nuk nxjerr vendim per ndryshim te targave te makinave dhe te gjithe pronaret e makinave duhet te blejne targat e reja.

  18. Mondi says:

    Kjo eshte komplet nje budallik sepse kompanite e celularit e identifikojne direkt telefonin qe perdor cdokush. Karta Sim leshon dhe lexon edhe IMEI te aparatit celular dhe e ruan Imei e celularit ne databasen e kompanise. Meqenese simcards jan te regjistruara atehere edhe telefoni qe eshte aktiv me simcarden regjistrohet automatikisht. Kjo eshte nje super bllof, po cte besh, popull mjeran. Pse duhet te paguash leke per kte lloj sherbimi??? Se kuptoj.
    Cdo kompani celulare eshte e afte te lexoje automatikisht celularin qe jeni duke perdorur ne momentin qe ka sim card te regjistruar brenda. Dhe te gjithe IMEI qe ke perdorur me numrin tuaj, ruhen automatikisht ne databasen e kompanise se celulareve.

    1. Kjo eshte vjedhje me tender. says:

      Me sa duket eshte nje justifikim per te mbledh ca leke. Ashtu eshte, IMEI i cdo telefoni ne perdorom, raportohet automatikisht te serverat e kompanive celulare nepermjet kartes sim. Shumica e kartave sim jane te rregjistruara me emer dhe mbiemer, dhe dihet se kush e ka ne perdorim telefonin.

  19. Kjo eshte vjedhje me tender. says:

    E ka nje zgjidhje per kete. Mos e paguani 500-lekshin. Kur te vendosin gjoben 10000 lekshe, me mire jepjani nje avokati ato para dhe fitoni gjyqin. Eshte i jashteligjshem ky vendim, aq me teper qe eshte nje vendim ministrie dhe nuk eshte ligj. Gjithashtu eshte antikushtetues. Cdo njeri ka te drejte ligjore qe te kete aparate marrese dhe dhenese pa asnje lloj takse.

  20. selman says:

    kompanite celulare mund ta regjistrojne nr. por vendimi kerkon te regjistrohen ne nje regjister kombetar. Kompanite e cel. mund te jene shumekombeshe dhe mund te mos i binden ligjeve te Shqiperise (prokurorise apo dhe gjykatave etj) Siguria kombetare dhe ajo e qytetareve nuk mund te trajtohet si eshte trajtuar deri me tani……

    1. sit . back _and . relaks says:

      o bir selman i nenes, sic thashe ai qe do ta beje te keqen ta ben duke perdorur numer te nje vendi te huaj, pa e rregjistruar fare telin. perdor 2 karta italiane, greke gjermane serbe etj etj duke perdorur sherbimin roaming te cilin asnje shtet nuk mund tja refuzoje askujt i rregjistruar apo jo pasi shkel ligjet nderkombetare.

  21. largpamesi says:

    sipas meje jane disa arsye pse behet kjo:

    kompanive u kane mbetur sasi stok te medha nga mos shitja e celularve te tyre (kjo sepse i kane cmimet e kripura per kete shumica e te rinjve preferojne ti blejne online me qerek cmimi)

    arsye sigurie kombetare (por kjo bie poshte sepse nese do ishte keshtu nuk do vazhdonin te hapura kartat sim te paregjistruara)

    arsyeja tjeter eshte te behen ca para nga kjo sepse sikur sna shkon te jemi te paret e cdo gjeje te europe dhe bote kur akoma presim me orar ujin per te bere dush (minimalja e kushteve te jeteses)

    Ketu lind pyetja po nese me merzitet celulari im dhe ja fal ose shes nje shoku me cmim te arsyeshem si veprohet ?

    Nese ndermirret nje vendim i tille le te konsultohen dhe me vendet europjane meqe morem dhe statusin mos ta perdorin kete popullsi kavje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje