25% e maturantëve ngelin në matematikë/ Shamku: Ky është niveli real, i mbuluar për vite të tëra

23 Qershor 2014, 20:47Sociale TEMA

Në provimin e Maturës Shtetërore të matematikës kanë mbetur 10 mijë nxënës, nga 45 mijë maturantë që i janë nënshtruar provimit. Rezultatet përfundimtare kanë treguar se niveli real i nxënësve është i ulët në këtë lëndë.

Deputetja në Komisionin e Medias dhe Arsimit, Ledi Shamku tha se ky është niveli real i nxënësve, i cili është mbuluar për vite të tëra nga Ministria e Arsimit.

“Kemi 10 mijë mbetës, kemi rreth 2 mijë nxënës që morën 10 dhe vetëm 250 që morën kuotën maksimale prej 50 pikësh. Ishte një korrigjim shumë i sinqertë. Po ta vëreni, ky rezultat përputhet me atë të testeve ndërkombëtare si Piza”, deklaroi Shamku.

Shamku thekson se hyrja pa asnjë kriter në Fakultetin e Shkencave Ekzakte ka bërë që sot të kemi mësues të paaftë dhe të punësuar në mënyra klienteliste.

“Kemi tekste që nuk kuptohen më prej vitesh. Matematika është bërë e palexueshme dhe hermetike. Fakulteti i Shkencave Ekzakte është katandisur në pikë të hallit, që do të thotë se atje nuk shkojnë më të mirët dhe ne nuk kemi më mësues për këto lëndë. Së treti, është mënyra sesi janë punësuar mësuesit deri tani, jo sipas meritokracisë”, nënvizoi Shamku.

Matura Shtetërore po tregon nevojën emergjente për reformim, por edhe për rritjen e kritereve të pranimit të studentëve, si dhe të punësimit të mësuesve./TCH

33 komente në “25% e maturantëve ngelin në matematikë/ Shamku: Ky është niveli real, i mbuluar për vite të tëra”

  1. Jace says:

    Merruni me Lazaratin , se mire e keni. Punoni per syte e botes dhe harroni vendin tuaj. Punes me Lazaratin i behet dermani, behet rikonicion si ai qe ka filluar te behet ne kanionet e Skraparit dhe percaktohen vendet ku do te mbillet vitin e ardhshem. Por 10000 mbetesve ne matematike, si do t’ju veje halli? Kur nje vendi i perfundon arsimi ne kete fare feje, atehere ai eshte i destinuar te fshihet nga faqja e dheut. “Lazarati” i vertete dhe qe duhet t’na detyroje te veme kujen jane 10000 mbetesit ne matematike. Kjo eshte gjendja reale e kujdesit qe ne tregojme per femijet tane. Kjo duhet t’na preokupoje me shume se cdo gje.

    1. greqofagos says:

      po vete shamku sa e ka noten e matematikes ,apo cuan korigjueset per terror , qe te dilte ne pah puna e dobet e armikut te klases gjate viteve te shkuara , por i kan marre mallkimet e nenave dhe do i zere patjeter , ushtaret politike te arsimir bashke me baxhellen nora malaj qe tallen me djersen e tre viteve te studenteve ku futen ne teza dhe pyetje jashte programit si e si te tregonin qe ne qe erdhem jemi me te mire se ata qe hiken dhe kjo ne kurriz te studenteve qe investuan mundin e tyre per tre vjet ,kjo eshte shoqeria shqiptare ku njeriu ha njeriun perpara se te shpikej kapitalizmi ,por mallkimet do i zene plehrat intelktuale besnike te urdherave te partise

      1. Korabi says:

        Gjimnazistet e sotshem jane analfabete. Mjafton te shohesh se si shkruajne tere gabime qofte dhe ne rrjetet sociale. Eshte vertete turp ta mendosh, dhe ta krahasosh me brezat e para viteve ’90 kur nxenesit ne pjesen derrmuese shkruanin e lexonin pa gabime qe pas klases se dyte fillore. Nuk e kane fajin korregjuesit, por nxenesit, dhe fajin me te madh e ka shteti i ketyre 23 viteve te fundit qe nuk diti te ndalet ne degradimin e arsimit.

      2. Taulanti/Tirane says:

        Greqofagos,me ler te ta shpjegoj si ishte procesi.
        Nxenesit fletat e provimeve ishin me bar code dhe I conin ne nje rreth tjeter per te korigjuar.Korigjoheshin nga tre mesues qe nuk ishin bashke .Vihej nota perfundimtare dhe gjendej emri nga barcodi ne fund.
        Mesuesit jane po ata te kohes se Saliut.
        Mos t’ju vije keq nga e verteta dhe kur eshte e hidhur se ajo te con drejt korrigjimit …le te korrigjohemi …e shkuara nuk ka me rendesi,por te behet mesim per te ardhmen

      3. Vlora1912 says:

        Zoti me nick Grekofagos..

        Besoj se rezultatet jan reale, ne mos jane edhe me keq.
        Po te jap nje fakt te thjesht;

        Ne vitin akademik 2011-1012, ne Fakultetin e Mjeksise, sipas Dekanit te ketij Fakulteti, 65-75% e studenteve ishin ngeles ne shkencat ekzakte(matematik-fizik-kimi)!!!!!

        Dhe kjo ndodh ne fakultetin ku studjojne ajka e nxenesve shqiptar, ata qe kapin 6800-7000 pike..

        Pra, nuk eshte se ky testim i sivjeteshem paska qen tendecioz…edhe vjet aty e ke patur kete fakt, ne media, por ti dhe simotrat e tua, o grekofagos, nuk e kuptoni dot..

        Ju nuk i kuptoni dhe interpretoni dot faktet, edhe ato me te thjeshtat, sepse jeni analfabet funksional, si shumica e studenteve qe popullojne te ashtuquajturve Universitete Shqiptar

      4. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

        o greko lesh
        deri në ’95ën po të kërkoje të hyje në universitetet europiane,të kërkonin mesataren 7!sot ta kërkojnë mbi dhjetë,nuk kemi nota më të larta se dhe ato kishin për të ti kërkuar!!dje ai që nuk gjente vënd në universitetet shqiptare(mesatarja shumë e lartë)mbaronte pa problem universitet në zvicër itali e gjermani!!sot me 10 mesataren janë të rrallë ata që mbarojnë pa probleme universitetet jashtë!!
        nuk janë ushtarakë politik or debil por janë ata që po tregojnë se nuk është e mudur që një italian i trashë që nuk ka mundur të marrë dipllomën e pjekurisë 4 vjet rresht të jetë në gjëndje që në gjuhë të huaj,shqip,të japë 26 provime dhe ti kalojë shkëlqyeshëm!bile pa e ditur në egziston shqipëria,e jo më ta ketë shkelur me këmbë!
        kështu o grekolesh,për ty është ndoshta nder të mbash një dekoratë në qafë(dipllomë)pa e ditur se ku bëhet luftë,por për ne që e duam këtë vënd e duam real dhe jo të mbuluar me makiazh e të krimbur brënda!!
        boll më me fallsitete!!

    2. herta says:

      Ja pra kjo eshte ajo qe eshte denoncuar 8 vite rresht nga PS dhe shume te tjere ne lidhje me degjenerimin e sistemit arsimor dhe me propaganden e shpifur per shkelqimin e arsimit dhe studentat ekselent qe kishim ne shqiperi nga Sali bin risha. Duhen reforma te thella pasi nje vend pa arsim eshte 0.

      1. poli says:

        Duhet nderhyr se sben ne sistemin arsimor se me ato qe ka bere saliu qe dhe abetaren e ndryshoi eshte shkaterruar teresisht, si nga ana e stafit pedagogjik ku mesues jane militantet e flakt te PD e te partive te tjera dhe ata qe jane profesionist me te vertet jane lene teresisht ne hije dhe si nga ana e materialeve arsimore.

        1. teutoni says:

          Me kte sistem arsimor qe kemi ne nuk kemi gje ne vije, korrupsioni ka perfshire cdo hallke te tij ne keto 8 vite ashtu si dhe ne cdo institucion tjeter shteteror, duhet nje spastrim me i fort se ne lazarat dhe atehere do te quhej se po ndryshon dicka ne arsim, nje vend eshte shterp pa pasur nje brez te mirarsimuar dhe jo nje brez ku 1 e 4 nuk kalon nje test matematike.

          1. teuta says:

            Po nga kto 10 mij maturant qe ngelen kete vit ne testin e matematikes nja 500 a 600 cop do ishin sot ne shkolla si ekonomik apo administrim biznes nqs do ishte akoma saliu ne pushtet e per ca do ti bente gjith kto leshime vetem per vota. degjenerim.

  2. pjeshka says:

    KJo eshte e drejte, tani si do ja bejme qe ta zgjidhim??

    1. lini says:

      Po qe maturantet tone jane berrnut fare kte e dinim shume mire pavarsisht se hynin kryetaret e komunave e conin tezen e zgjidhur dhe u bente nami dhe fitonin fshatrat super shkolla se kishin maturantet me nivelin me te larte, nje pjese e te cileve as per te lexuar nuk lexonin rrjedhshem. Ky eshte realiteti??

  3. piro radoni says:

    realiteti ky eshte

  4. leshi says:

    Keta qe ngelen ne provim do vene te studjojne te “Kristali” dhe pas mbarimit te shkolles do punojne ne administraten shteterore

    1. Meri says:

      Jo vetem te kristali po edhe te uet edhe te te tjeret. Mbyllni shkollat private dhe kushtojini me shume venendje arsimit publik.

  5. qeshengjesh says:

    kur ne 45000 maturante ngelin 10000 nuk eshte 25%, por 22,2222%. keshtu thot ky qitapi im, meqe flasim per matematike

  6. Sali QENI says:

    Sa rezultate te shkelqyeshme? Shpresojme qe rezultati eshte real, une nuk besoj se nuk ka trukime.

  7. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim vleresimi sa me real te jete eshte mire per te rritur nivelin dhe devocionin e pedagogeve nxenesve dhe prinderve per pergatitje me te mire te nxenesve.Te me fale lexuesi per nje shembull konkret ketu ne Ameriken qindra vjecare demokratike. Mua po ashtu dhe nje ish nxenesi im na eshte dashur te japim nje provim 8 ore me rreth 25 % te pyetjeve nga lenda e matematikes te cilin e kemi kaluar dhe nga statistikat rreth 26% e gjithe inxhinjereve te dipllomuar ne te gjitha universitetet apo kolegjet e Amerikes e kalojne kete test I cili eshte I njejte ne te gjitha shtetet e Amerikes.Testi perseri pergatitet ne kete shkalle veshtiresie.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

    1. Nje shoku jot i fakultetit o Llaqke says:

      O Llaqkë, akoma po jep provime ne Amerike ti!!! Po çfare note ke marrë në matematikë ti o Llaqkë me profesorin e nderuar Qazim Turdiu ne vitet 1968-1969 dhe 1969 – 1970 ne fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit. Po ne Gjimnaz o Llaqke ne Bilisht çfare note ke marrë?! Leri komentet o Llaqkë dhe shko te pish ndonje gote raki se na ke shkrire fare kur ke deklaruar se nuk ke pire raki as ne dasmë!

      1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

        o shoku i llaqkës,
        ça të keqe ka që ska pirë raki??
        është mysyman i ndershën si ata të lazaratit!!
        ata që skishin mbjellë kanabis!!

  8. Toni says:

    Pavarësisht se jam i djathtë në ide dhe jo me SaleSerbin, disave që shkruajnë këtu jua ka fajin Edi Rama ;kaq pas bote jini, faji është i gjithi i Sali katundarit që e mbushi sistemin arsimor me injorantët e tij partiak, pa arsimin e duhur. U mbush Shqipëria me shkolla dhe Universitete private, që shesin notën me lek. Prandaj po smori masa qeveria këtë gjendje do kemi për fat të keq dhe në vitet në vazhdim.

  9. tourkofagos says:

    NORMALE,ne nje shtet islamik……….keto jane shenjat epara te shtetit bourdhelo qe pregatiti PD-ja islamike.
    doktore falco,profesore falco,inxinier falco,gjyqtare falco,politikane falco……..etj,etj.

    1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      kurse ti je origjinal,o turkosumë je bir kurve!!

  10. LUAN says:

    NUK ESHTE PER TU CUDITUR . NE E DIME FORT MIRE SE NXENESIT QENE MESUAR VETEM ME KOPJE . MESIMDHENIA KISHTE DEGRADUAR NE KURSE PER LEK DHE REZULTATET QENE FIKTIVE . KETE VIT QE U BE PAK ME NDRYSHE ,DOLI E VERTETA E NIVELIT REAL . ATA QE NUK MUND TE KALOJNE GJIMNAZIN DUHET TI DREJTOHEN ARSIMIT PROFESIONAL . NE ITALI VETEM 30 % E STUDENTEVE ARRIJNE TE DIPLOMOHEN NE UNIVERSITETE . ENVERI THOSHTE : GJITHE POPULLI USHTAR , SAL KATUNDARI THOSHTE , GJITHE POPULLI UNIVERSITAR .

  11. E verteta says:

    Po ne kohen e babe sales benin ne te njejten kohe shkollen e mesme dhe juridikun ose ekonomikun dhe punen e kishin te siguruar.

  12. fff says:

    Janë lëndët që janë idioteske.
    Jam munduar të ndihmoj vajzën time në kimi e fizikë dhe kam parë që janë 10 herë më të ngjeshura se çduhet. Asnjë koncept nuk transmetohet qartë. Konceptet kryesore, aro që të formojnë si njeri racional, kalojnë pa u vënë re.
    Ndryshoni tekstet shkollore se i keni si Talmudi apo Bibla që ska bir nëne ti kuptojë.
    Parimi i papërcaktueshmërisë – një nga parimet kryesorë të fizikës mekanike kuantike jepet në vit të dytë gjimnaz në një mësim të vetëm. Janë në terezi këta k… Kanari? Goca ime akoma sheh kartona ke bang bangu e këta me mekanikën kuantike.

  13. joel shkodra says:

    Nuk e di si ka qene niveli i pyetjeve te provimit, por nuk me duket ndonje hata e madhe se 25 perqind (bile jane 22 perqind) nuk dijne te zhvillojne keto pyetje. Gjithnje keshtu ka qene niveli i matematikes ne shkolla. Flas nga nje moshe rreth 70 vjeçare. Pavaresisht se kalonin pothuajse te gjithe(rrofshin edhe kopjet e ndihmat e mesuesve). Ndryshimi i madh me te kaluaren qendron ne faktin se atehere me te miret ne matematike shkonin (bile, me mire te themi – i dergonin edhe pa deshiren e tyre) ne Fakultetin e Shkencave te Natyres per matematike, fizike, kimi etj. Keshtuqe mesueset e matematike-fizikes dilnin te pergatitur. Tani ata me te miret nuk shkojne ne ate fakultet, por zgjedhin dege te tjera, keshtuqe ai fakultet detyrohet te marre edhe nivelin e dobet per te mos mbetur bosh. Kete si do ta zgjidhe z. Shamku?!

  14. pirdh-pirdh says:

    Nuk mund te rrinte pa folur kjo kukumjaçka.

  15. Petro says:

    E verteta apo genjeshtra e nje realiteti shfaqet subjektive ne vartesi te ngritjes apo uljes se stekes se vleresimit.Mos beni politike.Pjesa me e madhe e ketyre do te dilnin ne nje te ardhme te afert deputete me diploma juridiku.Mjere Shqiperia.Reformoni arsimin.Fakulteti i Matematikes dhe i Fizikes te Shkencat e Natyres eshte kthyer ne delen e zeze te maturanteve.S kane asnje interes per mesuesi kur nje mesues matematike paguhet njelloj me nje fiskulture.Jemi ne kapitalizem dhe jo ne rregjimin qe falimentoi.Jepini ate qe meriton atij fakulteti ne menyre qe maturantet mos te sulen ne juridik apo stomatologji.Po ata qe vendosin per keto probleme me siguri ose kane qene mbetes ne matematike ose kane kaluar me paterica.

  16. greqofagos says:

    edhe lindita nikolli ka qene guzhiniere perpara ,nuk do te thote qe nuk ka aftesi intelektuale, partia kujdeset qe kuadrot te ecin me frymen e saje

  17. shpetim says:

    Klasa politike shqiptare, per kete nje cerek shekulli eshte pergjegjese per rrenimin ekonomik,arsimor,social dhe kulturor qe i ka bere Shqiperise.

    Por te ndalemi vetem tek arsimi, dhe te fokusohemi tek mosha 25-30 vjecare e cila konsiderohet e ardhmja e shoqerise. Ky brez mori edukimin e tij arsimor tamam ne kete periudhe gati 25 vjecare, kur filloje tatepjeta e sistemit arsimor qe perfundoje me degradimin e shkolles ne Shqiperi.

    Pra llogjika te thote se nga keqedukimi arsimor, kjo pjese e shoqerise calon serizisht ne formimin e tij profesional,kulturor, etj. Dhe per kete mangesi keta nuk kane asnje faj.Pergjegjes per kete situate jane nje brez para tyre ose me sakte prinderit e tyre qe e sollen kete rrenim te arsimit dhe shkolles.

    Kjo e keqe eshte akoma me e madhe se sa kultivimi dhe trafikimi i bimeve narkotike ne disa zona rurale te vendit tone.Sepse kjo veprimtari kriminale mund te luftohet dhe eleminohet me masa te rrepta te Institucioneve perkatese.Dhe me nje pune te kujdeseshme ne pak vite kjo plage shoqerore mund te sherohet.

    Kurse keqedukimi arsimor i 30 vjecareve te sotem do te ndikoje ne shoqerine shqiptare per nje periudhe gati 40 vjecare, kur ata te kene arritur moshen e pensionit.

    Pra ky dem ndaj keti brezi,bere me dashjen dhe pa aftesine e politikbersve eshte krimi me i madh qe mund ti behet nje shoqerie.

  18. plaku tjeter says:

    KUDO NE SHQIPERI KETO VITE QE KALUAN MBOLLEN KETO QE PO KORREN SOT DHE PER SHUME VITE ME MBAS,LAZARAT,GERDEC ,21 JANAR ,1997,OTRANTO,NIVEL MINIMAL ARSIMIMI DHE MESIM DHENIE,KORUPSION ,DREJTESI ME PLEPA E SHKURRE,FIRMA PIRAMIDALE VJEDHJE E GRABITJE TE SHQIPTAREVE DHE PRONAVE TE TYRE NGA PUSHTETARET DHE TE AFERMIT E TYRE POLITIKE E FAMILJARE ETJ ETJ.
    DUHET QILIZME E THELLE PER TE SHKULUR CDO BAR TE LIG QE KA ZENE RRENJE DHE KJO DO PUNE E JO LLAFE.
    LUM KUSH TE RROJE QE TA SHOHE PERSERI ZONJE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje