Legjislacioni i punës/ Veliaj: Zbatimi, sfidë për Qeverinë

20 Qershor 2014, 12:46Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, tha se zbatimi i legjislacionit të punës mbetet një nga sfidat kryesore të Qeverisë.

Veliaj ishte i pranishëm në takimin rajonal të Inspektoratit të Punës nga vendet e Europës Juglindore.

Ministri Veliaj u shpreh se “nga njëra anë, përballemi me nevojën për të parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe pasojat e tyre negative. Nga ana tjetër, për të krijuar kushte të denja punësimi, marrëdhënie të drejta të punës, të cilat mund të kontribuojnë në motivimin, interesin e të punësuarve, rritjen e produktivitetit, efektivitetit dhe cilësisë së punës dhe më në fund, të konkurrencës së ndërmarrjeve”.

Ai shtoi se “siguria dhe shëndeti në punë është një kërkesë e panegociueshme e dinjitetit njerëzor dhe vlerës së jetës”.

Duke u ndalur në problematikat në punë, Veliaj vuri theksin se ajo që mbetet për të ndryshuar është sjellja e të punësuarve dhe të punëdhënësve dhe natyrisht, për të ndryshuar opinionin publik mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.

Ndërkohë, kreu i ISHP-së, Dritan Ylli, theksoi se lufta kundër informalitetit ngelet një nga shtyllat kryesore.

Ylli shtoi se nga muaji tetor e deri më tani, 2300 subjekte janë gjetur me shkelje.
“Kemi krijuar një klimë të mirë me biznesin. Lufta kundër informalitetit mbetet shtylla kryesore”, u shpreh Ylli.

Sipas tij, 6 subjekte ndërtimi janë pezulluar për siguri të ulët në punë, ndërkohë që janë regjistruar 55 aksidente në këtë sektor. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje