Aksioni në Lazarat/ Policia arreston 6 persona si autorë të sulmit me armë (VIDEO)

17 Qershor 2014, 09:11Sociale TEMA

Policia arreston 6 persona të dyshuar si autorë të sulmit me armë ndaj efektivave blu dhe një grup xhirimi të televizionit A1 Report në Lazarat.

Të arrestuar janë:

-Matjas Muhamet Bocia, vjeç 23, banues në Lazarat, Gjirokastër

-Florian Nexhip Shurdhi, vjeç 29, banues në Lazarat, Gjirokastër

-Juxhin Avdul Bocia, vjeç 19, banues në Gjirokastër

-Xhevahir Miftar Doçi, vjeç 29, banues në Dunavat, Gjirokastër

-Ali Mato Basha, vjeç 46, banues në Lazarat, Gjirokastër

-Emiljano Bejko Aliko, vjeç 31, banues në Lazarat, Gjirokastër

Ata u paraqitën në Komisariatin e Policisë Gjirokastër gjatë pasdites së djeshme.

Nga verifikimi i deklarimeve të tyre në polici, ku janë vërejtur mospërputhje dhe hetimeve të kryera nga policia, këta shtetas janë në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjesimin e tyre.

Po ashtu këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorët e sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, të cilëve u kanë marrë e dëmtuar dhe kamerat, telefonat, laptopi, si dhe të dëmtimit me armë të mjetit të këtij televizioni, mjet i cili më pas është djegur.

Gjithashtu rreth orës 08:30 të datës 16.06.2014, në lagjen Pllakë, si pasojë e të shtënave me armë që vinin nga fshati Lazarat, është dëmtuar nga një plumb rikoshet automjeti në pronësi të shtetasit D.Sh..

Personat dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “vjedhje” dhe “shkatërrim prone me zjarr”.

7 komente në “Aksioni në Lazarat/ Policia arreston 6 persona si autorë të sulmit me armë (VIDEO)”

  1. Drogaxhiu says:

    Paska gjithe ata Aliko ndermjet te dyshuarve dhe te arrestuarve,ç’e kane “krietarin” e komunes, Dashon?
    Po Dashon mo, kur do te ma therrisni per nje “bisede informative”?
    Ate Dasho qe me proteston kunder droges me “ustain” e vet, qe thote se nuk zgjidhet me lufte kjo pune pra qe ligji u zbatuaka du ke u puthur by… shkelesve te tij?
    Thuhet qe ndihmoi kriminelet te arratisen nen pretekstin e ndermjetesimit.
    Po qe se rezulton e vertete mbajeni ca kohe ne “fresk” se po fillon vapa, e le te marre prape rrugen e te vije te protestoje ne Tirane, pasi te kete dale q’andej.

    1. sandri says:

      Bravo Rama bravo Tahiri ! mos ndaloni deri sa ti kapni te gjith ate monstra !

  2. librazhdi says:

    Beteja kryesore do te jete ajo kunder “drejtesise” se berishes,e ndertuar posaçerisht e tille siç eshte, per te garantuar gjithe mbajtjen ne kembe te sistemit me sali berishen ne maje te piramides.BRAVO e madhe per punen qe po ben qeveria Rama,dhe per DINJITETIN qe po na kthen si popull.E perseris ,beteja kryesore do te jete ajo e pastrimit me themel te sistemit te drejtesise,sepse aty do te jete skuta e fundit e strehimit te gjithe minjve qe na kane pire gjakun deri me sot me sali berishen te parin.

  3. Gryka e Kacanikut says:

    Keta personat qe policia deklaron me buje se i ka arrestuar, ne fakt kane shkuar vullnetarisht ne polici pasi kane pare emrat e tyre ne listen e famshme me 27 emra te dyshuar te publikuar ne media. Policia per tu dukur qe po punon jo vetem i shpall si te arrestuar ne flagrance te oficeri rojes se komisariatit te Gjirokastres, por u ndryshon edhe ndonje germe te mbiemrit per tu dukur persona te tjere nga ata qe kane deklaruar ne media se po shkonin te dorezoheshin vullnetarisht. Majtaz Boci dhe Emiljano Aliko, kane shkuar fillimisht ne rajonin e Policise ne Rrogozhine, dhe me pas jane paraqitur serish ne Gjirokaster. Te shpallesh me buje arrestime ne flagrance te atyre qe te vijne dera komisariatit vetem policia jone i beka. Hyni ore ne Lazarat dhe kapeni Gaten qe i kane humbur vicat ne mal te Sopotit, Dashon, Adilin, Drinin, Jotin, se ata jane kokat, mos u merrni me fakira qe vijne te dera policise nga halli….

    1. Bekimi says:

      O Gryka,
      Edhe ftesa për paraqitje në polici është punë e rregullt organeve ligjzbatuese. Mosparaqitja shkakton sjelljen përdhunisht!!!!
      Dhe, paraqitja e tyre tregon se do kenë lehtësira. I parashikon ligji edhe këto.

    2. kengetari says:

      Eshte ashtu sic thote Gryka e Kacanikut.
      Ke vajtur per operacion llogarit ata qe kap ne operacion. Jo sulmi me arme ne Lazarat dhe arrestimi ne flagranca ne Rrogozhine.
      Ke byth ik e kap te parin Dasho Alikon se ai eshte “Dora e ngrohte” e krimineleve (por dhe mediatori i tyre dhe qarqeve te larta politike), kap Gaten, Adilin, Drinin, Jotin, etj. etj.

  4. Armand says:

    Sa shume surreter paska hidheruar ky aksion!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje