Thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimint në fushat e kujdesit shëndetësor dhe sistemeve sociale, sigurisë dhe cilësisë së prodhimit të ushqimeve, ekonomisë, mjedisit, kulturës dhe arsimit, ishin këto çështjet e trajtuara gjatë takimit që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zhvilluar me Presidenten e Rajonit të Umbrias, Catiuscia Marini, në Palazzo Donini, në qytetin e Peruxhias, Itali.
Sipas njoftimit zyrtar, në qëndër të takimit ishte diskutimi për fushat e bashkëpunimit të ndërsjelltë, në kuadër të “Memorandumit të Mirëkuptimit” që pritet të nënshkruhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe këtij Rajoni. Në takim, ishin të pranishëm edhe zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, si dhe Rektori i Universitetit të Peruxhias, Franco Moriconi e Rektori i Universitetit të Studimeve për të Huaj të Peruxhias, Giovanni Paciullo.Duke i uruar mirëseardhjen Ministrit Beqaj dhe delegacionit shqiptar, Presidentja Marini theksoi lidhjet “e forta dhe të lashta” që ekzistojnë ndërmjet Umbrias dhe Shqipërisë, dhe vuri në dukje “praninë e qenësishme të komunitetit shqiptar në këtë rajon, i cili pas emigrimit të madh të viteve ’90, ka arritur një shkallë të konsiderueshme të integrimit në Itali dhe veçanërisht, në Umbria.
Për këtë arsye, shtoi më tej Marini, Shqipëria është një partner i privilegjuar për ne dhe unë dua të ritheksoj rëndësinë që ka ecuria e këtij vendi në rrugën drejt marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ku brenda pak muajve të ardhshëm do të përjetojë afate shumë të rëndësishme të këtij procesi.
Ndërkohë, Presidentja shprehu kënaqësinë e veçantë për “Memorandumin e Bashkëpunimit”.
“Ne jemi shumë të kënaqur – tha ajo – për të ndërtuar së bashku një protokoll bashkëpunimin për çështjet e identifikuara në Memorandumin e Mirëkuptimit, dhe nisjen e një shkëmbim kuptimplotë të praktikave të mira, veçanërisht në fushat e shëndetit, mjedisit, por edhe të marrëdhënieve midis sistemeve tona ekonomike me referencë të veçantë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.
“Unë do të doja së pari të shprehja vlerësimin e qeverisë shqiptare, tha ndër të tjera në takim Ministri Beqaj – për mbështetjen që Italia po i jep vendit tim në procesin e marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndërsa lidhur me përmbajtjen e “Memorandumit”, Beqaj vuri në dukje se ndan plotësisht të njëjtin këndvështrim me mikpritësit, duke theksuar se “jam veçanërisht i kënaqur që vendi im, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do të ketë mundësinë për të përmirësuar më tej sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemit social në Shqipëri.”
Rektorët Moriconi dhe Paciullo theksuan faktin se, prej vitesh, të dy universitetet kanë pasur një numër të konsiderueshëm studentësh shqiptarë, duke vënë në dukje se mbeten “shumë të interesuar” për zhvillimin e nismave të mëtejshme për bashkëpunim ndërmjet Universitetit dhe institucioneve kryesore kulturore të Rajonit të Umbrias dhe Shqipërisë
Nje njeri qe seshte i zoti te zgjidh hallet e veta merret me te botes edhe politikanet tane, sjane te zote te zgjidhin problemet qe kane ne vendin e tyre dhe bredhin neper bote per te na futur ne BE. Jua them me bindje te plote se sa ndertuam komunizmin dhe hengrem me luge floriri per 50 vjete aq dhe do futemi ne Be. Demagogji, demagoooooooooooogjgjgjgjgjiiiii
Cfare jane keto idiotesira qe ben Ministri i Shendetesise? Marreveshjet lidhen ne mes shtetit shqiptar dhe atij italian dhe jo ndermejt shtetit shqiptar dhe nje province te Italise. Keto gafa administrative nuk duhet te lejohen, nese pretendojme qe te ndertojme nje shtet te rregullt.
Cilit i intereson ky “Memorandum i Mirekuptimit”? Te tilla marreveshje behen vetem ndermjet dy Institucioneve reciproke dhe jo ndermjet Instituticionit shteteror shqiptar dhe nje provincial te Italise. Kjo tregon per punen rrumpalle qe akoma behet ne Shqiperi.
Edhe permendja vend pa vend e Statusit te Kandidat, neper takime me te huaj, eshte nje idiotesi me vete, qe tregon nivelin e ulet te inteligjences se personit qe flet per kete pune.
Nese punohet ashtu sic duhet nga ana e qeverise, Statusi vjen vete dhe nuk ka nevoje qe te lutesh per kete.