“Këtë vit presim 100 mijë turistë në Sarandë”

14 Qershor 2014, 19:20Sociale TEMA

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe zv/ministri Gjon Radovani zhvilluan një inspektim dyditor në Sarandë, Ksamil, Nivicë (komuna Lukovë), Jale dhe Dhërmi për të parë nga afër gjendjen e pazheve, infrastruktures dhe shërbimeve të tjera që u ofrohen turistëve si dhe realizimin e projektit të Bankës Botërore ICZMCP (Projekti i Pastrimit dhe Menaxhimit te Zonave të Integruara Bregdetare) në Ksamil dhe Nivicë.

E shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë se Sarandës, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit inspektoi Portin e Sarandës, ku ajo u shpreh : “Ne duam të garantojmë pastërti, shërbime publike cilësore dhe më shumë plazhe publike për turistët në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave”.

Gjermeni i caktoi si detyrë Bashkisë së Sarandës, mirëmbajtjen e plazheve publike dhe vendosjen e shërbimeve publike.

Drejtori i Portit të Sarandës deklaroi se numri i turistëve në Sarandë pritet të rritet në 100.000 në 2014, krahasuar me 56000 që ishte në vitin 2013.

Znj.Gjermeni zhvilloi një takim edhe me të ngarkuarin me punë të Ambasadës Suedeze në Tiranë Patrick Svensson, me përfaqësues të operatorëve turistike “Apollo” dhe turistë suedezë që po qëndrojnë në Sarandë.

Këtë sezon veror nga Suedia parashikohet të qëndrojnë në Sarandë 1000 turistë suedezë, të cilët vijnë me avion çarter në Korfuz dhe më pas udhëtojnë me anije drejt Shqipërisë.

Gjatë inspektimit në terren në Ksamilu konstatua se deri tani ishin lidhur 13 kontrata qeraje nga 45 subjekte private të cilët kanë në përdorim stacionet e plazhit.

Inspektimi vazhdoi gjatë ditës së shtunë në Nivicë, Himarë, Jalë dhe Dhërmi.

16 komente në ““Këtë vit presim 100 mijë turistë në Sarandë””

  1. spetsnaz says:

    Nuk me vjen cudi, I ka bota 100.000 idoter qe shkojne si cjapi te kasapi ne Sarande a gjetke ketu tek ne. Madje mungesat dhe veshtiresite i quajne dhe aventure ?

  2. zambi says:

    Filluat propaganden turistike si berisha.
    Bravo, goxha rilindje.

    1. librazhdi says:

      PO, filluan te flasin e mbi te gjitha te veprojne per turizmin.POR ne ndryshim nga berishaxhinjte,filluan KONTROLLIN DHE PROMOVIMIN e BASHKEBISEDIMIN me te gjithe te interesuarit,pasi kane PASTRUAR me pare se te flasin ,pjesen derrmuese te bregdetit te ndotur edhe nga qeniet me bisht adhurues te salush berushit.Nuk jeni te afte per ASGJE ,perveçse te hani dhisni e ndotni çdo gje qe ju rrethon ,ndaj MBYLLNI HALETE(me dhembet e kalbura )e shikoni e mesoni si punohet .

  3. Skela says:

    100 mije turiste ne Sarande edhe sikur ti vini te flene ne trotuare, taraca dhe lulishte nuk eshte e mundur fizikisht te jete e vertete.
    Ministra idiote boll tentuat ta drogoni kete popull me gjuhen e shifrave mashtruese.
    Ti bej punen pa njerezit kane sy dhe shikojne vete kur eshte mire dhe kur eshte keq.

    1. Shen Vasili says:

      ”Keta dy-tre muaj duhet thene me sakt qe i bie 33,3 mije ne muaj,sdo kemi ku te hedhim kokren e molles”

  4. Ledi says:

    JO te gjithe njeheresh o Skela, gjate gjithe beharit. hajde tung.

    1. te hengert lopa says:

      Behari ne Sarande eshte si ai vrapi i gomarit, fillon vone e mbaron shpejt dhe ta ben by… cope.
      Mesatarja e 3 muajve ne SR 50 000 turista, qe skane ku te parkojne makinat.Nuk besoj se do te gezohen shume sarandiotet apo turistat qe do te vijne kete vit nqs do te ishte e vertete.

  5. shhhhh says:

    Ooooou po Sr s’ka ujë rrubineta

  6. Drejtesi says:

    Po Kakomen e inspektoi ? Apo kishte porosi nga baronet e droges ,qe Kakomen e kane si piken kryesore te trafikimit ,per te mos e zene ne goje.Kryeministri deklaroi para pak ditesh se plazhet jane te popullit.Kakomeja pse duhet te jete e trafikanteve ? Harrova ! Edhe trafikantet popull jane ,popull me pushtet .

  7. fgo says:

    Deri te sapuni pr djath edhe shkojme. Po 100.000 turiste??? Nahhh

  8. Italia says:

    Shume pak, ka thene ministri qe do vijne 3,5 milion turiste ne Shqiperi kete vit ?

  9. Rezi says:

    Ndoshta shifra permban edhe Butrintin. Atje vene turiste ditor, dhe shifra e 100 mije turisteve behet pa problem…

  10. Deda says:

    Kjo eshte thjesht Rilesh dhe jo rilindje, demagogji, hajduteri…

  11. babo says:

    Plasi kallashi ne plazh te Durresit, kur e ka radhen Vlora e Saranda ?
    Ata qe e kane mendjen ne koke e qe i dhimset lekura shkojne diku jashte Shqiperise, cdo vere plas lufta ne plazhet tona.

  12. kushtrimi ks says:

    Sarandes apo vlores i duhet patjeter nje aeroport qe lidh kryeqendrat europiane. Do te kishte rritje turizmi ne vitet qe pasojne duke shmangur rrugen e gjate nga tirana. Investim qe ia vlen.

  13. tony says:

    Hahahahaha…!!!!!!
    Kam qene nje fans i rreullt i sarandes,, dhe nuk kam shkuar vite te tera ne asnje vend tjeter…!!!!
    Por ,me kalimin e viteve kam vene re nje fenomen thelbesor , i cili e ben nje vend turistik te veçohet nga ofertat e tjera qe ka ne treg , ose te fundoset ne pafundesine dhe ne rendomtesine e mijra vendeve dhe resorteve qe ka ne Adriatik dhe Jon , nga te dyja krahet e tij .
    Hotelerite dhe sherbimet publike ne Sarande dhe rrethina , kujtojne se mund te rezistojne ne tregun turistik vetem duke asfaltuar nje rruge , dhe duke pasur nje disco-club afer tyre…!!!!
    Dhe vetem me kaq mendohet se do te mund te ecet perpara dhe mendohet se mund te rrotullosh viden e çmimeve gjitmone e me larte..!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje