Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një hap në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore vendosjen e një linje falas për denoncimin e këtij lloj trafiku.
“Dua të jem shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, sepse vetëm kështu besoj tregojmë respekt për vuajtjet e patregueshme e të gjithë atyre që bien pafajësisht pre e rrjeteve kriminale të trafikimit, duke thënë se 23 qershori pati një mesazh shumë të qartë besoj unë edhe për prokurorinë, edhe për gjykatat. Fatkeqësisht, nuk na rezulton se ky mesazh ka shkuar me forcën e duhur dhe ka bërë punën e duhur dhe për të vënë në lëvizjen e duhur, qoftë Prokurorinë, qoftë pastaj Gjykatat.Nevoja për një ndryshim rrënjësor që kulmoi me 23 qershorin nuk ishte nevoja për të ndryshuar një qeveri dhe për ta zëvendësuar me një qeveri tjetër, një parti me një parti tjetër, dhe ca njerëz me ca të tjerë, po ishte nevoja për të ndryshuar drejtimin e vendit dhe për të ndryshuar shumëçka në këtë vend, që po shkonte keq e më keq”, tha Rama.
Por, ai shtoi se nëse ka diçka që ende nuk po jep asnjë shenjë bindëse se po ndryshon, është drejtësia.
“Jemi të gjithë të vetëdijshëm për këtë. Janë edhe më të vetëdijshëm se ne, nganjëherë, miqtë e partnerët tanë. Nuk ka asnjë shans që ne t’i lëmë Shqipërisë së gjeneratës tjetër, një vend më të denjë, nëse nuk i lëmë edhe një sistem drejtësie të denjë për një vend që është në mes të Europës dhe që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, me të drejta të plota”, theksoi ai.
Duke e cilësuar një problem kompleks, Rama u shpreh se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi ata që janë brenda gjithë strukturës së pushtetit të pavarur gjyqësor.
“Por, e kam thënë dhe dua ta përsëris që ne nuk kemi mandat as për të mbyllur sytë, as për të ngritur duart përpjetë. Ne as do t’i mbyllim sytë dhe as do t’i ngremë duart përpjetë, duke parë se çfarë vazhdon të bëjë sistemi ynë i drejtësisë, duke parë sesi njerëz që marrin kurajën të vrasin ditën për diell, njerëz që marrin kurajën të ushtrojnë dhunë të patregueshme dhe të papranueshme për një vend në mes të Europës, në familje, ditën për diell, janë njerëz të arrestuar e të stërarrestuar dhe të liruar e të stërliruar nga gjykatat.Është fatkeqësi kombëtare që në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me kriminelë, me vrasës dhe me dhunues që nuk e kanë për herë të parë dhe që janë në gjendje të lirë dhe që disponojnë përsëri instrumente për të bërë dëm, deri në marrjen e jetës së njerëzve, vetëm për një arsye; Sepse kanë arritur të korruptojnë gjykatës, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, me misionin dhe me gjithë përpjekjen e përbashkët të shoqërisë dhe me nevojën e çdo familjeje për të pasur siguri për vajzat dhe për djemtë e vet.Kjo është përtej të gjitha mundësive për të duruar. Kjo është përtej të gjitha mundësive për të qëndruar në vend.Kjo është përtej të gjitha mundësive për t’u tkurrur apo për të mos u ngutur, për shkaqe që lidhen me teoritë kushtetuese dhe me teoritë juridike të pavarësisë”, u shpreh Kryeministri.
Në vijim ai shtoi se nuk mund që, nën ombrellën apo me flamurin e pavarësisë në dorë, këta gjykatës t’u marrin jetën njerëzve të pafajshëm.
“Janë bashkëfajtorë dhe janë bashkëvrasës, sa herë që një njeri i pafajshëm humbet jetën dhe sa herë që një vajzë trafikohet apo dhunohet nga trafikantë, që nuk e kanë për herë të parë dhe që janë aty thjesht dhe vetëm falë këtyre gjykatësve. E, ne nuk mund të rrimë dhe t’i shikojmë e të bëjmë thjesht e vetëm shpjegime, duke justifikuar pozicionin tonë, sa herë shohim që shifrat e kriminalitetit të ndikohen duke u rritur këtu dhe atje, gjatë një muaji apo gjatë një muaji tjetër, për shkak se këta kriminelë enden të lirë, me një pushtet që nuk ua ka dhënë e drejta e tyre si gjithë të tjerët për të qenë të lirë, por ua ka dhënë një gjykatës tërësisht i padrejtë dhe një gjykatë tërësisht e korruptuar dhe në bashkëpunim të plotë me krimin dhe me kriminelët”, tha Rama.
Referuar edhe situatës në Lazarat, Rama u shpreh se këta gjykatës e prokurorë përbëjnë Lazaratin real, prandaj ofensiva që pritet të nisë do zgjasë deri në normalitet. Këto deklarata Rama i bëri gjatë prezantimit të linjës falas 116, 006, “Raporto dhe Shpeto” si dhe aplikacionin ‘Raporto dhe Shpëto’ për denoncimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
“Është e kotë që ne të shohim gishtin, kur gishti tregon hënën. Ne mund të bëjmë konferenca sa të duam; ne mund të bëjmë aplikacione dixhitale sa të duam; ne mund të bëjmë të gjitha betejat që duam, me uniformat blu dhe me gjithë strukturat e tjera të pushtetit ekzekutiv; ne mund të bëjmë të gjitha ligjet në parlament, por ne duhet të bëjmë betejën që duhet dhe duan jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për ta shporrur këtë kastë gjykatësish dhe prokurorësh të korruptuar, që tallen dhe që pasurohen duke marrë jetë njerëzish, në bashkëpunim me kriminelët. Kjo është e vërteta! Kjo duhet thënë me zë gjithmonë e më të lartë. Ne, ju siguroj, që nuk po rrimë duarkryq, por po përgatitemi shumë mirë. Ofensiva do të fillojë dhe nuk do të ndalet deri kur në Shqipëri të vendoset normaliteti edhe në këtë pjesë, që është jashtë kontrollit të të gjithëve. Jam shumë i bindur se kanë të drejtë të gjithë ata që kërkojnë të vendoset rregulli, kudo, në çdo metër katror të territorit të vendit, se s’mund të ketë metër katror të territorit të vendit që të jetë jashtë ligjshmërisë në Shqipëri dhe këtu kam parasysh edhe Lazaratin. Por ka një Lazarat tjetër, shumë më të shtrirë në të gjithë territorin, me një pandëshkueshmëri që ia ka garantuar vetes dhe ky është Sistemi ynë i Drejtësisë. Ky është Lazarati real dhe Lazarati më i rrezikshëm, që kërcënon çdo ditë ekonominë, shoqërinë dhe jetën e njerëzve tanë. Njësoj siç është e domosdoshme që edhe Lazarati i vogël të vendoset nën rendin ligjor, është edhe më e domosdoshme që ky Lazarati i shtrirë nga të katër anët, që nuk mbjell kanabis, por mbjell pasiguri e terror duke bashkëpunuar, duke marrë para e duke lëshuar rrugëve, kriminelë që mezi kapen dhe mezi çohen përpara drejtësisë, të shpartallohet, të shkallmohet dhe të zmbrapset një herë e mirë nga ky vend, të cilin e ka marrë peng dhe që po i merr frymën”, u shpreh Kreu i Qeverisë.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, ndërsa Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion linjën falas 116006 për të denoncuar rastet e këtij lloj trafiku. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se kjo linjë është një përpjekje në luftën tonë kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
“Raporti i Komisionit Evropian vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në këto 8 muaj. Për herë të parë në vitin 2014 qeveria e re përcaktoi për qeniet e trafikuara një buxhet të vetin. Është përmirësuar koordinimi i strukturave të policisë dhe prokurorisë, ndërkohë me ndihmën e PAMECA është ngritur një strukturë kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një fokus i veçantë i është kushtuar përdorimit të territorit shqiptar si vend tranzit për të kaluar drejt vendeve perëndimore. Që prej 1 qershorit 2014 Ministria e Mirëqënies Sociale ka vendosur që ndihma ekonomike ti shkojë grave dhe jo kryefamiljarit. Pas thuajse 2 vjet pauze baza e të dhënave të trafikimit të qenieve njerëzore, është rivënë në punë. Vetëm gjatë vitit 2013 janë shënuar 43 raste për trafikimin e fëmijëve dhe 52 raste të personave të rritur”, tha ministri Tahiri.
Ministri i Brendshëm u shpreh se sot ne po përdorim teknologjinë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Duke folur lidhur me raportin e DASH, Tahiri tha se “ne besojmë me gjithë përpjekjet tona për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shpresojmë që raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, që do publikohet pas disa javësh ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve nën vëzhgim”.
Ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu vlerësoi angazhimin e Qeverisë për të luftuar këtë trafik që nuk janë vetëm statistika por njerëz të dëmtuar.
“Në këtë trafik nuk kemi vetëm statistika, por njerëz të dëmtuar. Është e qartë që kjo qeveri po ndërmerr hapa të rëndësishëm. Kjo qeveri e ka marrë me seriozitet dhe po bën përpjekje. Besojmë se përmes angazhimit të plotë nga ana e Kryeministrit Shqipëria do ia dalë mbanë. Veçanërisht ajo që ne presim të shohim është një bashkëpunim më i madh mes hetuesve, prokurorëve e qytetarëve në mënyrë që sa më shumë persona të mund të ndalohen e ndiqen penalisht për shkelje të ligjit”, theksoi diplomati amerikan.
He pra SHPORRI, ka 20 vjet qe po na tregoni te njejtat perralla…por NUK ke B.. as ti as njeri tjeter mor cun….
Edi shporri sa me shpejte ! tek ty i kemi shpresat !
Z.Rama ju do ta beni kte vend ! boll padrejtesive !
Bravo Edi, shuaje faren e keqe anti-komuniste!!
Liri vllazeri barazi nen memen e kuqe sllavo-komuniste!
E Korruptuara e pare eshte Fida Osmani, Nje monster Avokate Nje femer Mashkull ,Shkon me pushime jashte shtetit dhe ne shqiperi rroga ecen per kete Vampire,
bravo Zoti Rama vetem keshtu do rilindim !
Atyre ti do ti “rruash trapin” z.Rama! Se ata jane bere si organizate mafjoze,keta jane organizatoret dhe koka e krimit te vertete, jane te lidhur ngushte me njeri-tjetrin dhe kane kodikun e vete, kurse te fortet dhe kriminelet te cilet ti pretendon qe po i shpall lufte jane veglat dhe ciraket e ketyre.
Gjeja me e mire per ti eleminuar pervec “Revolucionit” dhe “Ringjalljes se Shenjetorit Enver” eshte ngritja e nje organizate qe ti eleminoje pa gjyqe. Sa per llafe te bukura jemi ngopur dhe nuk na bene me pershtypje se po te mbledhesh premtimet dhe zotimet e te gjithe kryeministrave bashke,qe nga 90’ta deri tani, i bie qe ne kete moment ne duhet te jetonim si ne parajse dhe te hanim me luge floriri “pervec Likes”. Kame edhe te tjera por nuk dua ta shfryje dufin ketu se jame edhe pa ngrene. Te fala te gjithe legenave qe kane qene dhe jane ne pushtet.
Po aman ore filloni,bjeruni kokes rruge tjeter s’ka.Keta gjyqtare e prokurore jane ber bllok per te n’a marre frymen!
Po zoti Rama, prandaj ju votuam, te vendosni drejtesi! Kjo do te thote, izolojini te korruptuarit dhe kopuket qe kane bere qejf keto 20 e ca vjet! Keshtu nuk vazhdohet me. Nuk kemi arste te vuajme nga docer te tille analfabete dhe te trashe qe dine vetem te vjedhin e te grabisin. Jeni te vonuar, por nganjehere me mire vone se kurre!
Aha, po prisni drejtesi nga nje psikopat si Edi Rama, e shof shume keq gjendjen… ?
Pastrimi i sistemit te drejtesise nga gjykatesit dhe prokuroret eshte nje pune e cila do e ndryshonte Shqiperine per mire. Problemi eshte se deri tani qeveria nuk ka prezantua asnje mase konkrete pervec fjaleve boshe.
Nje reformim i sistemit te drejtesise do merret mbeshtetjen e cdo qytetari te ndershem te ketij vendi.
E vetmja lufte per vendosjen e shtetit te se drejtes eshte zbatimi me perpikmeri i ligjit.prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar kane si strehe te tyre politiken.filloni me presidentindhe kld dhe do te shikoni sido te tronditet krimi ne drejtesi.beni kontrollin e te gjithe pasurise qe kane vene keta qe nga 1991 derine ditet e sotme duke ditur cfar rrogash kishin.te shikohen si jane dhene vendimet per ceshtje te ndryshme dhe si e permban ligji.ka shume rruge per te cuar ne skaner drejtesine.kush ka abuzuar ti merret pasuria dhe te shkoje ne burg.keto lloj gjykatesish dhe prokuroresh te vendosur nga politika jone e keqe , ka sjellur pasojat qe vuajme sot,ku falen kriminelet dhe trafikantet, ku nuk denohen qeveritaret dhe shteti kalon ne rrumpall.ed rama ke me vete mbare popullin dhe mbare bashkimin europian,bjeri se keqes dhe mos i le kusur.kush do te dale te flase pro krimit dihet qe eshte ai qe e kafavorizur deri tani.je ne rrugen qe kerkon populli dhe be.
al
E ke shume mire.E nese ka vullnet gjerat vihen ne vend.Sigurisht do pak kohe se sbehen tak fak.Por me Ilir Meten ca do behet?
Rama po thot ti shporrim dhe te filloje puna me konkretisht , deri dje nuk i sulmoi kush – sa femije e femra jan zhdukur !!!dhe ku ne nje vend kaq te vogel si ne – gjerat merren vesh jo se nuk njihen – po ata pleherat mbroheshin ne sistem.
Edi nuk ben dot gje, te dashur lexues sepse Edi Rama eshte per vete kokrre e kriminelit dhe mafjozit. Edi ka patur ne dore te jepte lejet e bashkise Tirane dhe te gjithe e pame se si e katandisi Tironen Edi, me keq se vendet arabike… si nje katrahuristan… me beton… duke i futur parate tek xhepi i miqve te vet (se llogarine e vet e mban te paster, per propagande!)
Madje eshte edhe me i rrezikshem sepse eshte edhe i luajtur mendsh.
E pare si e rrahu Adi Krasten? Po se ben KM i nje vendi ashtu, si adoleshent gjaknxehte? Ne qe i dhame voten Edit te Kristaqit menduam se ky ishte rritur, kishte lexuar pak fillozofi franceze… po ky hic. Akoma adoleshente qe rref njerzit; kushedi do e ket gjenetike. I ati firmoste denime me vdekje, ky rreh femrat, dhe gazetaret!
Sjellje barbare. Nuk kam me shpresa tek Edi Rama!
Me vjen keq Edi, se jemi edhe shoke bashke, por mi ke tradhetuar idealet!
filloe me shkelzenin gjykatesin tend qe meret me bisnes karburantesh. ne na prishe shtepite zenit i le karburantin. turp te keshe. hipokrite. e mos beje sikur nuk di gje se ne rrugen skele uji ftote del perhere ne kembe, duke dhene udhezime kete shembeni kete lereni. vetem miqte e tu jane pa shembur, nuk besohesh ne asnje llafe qe nxier nga goja. mashtrus ordinere.
Rama.Ti ke nje detyre historike PASTRO KOMBIN SHQIPETAR.Duhet ta besh sot sepse neser do te jete shume vone.
—————————————————————
Edhe arrestimin e “Trafikantit” Berisha
—————————————————————
ate pret Shqiperia dhe Europa.
—————————————————————
Bravo dhe urime,po sa me shpejt te jet e mundur se mzi po pret ky milet.
O popull injorant.po ckujtoni ju se Rama do drejtesi te pavarur?!!! hahahah, po keshtu nuk vjedh dot ne dogana, ne tatime , ne koncesione dhe kudo. Por per cfare erdhi Rama ne pushtet atehere?!!!!
Kjo eshte e gjitha nje farce per te krijuar pershtypjen se fajin se ka qeveria, por si gjithmone faji eshte tjeterkund.
Kerkon te zevendesoje ca gjykates te se djathtes me ca te tije qe te mbroje interesat e tij dhe te shpures se tij
Po te kishte drejtesi te pavarur atehere Rama, Meta, Berisha dhe Basha sot do te ishin pas hekurave. Si thoni Ju e duan vertet keta te kater nje drejtesi te pavarur?
Po pronat e Koco Kokedhimes a do ti prishesh qe po mbijne cdo dite si kerpullat pas shiut?
Po ku je me nur? Po dje qe na the se duhen dhjete vjet per reformen ne drejtesi?
Ti nuk ke bytheeee. Nuk je ai qe hiqesh. Reforma ne drejtesi behet brenda dy vjetesh. Fol me specialistet, por ti gjen ata qe te vijne mbas avazit.
Turp se ky popull te besoj. Ti nuk po vepron per asgje. Ke frike nga Likja.
Z.KM jepni nje shembull qe do luftoni korrupsionin ne gjyqsor.He pra se nje kallzim i bete Gjinit dhe asgje.Nje lume denoncimesh per gjyqtare te korruptuar dhe te gjitha ne kosh .Dite per dite publikohen vendime te gjyqsorit qe kane favorizuar trafikantet e kriminelet ne shkelje te hapur te lijit dhe prape asgje . Po he pra gjeni mekanizmin si luftohet se prandaj jeni ne krye te shtetit .Keni nje vit ne qeverisje dhe asnje gjyqtar i ndeshkuar asnje prokuror i ndeshkuar , vetem fjale.
Gjykatat tona jane vetem fars , vetem drejtei nuk behet ne to , perplasen hallexhinj me shpresen se do te zgjidhen dhe bien viktima te nje bande qe e ka kthyer drejtesine ne biznes .Me mire pa to se me to.
Ishalla o Edi ……………Ne te burgosurit e kemi vuajtur ne kurriz ..te gjithe padrejtesine ..e gjykatesve legena qe jane te lidhur koke e kembe me krimin …………….ne pa mundesi te japim shumen qe u duhet na rrasen brenda …Gjykatesit punojn eme dy standarte …gjykatesit punojne me dy porta …..me te akuzuarin dhe me akuzuesin …..nga rendon kandari me shume andej eshte drejtesia ….vazhdo shoku vazhdo mos u ndal edhe pse rruga eshte me gjemba e tela …jemi te bindur se do ti kapercesh ……………..Urime …dhe suksese .
KA NISUR GJENERATA E DYTE E GJYGJETAREVE,SI KUDO TRASHEGIMI GJYGJETARET KANE BIJET E TYRE PER GJYGJETARE,TE VENDOSET KUSHT QE DERI NE TRE BREZ TE MOS KETE TRASHEGIMI GJYGJETARESH TE PAKTEN PER 5O VITE NDRYSHE KRIMI DO TE JETE NE VAZHDIM.POSHTE DREJTESIA E KORRUPTUAR.