Mbi 500 ndërtime do të prishen pas sezonit veror

15 Qershor 2014, 17:38Sociale TEMA

Llogoraja është një nga Parqet Kombëtare e pushtuar nga ndërtimet e paligjshme. Mbi 16 objekte, lokale dhe hotele janë ndërtuar pa leje në këtë zonë të mbrojtur me ligj.

Por, masakra mjedisore është shtrirë nga veriu në jug të vendit. Ministria e Mjedisit dhe Policia Pyjore ne rrethe kanë evidentuar mbi 500 ndërtime në Parqe Kombëtare, Rezerva Natyrore dhe zona te shpallura nën mbrojte nga shteti shqiptar, raporton Vizion Plus.

Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi, tregon për Vizion Plus se dosja voluminoze me të gjitha shkeljet i është dërguar Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar.

Por, pavarësisht shkeljeve dhe masakrës së kryer në 230 hektarë sipërfaqe të mbrojtur me ligj, aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme do të zhvendoset në vjeshtë për shkak të sezonit turistik.

Ministria e Mjedisit nuk jep afate për kthimin në identitet të zonave të mbrojtura. Kjo për shkak të shkeljeve të kryera edhe nga vetë pushtetet lokale të cilat kanë dhëne leje ndërtimi brenda parqeve kombëtare. Për këtë çështje priten vendime qeverie për t’i hapur rrugë prishjeve të paligjshme në zonat e mbrojtura.

20 komente në “Mbi 500 ndërtime do të prishen pas sezonit veror”

  1. alkeo says:

    ka ndonje 30 vjecar rama ne qeverisje? Dhe per cudi te gjithe yjet i paska marre nga cunat dhe nipat e bllokut.

    1. ela says:

      gjeja me e mire,me serioze,me kombetare qe po bene qeveria eshte prishja e ndertimeve pa leje e me leje abuzive, kthimi i qyteteve e zonave publike ne normalitet qytetar,eshte kthyer vendi ne katrahur,jane tjetersuar qytetet nga nderimet alla fshatarce, jane ngushtuar rruget neper qytete e kthimi tyre ne normalitet eshte per tu pershendetur, por njekohesisht ne se duam ta luftojme realisht korrupsionin ne fushen e ndertimeve ne po presim qe shume kryetar bashkish te perballen me ligjin, e ne se nuk ndodh keshtu , do te thote qe behet nje zhurme kote per te mashtruar qytetaret.

    2. tim doka says:

      Shko mor pirdhu…
      Urime qeverise dhe pune te mbare…prishini te gjitha ndertimet pa leje…

      1. Miro says:

        Po te prishin edhe ato pa leje ne token e privatit, jo vetem ato ne token shteterore te uzurpuar se nuk jemi me ne komunizem. Jemi ne sistemin e prones private

  2. durresi says:

    Duhet te prishen keto ndertime pa leje ose me leje te paguara ,le te kushtoje ate qe te kushtoje. Edhe ne Durres pallati tek lulishtja 1 maj duhet te prishet nga thamelet dhe te ristrukturohet nga fillimi lagja romane qe kane groposur ose rrafshuar mafja. Durresi nuk eshte Durres pa detin dhe antikitetin e tij. Ndryshe keta kafshe nuk do te behen kurre njerez.

  3. salah says:

    durres është një Kathastrophe vetme penale në bregdet, zyrë postare, ku fshati i lashtë romak u shtruar përsipër nga Vangjush Dako, Ferdinand Xhaferrie, Klodian Papunaj, dhe banditë të tjerë Sokol Olldashi. Milion ton baltë në det nga kompanitë e ndërtimit mafia tashmë nga Lefter coca, ka shkatërruar bregdetin. Politikanët në Tiranë dhe Durrës, janë më të trashë si talebanët

    1. timi says:

      Shko mor pirdhu…
      Urime qeverise dhe pune te mbare…prishini te gjitha ndertimet pa leje…

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Ajo qe bie ne sy eshte prishja selektive e objekteve te ndertuara.
    Rruga e pa perfunduar Lin-Pogradec,eshte devijuar nga projekti per arsye koruptive,duke mbrojtur ndertimet me “leje” buze rruge.Ndertimet brenda ne liqen,dikujt i prishen,dikujt i quhen me “leje” !

  5. lul basha says:

    Sa injorant shqiptaret.vetem te jete keq komeshiu pa une le te mos jem mire..o idioter,po e dime qe nuk eshte se shkojne mire ato ndertimet,po e keni iden sa familje mbahen me ato.ku do i lene? rrugeve?te pangrene?te pashprese?ato ndertimet aty jane ne toka te tyre.pa leje!po!pa leje!por nderkohe do jetoj ky milet,nuk do pres menat nga qielli.nuk e kuptoni o njerez injorant se enderroni kot te ardhme europiane.rruga e shqiperise eshte e shenuar.shqiperia eshte nje kopje e vogel e turqise,duam apo nuk duam ne ta pranojme.ndaj lereni informalitetin,se si shtetet e europes jo per 10 e as per 100 vjet jo qe nuk behemi,por nuk na mjaftojne as 500 sa na mbajti turku.

    1. neda says:

      Shqiptaret z.Lul nuk jane injorant, shqiptaret duan shtet, duan rregull, duan te prishen ndertimet pa leje e me leje korruptive, duan te jetojne ne menyre te kulturuar, ne se dikush mendon se ka nderuar ne “token e tij” dhe ka te drejte te beje cfare te doje e ka gabim, toka ne cdo vend te botes eshte ne thelb shteterore, ti mund ta kesh titullin e pronesise por fakti qe ligji nuk te lejon te sillesh me te si te duash do te thote se ti mbi token ke te drejta te kufizuara dhe kjo eshte e qarte besoje per kedo, kudo toka jepet per te punuar e prodhuar ,e ketu po te kete shtet , ne se nuk e punon e prodhon, shteti duhet te te heqi titullin e pronesise e ta kaloje ne fondin publik, prandaj prishja e ndertimeve pa leje eshte nje veper e rendesishme e kesaj qeveria .Keto veprime na afrojne me europen ,per te jetuar si njerz e qytetar, por nuk mund te quhet qytetar nje qe ka bere nderime pa leje,prandaj dora e hekurt e shtetit duhet te ndihet kudo, duke mbajtur parasysh perspektiven dhe interesin e pergjithshem te bashkekombsave.Proceduren e miratimit per nje leje ndertimi shteti e pa bere publike, por nje person qe bene ndertim pa leje do te thote se nuk pyet per shetin, atehere dhe shteti nuk ka pse te mendohet dy here por duhet ta rrafshoje cdo ndertim te paligjshem te ndertuar nga “heronjete” e pas viteve 90.Shteti ka lindur si nevoje jetike nga shoqeria njerzore.

      1. lul basha says:

        kot lodhesh..ne shqiperi ndertohej pa leje per te fut koken e per te mbush barkun se nuk kishte shtet..ndaj nuk mund te shkojne sot e te ua u hedhin ne toke..
        pastaj te thash,mos pirdhni kot,se ne jemi informalitet krye e koke,e keshtu do shkoj kjo pune..duhet rrafshuar cdo gje qe te behet nga kreu..po kjo eshte e pamundur…te thash..turqi jemi.
        se te ishim si bota e perparuar nuk kishim arrit ketu.

  6. rama show says:

    Rama ben vetem show.krijon vetem imazh gjoja punon,por ne te vertete ca ka bere.asgje vetem ka prish 10 ndertesa dhe ka prish 200 tenda e kasolle dhe kete e reklamon sikur ka bere namin.ky dhe ne fb ngeli per cdo gje ben selfie si me qene adoleshent e jo kryeminister

  7. antikorrupsioni says:

    Duhen prishur jo 500 por 5000 me teper objektet [hotele-lokale-pallate] sidomos prane plazhit ato qe kane hyre ne brezin e reres,qe eshte parashikuar per te vendosur cadrat ,ku njerezit te kene hapsire per tu shtrire,e bere banjo dielli,aty ku mbaron rera , duhet te ruhet nje distance 80-100m bosh, pas kesaj duhen lejuar ndertime me planimetri,pra kush ka ndertuar mbi rere ti prishet objekti edhe po te jete 35 kate,dhe mbeturinat ndertimore duhen shfrytezuar ne mbushje gropash ne rruget e durresit dhe tiranes,pasi te jene copetuar- thermuar,dhe te jene bere te pershtatshme per mbushjen e gropave ne rruge, jo te hidhen ne shpate lumejsh, kjo eshte nje teknologji qe perdoret me sukses ne gjermani -france- dhe ne itali.

  8. Arberi dr says:

    Pse more zote prishen ndertesat te reja??
    Po shqiperia nuk esht si Kanadaja qe ka ndertesa te teperta boshe.
    E shqiparia ka njerz pa STREHIM???
    Nderto pa prish.Gjithkund ka abuzime por behen meremetime,korigjime.dhe jo RRAFSHIME
    Nuk e dine qeveritaret ne shqiperi qe treni ajroe(USA) lakon sipas drejtimit qe kan ndertesat vende vende kthehet 90 grade.
    Besojen esht shume e vretet.e vende ka ndertesa 4 katshe te vjetra karakatina e nuk prish askush ndertesa qe treni te hecin drejt-kjo shkurton rrugen dhe ternat hecin me shpejte.
    Esht s m u d j e me duket prish e mor rregullo.
    Hiqni dore askush nuk ju lavdron qe po prishni????
    Me kujtohet ceku i badhe
    gjithshak ne zero.
    Sa gabime u bene.

  9. Drini says:

    Kujdes me kuptimin e fjaleve: Fjala zhvendosje ka kuptimin ne hapesire dhe jo ne kohe. Ne shqip per kohe thuhet shtyhet per me vone, per vend, hapesire thuhet xhvendoset. nga vete fjala vendos xhvendos

  10. ert says:

    Ne Durres, ne fund te shetitores Taulantia, ndodhet Hotel Keshtjella i cili peshperitet te jete ndertuar pa leje. E megjithese i tille, ai eshte ndertuar ne respekt te ambjentit me nje lartesi 3 kateshe dhe me hapesira parkimi. Nderkohe vetem 20 m larg ketij hoteli jane ndertuar brenda ne uje ( eshte hedhur dhe’ ne bregdet ) tre pallate “me leje” te miut bashkiak Dako. Kur shikoj kete pamje me humb plotesisht shpresa per kete qytet. Ndertesat “pa leje” jane nje horror i vertete ndersa ajo pa leje eshte me e justifikuar. Cfare te thuash ne kete rast ?

  11. tan KAVAJA says:

    Avash se na kpute shpirtin o lul basha me kto qarje hallesh se kan pas e kan leke ato qe i kane shpenzu per te bo lokale e hotele pa kriter ,po mos kishin do hanin nje cap buke e basta .Ksaj kategorie njerezish i pelqen hamullia ne cdo sistem ,nuk mund te vish dot ti nje njeri pa shije dhe meqe na bone ca lek me drog ne ITALI apo GREQI na ndertoke si gangsterr ne vendet me te mrekullushme qe ne i kemi gjet ashtu dhe po ashtu te mrekullushme duhet tja percjellim fmive .

  12. Wenn Sie das Leben lieben, verschwenden keine Zeit, denn die Zeit ist das, was das Leben besteht aus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje