Tahiri: Siguria ndërtohet së bashku me qytetarë aktivë (VIDEO)

15 Qershor 2014, 13:21Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer në shkollën “Sami Frashëri” ku kreu gjimnazin, por këtë herë në postin e ministrit për të bashkëbiseduar me nxënësit për çështjet e rendit dhe sigurisë publike.

Ministri tha se Policia e vetme nuk mund të kthehet në “digën” ku përballet gjithë problematika e një shoqërie, por duhet të jenë vetë qytetarët ata që luajnë rolin e tyre duke denoncuar nga njëra anë dhe duke ushtruar presionin e duhur ndaj autoriteteve shtetërore, kur këto nuk kryejnë detyrën.

 “Në qoftë se do t’ju pyesja sa prej jush i kanë rënë qoftë edhe njëherë të vetme numrit 129, për të raportuar çdo lloj shkelje, që nga semafori i kuq deri tek dhuna në familje tek një komshiu juaj? Por di t’ju them se ne sot vuajmë percepsionin e gabuar, sipas të cilit është Policia për të gjitha. Nuk është kështu dhe nuk mund të jetë kështu. Nuk është Policia për të gjitha, nëqoftëse nuk janë qytetarët për veten e tyre. Dhe niset nga qytetarë të mirë për të ndërtuar sigurinë, deri tek diga e fundit që besoj unë është Policia. Nëqoftëse ju ndërtoni këtë mekanizmin parandalues, që rrezikun e tjetrit ta konsideroni edhe rrezikun tuaj, edhe të të gjithëve, ja dalim të gjithë bashkë që ta bëjmë më të mirë këtë shoqëri”, nënvizoi Tahiri.

Ky bashkëbisedim me gjimnazistët e “Sami Frashërit” në Tiranë, ishte i fundit në turin e takimeve që Ministria e Punëve të Brendshme inicioi pak muaj më parë, për të rikthyer besimin e qytetarëve tek forcat e rendit, në kuadër të nismës “Policia e Shtetit – Policia jote”.

4 komente në “Tahiri: Siguria ndërtohet së bashku me qytetarë aktivë (VIDEO)”

  1. blendi says:

    Te gjithe se bashku per te miren e perbashket

    1. yllka says:

      te pershendes minister per punen e madhe qe po ben

      1. Andrea says:

        Me vjen mire qe imazhi i policise po ndryshon per mire dhe tanime ndihemi pale me ta e jo si armiq.. sic ndodhte ne kohen e qofte largut sali

  2. gert says:

    policia e shtetit policia jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje