Rama takon ministrat austriakë/ Reforma në drejtësi, jetike për shoqërinë shqiptare (VIDEO)

17 Qershor 2014, 13:59Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama u takua me ministrin e Jashtëm dhe atë të Drejtësisë të Austrisë, Sebastian Kurz dhe Wolfgang Brandstetter, të cilët ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në fillim të takimit dy ministrat i shprehën kreut të qeverisë mbështetjen që Austria i jep Shqipërisë dhe statusit të saj të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Rama falenderoi ministrat për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, sidomos ministrin Kurz për nismën për t’ju drejtuar me një letër homologëve të tij në BE, për të mbështetur statusin kandidat për Shqipërinë.

Në takim u ndanë mendime rreth qasjes europiane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama rikonfirmoi pikëpamjen se është pikërisht aspirata europiane e të gjitha vendeve të rajonit që bëri që ky të jetë viti i parë në paqe. Rajoni si i tërë e kuptoi se Europa është më e rëndësishme se konfliktet. Por, që kjo arritje të jetë e qëndrueshme, në bindjen e kryeministrit Rama, kërkon shtyrjen përpara të bashkëpunimit rajonal dhe gjetjen e hapësirave të reja për të mbështetur edhe financiarisht, bashkëpunimin me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, Austria si mbështetëse e rajonit mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Në takim u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë kuadër, Rama tha se  Qeveria është e vendosur në këtë sfidë jetike për shoqërinë shqiptare.Ministri i Drejtësisë Brandstetter ofroi mbështetjen e Austrisë, në të gjitha përpjekjet e Qeverisë për reformimin e sistemit të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje