“Ne e kemi kaluar testin dhe pse unë besoj se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat që në dhjetor dhe mosmarrja e statusit kandidat nuk i solli ndonjë gjë të mirë as Shqipërisë, as rajonit, por unë mendoj se nuk i solli ndonjë të mirë as Evropës apo procesit të përgjithshëm të përparimit europian”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë në Berlin, ku ishte i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” për të folur për domethënien që Bashkimi Europian ka nga këndvështrimi i Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.
Kryeministri Rama rishprehu bindjen se Shqipëria dhe Ballkani në BE kanë nevojë për njëri-tjetrin. Kryeministri Rama e cilësoi statusin si një “pilulë antidepresive” për shoqëritë që aspirojnë Unionin, çka i jep atij një vlerë e domethënie simbolike, e dalluar qartë nga faza tjetër, ajo e hapjes së negociatave për anëtarësim.
“Statusi i vendit kandidat, është natyrisht diçka krejtësisht e ndryshme nga anëtarësimi në BE, por është gjithashtu, diçka që nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me negociatat. Statusi i kandidatit është një lloj pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE dhe madje, as të hapin negociatat”, tha Rama.
Bashkimi Europiani, nënvizoi Kryeministri Rama, është jo thjesht vizion për Ballkan, por edhe domosdoshmëri për shoqëritë dhe vendet e një rajoni që, pas një të kaluare të hidhur, jeton vitin e parë pa konflikte.
“Kështu të mos e japësh statusin, sipas këndvështrimit tim është plotësisht e paarsyeshme. Ta japësh statusin është jo vetëm e arsyeshme por, do të thotë që është si të japësh praktikisht pothuajse asgjë dhe të përfitosh shumë më tepër. Përfiton ndërtimin e shpresës dhe besimit të njerëzve në të ardhmen, në një zonë shumë të vështirë, për shkak të problemeve ekonomike, të papunësisë së lartë, problemeve sociale dhe, e fundit, por jo më e parëndësishme, mjafton të shihni një panoramë të asaj që po kalon Ballkani sot. Është një moment i veçantë në historinë tonë, i ekzistencës sonë mund të them, e cila është edhe më e madhe se vetë historia. Sepse për herë të parë që nga ekzistenca jonë si Ballkan, ne po jetojmë një vit pa konflikte, sepse rruga e paqes bëhet më e lehtë nëse u thua njerëzve se ka diçka shumë më të rëndësishme se konfliktet tona tradicionale, që është integrimi europian dhe Europa”, u shpreh Kryeministri.
Në këtë kuadër ai theksoi se ka një shpresë që nuk duhet thyer, sepse potenciali për t’u kthyer në kohët e vështira është ende aty.
Kryeministri Rama foli më tej, për domosdoshmërinë që rajoni ka për BE-në.
“Në të njëjtën kohë, ne duhet të gjejmë mënyrën për të mos e lidhur vëmendjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Europian me Ballkanin, me marrëdhënien midis Unionit dhe çdo vendi. Rruga individuale e çdo vendi është një gjë dhe bashkëpunimi rajonal, tjetër gjë.”
Ballkani, përfundoi Kryeministri, nuk mund të prosperojë pa kontributin e përbashkët të të gjitha vendeve të tij dhe pa mbështetjen e familjes europiane.
po Z.Rama mezi po e presim qe gjerat te fillojne te shkojne ne drejtimin e duhur !
ju jeni mbret ne kemi nevoje per punen tuaj zoti e bekofte dite qe ju u bete kryeminister
je nje LIDER i pa arritshem je KRENARIA E SHQIPERISE……………………..ftoj te gjith te rinjt te dalin ne rruge me slloganin ”RILINDJA ESHTE SHPRESA JONE”
shqiperia ka nevoje te domosdoshme per statusin si nje shtyse perpara drejt integrimit. Rama sei forte
Edi eshte e papare kjo levizje qe keni bere! je bob!!!
Eshte kryeminister,jo mbret! E ka per detyre te bej kete qe po ben. Kjo eshte detyra e tij, kjo eshte detyra e cdo kryeministri per vendin e vet.
Ne pergjithsi ka bere levizjet e duhura, por po tregohet me arrogant sec duhet me nderkombetaret.
Hapi me i rendesishem per zhvillinin e vendit !
Te lumte edi embajte fjalen qe the je 1 me imiri
bravo zoti rama dhe rènjèn e fundit shkule nè lazarat vetèm ti do bèsh shtet té uroj vetém suksese
Kësaj i them unë diplomaci me logjikë të hekurt, me vizion dhe pa servilizma bajate e rhetorikë demagogjike. Sa dallim i madh midis ultranacionalizmit të rremë të injorantit Berishë që na turpëronte në kancelaritë europiane dhe trendit modern diplomatik të Edit që të bën të ndjehesh i nderuar dhe qytetar me të drejta të barabarta i këtij komuniteti europian.
Shume mos ju lut,sepse be ka normat e saj te pranimit dhe mazhoranca ka treguar pozivitet ne kthimin e shqiperise ne normalitet.e duam statusin por me dinjitet.nuk hyet ne europe duke lypur.
O z. Perkthyese ,perse nuk perkthehen pyetjet qe i bejne Rames
dhe pergjigjet ?????????
E paska thene fare hapur.
Hidhni nje pilule kunder depresionit ne Ballkan, perfshi edhe Shqiperine dhe do te bini rehat, aq duan ata te shkrete.
Kam pershtypjen, qe ngaqe flet shume dhe pa leter dalin nga goja e tij shprehje te pamenduara mire.
Do te thote: Asgje nuk do te ndryshoje, papunesi, varferi, kriminalitet etj,etj, por kjo pilule do te bej punen e saj.
Njeriu do te qeshe kur eshte per te qare, do te gezohet kur eshte per t`u hidheruar, shkurt do ta shohe boten ndryshe nga c`eshte.
Problem mungese dopamine hesapi, mos te them gje tjeter.
Si puna e “pilules” me hyrjen ne NATO. Dikur dikush me pyeste:
Ore ti, cfare do te perfitojme po te hyjme ne NATO?
Une ju pergjigja: Pervec nje ombrelle mbrojtese, ti i dashur asgje nuk perfiton. Ushtaret perseri me pece ne kembe do te jene, vetem me pak oficere dhe me shume yje ne spaleta.
Perse per kaq gjo u boka kjo zallamahi? U pergjigj.
Popujve u nevojiten “pilulat”. Kur je keq ne ekonomi, hidh ca “pilula”, kur je keq ne lufte, perseri hidh ca “pilula”.
Metoda te vjetra, me aq efikasitet ne kohet moderne.
Po shpesh mbidoza me keto te shkakton fenomene anesore dhe pse jo edhe kunderindikacion.
Pastaj kerko ku te futesh koken. Truri tek masat percon vetem imnpulse kaotike qe nuk ka pilule qe i ndalon.
Uroj te perdore “pilulat” me mase.
Pershendetje
Supozojme se statusi u morr. E pastaj? U be deti kos? Do te hahet me luge floriri? Prisni lemosh nga bota?
Shqiptaret nuk po kerkojne lemoshe @tani, po mundesine per te ndryshuar jetesen, mireqenien, te ardhmen e femijeve te tyre.
Ne vend qe te kontribojme per Europen, te kontribojme per vendin tone.
Besoj se Shqiperia sh shpejt do behet pjese e Europes .
15 anetare te qeverise e kabinetit ne nje forum te fondacionit Ebert??!!! Edhe kta me kontribut vullnetar i paguajne dietat e hotelet o zoti kryeminister?!!! Shteti digjet kta tallin lesht neper Europe..
SUPER krahasim,tamam pilule antidepresive sidomos per ne, shqipetaret, qe po ikin per shele duke vra veten cdo dite: http://goo.gl/x1ZK5y
Edhe Edi Rama malok prej Dibre eshte, çprisni me shume ju?
O shqipetar vetem EDI RAMA e rregullon vendin.
Deklarata me e papjekur nga nje kryeminister qe e konsideron popullin e vet depresiv.Duket eshte vete I tille dhe I duhet pilula sepse nga kandidatleku nuk perfitojme asgje.per komentatoret fanatike do rekomandoja te lexojne mire mesazhin poshterues te Rames per ta
Kto lloj ilacesh i njef mire Rama
Takimi i Kryeministrit Rama me Kancelaren Merkel pak kohe me pare ishte teper i rendesishem, dhe premtues per synimet qe ka Shqiperia per marrjen e statusit te vendit kandidat.
Tani ky takim ne kete nivel me nje fondacion, kam pershtypjen se nuk i pergjigjet protokollit. Ndoshta do ishte e mjaftushme pjesmarrja e Shqiperise ne nivel te Ministrit te Jashtem.
Edhe krahasimi me pilulen antidepresive me duket i pagoditur.Ndoshta sic permend nje komentues ketu, keto ndodhin sepse Kryeministri flet pa leter.
per kete jane njesoj doza e te bardhes me pilulen antidepresive.
Zoti Kryeministër !
“Pilulën antidepresive”, mos ja kërko Evropës, pasi mundësinë e asaj “pilule”, Evropa ta “futë brenda” tek “pesë pikat”, që Ju Zoti Kryeministër për 6, (gjashtë !) muaj, që kishit plot kohë nuk realizuat asnjerën pikë prej tyre dhe, se, nuk është nevoja të “bredhësh rrugëve” të Evropës me taksat tona për të kërkuar “pilula”, siç bridhte dhe Nano e Berisha, pasi demokracia nuk kërkohet e akoma më keq siç bënë të parët e Tu as nuk lypet nga të tjerët e as nuk mbyllet e trafikohet si hashashi shqiptar, por ajo vendoset me dinjitet kur merr votën për të Qeverisur vendin, duke ndrequr sa më shpejt fajet e bëra gjat qeverisjeve të këqia e diktatoriale, sidomos të këtyre 60 viteve, duke vendosur Shtetin e së Drejtës, shtet që paraardhësit e Tu e shkelën me 400.000.000 milionë këmbë, dhe duket se dhe Ju Zoti Kryeministër vazhdoni të bëni të njëjtën gjë, kur akoma si “udhërrëfyes ke ligjin, (e poshtër !) 7501” ! Për këtë, jo që nuk e meritonit siç thua që në dhjetorin e 2013, por as sot, dhe asqë do ta merritoni pa plotësuar të “pesë pikat”, dhe sidomos pikën kryesore që Ju detyron si Qeveri të zgjidhni problemin e pronës sipas të drejtave të njeriut, që nënkupton trashëgiminë e saj, kur duket hapur se gjithë ky “lobim” e gjithë kjo “lypje” e pahijëshme, tregon se Ju doni t’ja “hidhni” se, mos “kaloni lumin pa u lagur” për të hyrë në Evropë. Prandaj leri “bredhjet” nëpër Evropë kthehu mbrapsht dhe “hipi kalit mbarë”, jo mbrapsht si Ti dhe gjithë të tjerët në këto vite nëse vërtet kërkon që vendi ta meritojë Evropën !
Pra, nëse mendja nuk të ka “dalë lart mbi flokë” si Nanos, Metës dhe Berishës me shokë, pa përmendur “hoxhët” dhe “alitë”, dëgjoje këtë këshillë, dhe jo vetëm timen, që deri më sot i ke “varrur vetëm torbën”, kur duket se kësaj “turme” vetëm “torba”, (trasta, kaçilja, valixhja !) i ka për ti mbetur tërë jetën, për të bredhur rrugëve të Evropës dhe Botës, për të kërkuar bukën e gojës siç dhe po bredhim, në gjithë këta gati 25 vitet e demokracisë tuaj, jo vetëm të “çalë”, por shumë të shëmtuar e shumë të përdalë, në një kohë që ne po varfërohemi çdo ditë dhe Ju dhe kompania juaj çdo ditë po shtoni jo vetëm miliardat tuaja mbi kurrizin tonë, por po shtoni edhe vilat luksoze, hotelet luksoze, pallatet luksoze dhe fshatërat luksozë turistikë ndërtuar mbi pronat tona që gjithë “kompania” juaj i ka grabitur dhe akoma vazhdon të na i pushtojë në mes të ditës, dhe jo më me shpata e pushkë si bënin dikur turqit, por me ligjet tuaj që janë më therrës, më vrrastarë se dhe vetë shpatat dhe vetë pushkët e pushtuesve të huaj!
Zoti Kryeministër ! Nëse këto mesazhe gazeta “TemA” ti servir dhe Ju arrini ti lexoni, faleminderit për komunikimin, por edhe për mirëkuptimin nëse vërtet ke dëshirën për të më kuptuar se çfarë kërkojnë “ish” pronarët Tuaj!