Lazarat/Të shtënat me armë, aborton gruaja në muajin e tetë

21 Qershor 2014, 10:36Sociale TEMA

Një tragjedi e vërtetë njerëzore  ka ndodhur dje në fshatin e Lazaratit, kur një grua 8-muajshe shtatzënë dështoi, duke tronditur familjen në momente tensioni për fshatin.

Gruas nuk ka mundur që t’i vijë në ndihmë një mjek, pasi në Lazart mungon qendra shëndetësore.

Familjarët e gruas e nxitën policinë të kërkojnë një ambulancë, por dukej e pamundur që ajo të mbërrinte shpejt në fshat. Kështu që, ata kërkuan që gruaja të transportohej në spital me mjetet e policisë, por edhe kjo ishte e rrezikshme, sepse hemorragjia mund të jetë vdekjeprurëse dhe udhëtimi mund ta përshpejtojë atë.

Megjithatë, të afërmit e gruas kanë hipur në një “Jeep”, dhe e kanë dërguar atë në Gjirokastër.

 “U tronditëm shumë sepse erdhi e papritur. Gruaja ka 13 vjet që kërkon të ngelë shtatzënë dhe kur morëm lajmin tetë muaj më parë ishte si një bekim nga Zoti. Por, ajo u trondit shumë nga të shtënat e lufta që u zhvillua këtu dhe s’mundi të mbërrijë në të nëntin”, janë shprehur të afërmit e gruas për “GSH”-në.

10 komente në “Lazarat/Të shtënat me armë, aborton gruaja në muajin e tetë”

  1. Tarras Zhapkoqi says:

    Fajin e ka policia qe ka tmerruar banoret e Lazaratit. Kete gje e tha edhe Sal Shaljani ne fjalimin e vet ne Llapament.

    1. edwin says:

      ..edhe sala dhjeu ne shallvaret e veta ,pas degjimit krismave;)

      E pra ,ka patur krisma !

  2. sheme shapka 2 says:

    Eshe mua me zuri barku ato dite(me hiqte pizgull) ta kem nga policia thua?

    1. Fieri says:

      Mos u tall me njerzit ..edhe mos bej humor pa lidhje ..ata jane vellezerit tane me te mirat edhe te keqijat e tyre

  3. paradox says:

    ky nuk eshte lajm, ky eshte gjysem lajm se nuk tregon detaje si ndodhi, duket i sajuar sepse tete muajsh femija nuk abortohet por lind!!!

  4. psy says:

    Ne muajin e tete nuk deshtohet por lind femija.Eshte tjeter gje nese ka lindur i gjalle apo i vdekur,kete nuk n’a e kane sqaruar.Femijet ne muajin e tete ne kohen e sotme jetojne e rriten perbukuri.

  5. mira10 says:

    Një pjestar i familjes sime ka lindur 5 muajsh dhe 500 gr. Sot ai është drejtor financiar (jashtë shtetit). Nuk vdes fëmija në bark nëse trembet nëna. Tetë muajsh, fëmija lind. Na vjen shumë keq për atë zonjën, por shkaku është gjetiu.

  6. sheme shapka 2 says:

    OFieri ,nuk eshte tallje me njerzit por me lajmin e pa sakte qe jep gazeta,mua me vjen keq per ate nene qe smund ti gezohet krijeses se vet.

  7. drejtesia says:

    Jo vetem ne te tetin por edhe ne te shtatin femija lind dhe jeton. Nuk e keni degjuar ne popull per dike qe thone se ai eshte shtatanik

  8. Gora says:

    Eshte per tu erdhur keq. No coment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje