Gjykata e Tiranës vendon masën e sigurisë arrest shtëpie për Florenc Hoxha, Kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik pranë bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë në seancën gjyqësore në ngarkim të tij, ku pritej verifikimi i masës së sigurisë, dhënë më parë. Sipas gjykatës, arrestimi nuk është i mbështetur në prova dhe gjithcka pritet të verifikohet, ndërkohë që Hoxha do të jetë në ‘arrest shtëpie’.
Hoxha u arrestua i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokurori i çështjes ka këmbëngulur për arrestin me burg, duke pretenduar se bëhet fjalë për një person që ka rrezik të prishe provat, por gjykata ka ndryshuar masen, duke vendosur arrest shtëpie, ndonëse mbrojtja kërkoi hetim pa asnjë masë sigurie.
Sipas avokatit mbrojtës, Prokuroria nuk dispononte asnjë provë të pakundërshtueshme që ndaj Florenc Hoxhës të jepej një masë e rëndë dënimi, si “arrest me burg”.
“Kërkesa e prokurorisë ishte e papërshtatshme sepse ata u paraqitën pa prova e fakte. Dhe pa fakte e prova dhe të kërkosh aplikimin e masës më të rëndë, atë të arrestit me burg. kur prova nuk ka, është e patolerueshme. Masa ‘arrest shtëpie’ është e papërshtatshme derisa prokuroria të sjellë prova nëse i ka”, tha avokati mbrojtës.
Gjykata e Tiranës u shpreh edhe për masën e sigurisë për kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Gjykata vendosi të lirojë Zyhdi Dajtin duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti u arrestua pasi dyshohej se përmes shpërdorimit të detyrës ka penguar ndërtimin e Bulevardit të Tiranës. Gjithashtu ai dyshohet se ka penguar ndërtimin e një pallati, edhe pse kompania kishte leje të rregullt ndërtimi dhe po vepronte konform ligjit.
“Më dt. 10.06.2014 është regjistruar procedimi penal për “shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit Zyhdi Dajti, në bazë të kallëzimit të ardhur nga Bashkia Tiranë, për pezullimin e zbatimit të projektit “Ndërtim i Bulevardit Verior të Tiranës dhe Punimet Civile Përkatëse”.
Pas hetimit në kuadër të dy procedimeve, ka rezultuar se: Në cilësinë e Kryeinspektorit të INUK, shtetasi Zyhdi Dajti ka vepruar në kundërshtim me ligjin që rregullon funksionimin dhe veprimtarinë e INUK, në shkelje flagrante të ligjit, duke nxjerrë akte të pavlefshme dhe duke i dëmtuar paditësit të drejta dhe interesa të ligjshme. Po ashtu, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e gjykatës, të cilat e kanë urdhëruar INUK të mos bllokojë punimet në dy rastet e kallëzuesve. Por, pavarësisht vendimeve të gjykatave, duke qenë në dijeni të tyre, kryeinspektori i INUK ka vijuar me praktikat e kundërligjshme për dy rastet, objekt hetimi”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
O Qeveri O Edi Rama,beni reforma me kete drejtesi te kalbur,me kete drejtesi te korruptuar deri ne palce,me kete drejtesi te felliqur qe denon per nje vjedhje 5 vjet burg dhe per nje vrasje 6 vjet burg.REFORMA NE DREJTESI
Le ti cojne prova ketij avokati mbrojtes ato grate e bashkesi qe ky plehre i terhoqi zvarre per ti nxjere nga zyrat.Le te mblidhen dhe te krijojne proven per ta denuar dhe kalbur ne burg kete qelbesire.
A i keni marre leje Lulzime Bashes per arrestimin e ketij bandilli?
Nuk ka prova per te arrestuar kete hale?!!! Provat jane dhe me filmime. Provat e ketij i dim ne qe s’jetojme ne Shqiperi dhe prokuroria nuk i gjenka?!!!
Another LoveStory…
meqe ushtari i Rames tani eshte ne hetim duhet te hiqet urgjentisht qe andej
Epo Berisha dhe Rama jane Burra, i shpetojne njerezit e tyre nga burgu ?
brockulla pa fund futeni ore ne burg : http://goo.gl/UIzaVs
mrena ti mbajne bashke me ate Z.Dajtin: http://goo.gl/xWRSa4
O ZOTI RAMA! A E KUPTON CFARE PLEHRE ESHTE KY LLALLA DHE CFARE LOJE TE NDYRE LUAJTI!
JEPI DREJTIM PERGJOJINI KETA PROKURORE DHE KAPINI ME PRESH NE DUAR. DHE ZHDUKINI. VINI NJE NJERI QE TE PUNOJE E TE DENOJE. PER FAT TE KEQ KETA PROKURORE TE RINJ E TE VJETER JANE HAJDUTE! MADJE TE RINJTE JANE ME KEQ PASI U BENE PROKURORE E GJITHE AJO PJESE E BREZIT TE RI QE U RRITEN ME TREGIMET SESI PROKURORET PASUROHESHIN SHPEJT E SHPEJT!
AMAN SHPETOJENI SHQIPERINE NGA KJO DRAME! JEMI TE LODHUR ME KETE SISTEM AKUZE DHE DREJTESIE.
Turp për Adriatik Llalën që krahasoi Zyhdi Dajtin me një të korruptuar si Florenc Hoxhën! Kuvendi ta shkarkojë Adriatik Llalën, që fle mbi dosjet e korrupsionit.Sali Berisha shkarkoi tre kryeprokurorë, Arben Rakipin, Theodhori Sollakun dhe Ina Ramën që e vuri vetë. Rilindja, me gjithë votat që ka në kuvend, s’është e zonja të shkarkojë një Adriatik Llala, që la nam me Lazaratin.
Plera florenc hoxhs mminimalja 20 vjet burg njeri ordinier hajdut kriminel rams bej orgjent refotmen ne drejtsi 100 pet 100 prokuroret shkarkoi e futi burg ndryshe dhe ti je bashkpuntor me kriminin wr nuk denon keta plera po trrgohesh shime i bute