Linda, duke ecur e vetme në bulevard
Çifti nuk ka dashur të mësojë deri në lindje nëse fëmija është djalë apo vajzë
Nga Jonida Hitoveizi
Korriku do të jetë muaji i fundit i “ankthit” të familjes kryeministrore. Për hir të një vendimi të pazakontë, “torturues” për të, çifti kishte vendosur të mos pyeste mjekun për gjininë e fëmijës, edhe pse ajo mund të zbulohej disa muaj më parë. E vetmja gjë e sigurt për ta është se do të presin një fëmijë dhe se ai është në gjendje shumë të mirë.
Shtatzënia e Lindës, edhe pse ishte një surprizë e bukur, i ka sjellë disa telashe paradhënie.
Telashet e para ishin thashethemet në rrjetet sociale për “binjakë”, pastaj ata që donin ta caktonin nëse është vajzë apo djalë.
Më tej shihet se shtatzënia ka ndikuar në stilin e jetës së Ramës dhe Lindës.
Rama po shfaqet përditë e më shumë në rrjetet sociale, i vetëm rrugëve, duke bërë pazar, apo duke ikur në shtëpi pa roje.
Dje është fotografuar teksa ndiqte ndeshjen Itali- Uruguaj në një nga pub-et e Tiranës, i ulur në një tavolinë me të rinj, të cilët i takonte aty për herë të parë.
Në një ndeshje që deri në momentin kur shënoi Uruguaj kishte pak emocione, emocioni i vetëm ishin selfie-t që Rama bënte me të rinjtë tifozë të Italisë, “për ta mbajtur mend humbjen”.
Por duket se stili i thjeshtë i jetesës ka mbijetuar dhe tek Linda.
Dikur një tip sportiv, me pasion për udhëtimet, peshkimin dhe natyrën, sot ajo vazhdon të udhëtojë me Volksëagen-in e saj, pa pranuar t’i hapin dyert bodigardët.
Si për të sfiduar shtazëninë, ajo shfaqet në këmbë rrugëve të Tiranës dhe vazhdon të ndjekë projektet e saj duke dalë rregullisht në zyrë.
Ka shpëtuar nga telefoni, por e ruan komunikimin me njerëzit përmes sekretares.
Edhe pse këmbëngulëm gjatë të mësonim nëse do të lindë djalë apo vajzë, nuk ia dolëm. Linda duket se është po kaq kurioze sa të tjerët për këtë çështje, por po i përmbahet betimit për të mos e mësuar këtë gjë, deri ditën e lindjes.
Me shpresë se mjekja do ta tradhtonte, iu drejtuam Rubenës, gjinekologes së njohur të Tiranës, që kujdeset për të.
Duke përdorur ngacmimet nga artikujt e fundit në media, që raportonin se çifti Rama pret të bëhet me binjakë, gazeta Tema i kërkoi mjekes gjinekologe që ndjek zonjën Rama, të na flasë rreth fëmijës së çiftit kryeministror.
Dr. Rubena Moisiu konfirmon se Edi dhe Linda nuk kanë dashur të zbulojnë nëse fëmija është djalë apo vajzë, por një gjë është e sigurtë: Edi dhe Linda presin një dhe vetëm një bebe!
Rama duke bërë pazar
Përballë zyrës së burrit
Po per te qene qytetar e dime ne qe eshte ky,po ne duam na 1 pune dhe Sali qenin ne burge.Urime ciftit per bebin.
ashtu pra jam dakord me komentin
Linda Rama osht Kryeministrja e vertet e zemrave te shqiptarve.
Nji Grue Zonje ,Dinjitoze dhe e zgjut.
Dite te mbara barre.
ka lezet mer jahu…Te ben optimist!
Kam gati 20 vjet ne wien ,por nuk kam lexuar ne asnje gazete .
Per Jeten private te Kryeministrit,Presidentit ,ose politikaneve
te tjere ,qofshin meshkuj,ose femra ,si ato shkojne ne pune
cfare do te lindin ,cfare makine udhetojne, etc etc .
Ky mentalitet primitiv qe e mbolli komunizmi .qe dikushi duhet te ishte ne qender te vemendjes ,eshte duke u ringjallur perseri .
Shqiperia ka shume probleme te rendesishme sociale ekonomike .
Populli e zgjodhi me besim qe ai do te bej punen,por jo per tu marre me ate
dhe gruan e tij se si ato ecin ne kembe ,si blejne ne Supermarket ect ect.
Megjithate eshte nje pjese e Popullit qe ka deshire ta dine jeten e Kryeministrit ,si kudo …Ketu ne FRANCE SHUME GAZETARE JA NXOREN BOJEN SI fROINCOI hOLLANDE ashtu dhe Sarkozit gjoja per trathtine qe ata bene.. dhe kjo hyne ne jeten private te secilit…Jemi te lire te mendojme ,jemi te lire te shkruajme ndonje artikull ..jemi te lire te japim nje mendim ,jemi te lire ..Ndoshta Austiaket jane me te dhene per te qene aksionere te Kazinove dhe nuk i intereson jeta e Njerezve dhe sidomos kur behet fjale per nje qenie qe
del ne jete dhe eshte dicka e bukur dhe ja vlen te meresh vetem nje dite …..N’est pas Shqiperia !
Media u mor me Kryeministrin francez ,sepse ishte nje SKANDAL
por nuk merret si ato blejne ne dyqan dhe si ato hecin ne kembe.
MEDIA MERRET ME JETEN PRIVATE TE KRYEMINISTRAVE E POLITIKANEVE , KUR KETA KANE SHKELUR DIKE TE FUQISHEM NE KALLO OSE KANE BERE VEPER PENALE NDAJ POPULLIT OSE SHTEII TE VET!
Epo hallall, nuk paske faj qe cuditesh. vike nga vjena medemek.
Ndoshta do te vije dita qe edhe ne shqiptaret te mos na kerrcasi shume se ku blen buke gruaja e kryeministrit,por jam i sigurte se deri atehere zotrote do ta kesh nderruar rezidencen e do te jeshe ne Shqiperi.
vllai
e ke gabim!!nuk është inferioritet komunist!mos lidhni gjithçka me komunizmin!!apo vetëm deri aty është njohuria tënde??
lakejtë kanë egzituar në të gjitha diktaturat!!bythëlëpirësit po ashtu!!që nga faraonët e më pas gjithnjë kanë qënë shkrimtarët e oborrit,hyjnizuesit!!
kësaj rradhe lakejt shqiptarë,ndryshe nga ata egjyprianë oset të lui filipit që i thurnin hymne për prejardhjen hyjnore të tyre,po thurrin hymne për thjeshtësinë e çiftit kryeministror,fëmijës kryeministrore,shëtitjeve dhe takimeve të paplanifikuara kryeministrore,për folksvagnin e vjetër kryeministror e deri për pordhët e thejshta e spontane kryeinistrore!!
spiropali,ajo drjetoresha histerike e doganave,e lëshoi pa dur e frena biçikletë e saj,jo lëpirsja tjetër e ka lëshu me symbyll!
kurse mero bazja servir të tilla paçavure!gjellët të prishur që dhe pa gëlltitur asnjë lugë të bën të vjellësh!!
ps:shqipria,në komunizëm nuk flitej/shkruhej asnjëherë për jetën private kryeministrore a sekretar i parore!!sa për dijeni!!
Ja ku dallohet qytetari nga kafsha qe kishim perpara ne pushtet.
Ku dallohet aman, te canta Louis Vouitton e Lindes, te kepucet blu, apo te fakti qe kurdo here qe kryeministri ben nje gje te pazakonte paparacet jane gati ta fotografojne, apo meqe kan mundur te fotografojne zonjen perball “zyrave te burrit” apo mos e shef tek fakti qe nuk duan te mesojne gjinine e bebes?! Te befte mire Qytetaria !!!!
TE RUAJT ZOTI TY DHE FAMILJEN TENDE
hej , sa lezet I paska ,,, nje krenari se do pjelle 50 vjece ,,a thua valle se e ka bebin me me hollivudian , apo kushedi ,, hajde kara dhe ju qe komentoni , ju qifte mendja ne bythe , karuca
@shqiperia,ik ore futi ndonje tas groshe pastaj na trego se cfare behet ne bote,ti dhe emrin e qytetit qe jetoke nuk ditke ta shkruash e jo me te tjerat !!sa per dijeni gazetat ne europe merren dhe me breket qe ke veshur e leri me te tjerat.besoj qe ke pare enderr qe jeton ne vjene hahaaaaaa
toni futi një të jargavitme për çiftin kryeministror!
po pate kohë hudhi një sy 55 kur shkrute të njëjtat gjëra për çiftin e kaluar gjysëm sërb kryeministror!!
më fal se të kam shkrujt emrin keq me i e pa y!!
injorant hesapi,mos ma vër re!!
Urime ciftit per Bebin , me Gjithe Zemer . O njerez ,Rama eshte kryeqytetar Jo qytetar . Eshte Lind e rrit ne kryeqytet !
DHE VJEN NGA NJE FAMILIE QYTETARE TE SHKOLLUAR DHE TE DALE NE BOTE ME SHUME BREZA
Po qe se lind djale t ja vene emrin Status
Is the best name:”Riedlindi”
hahahha @Z jam dakort me ty, tamam STATUS se na u hap koka
Linda eshte fisnike sepse vjen nga nje familje e till.
oh c’u leftesuam tani…shyqyr qe eshte vetem nje se me cfare do t’i mbanim…jane gjithe ato shpenzime. Leqe tani te pakten e di qe do vjedh vetem per nje dhe jo per dy
Ideal do te doja ta kishte emrin,se ideali eshte i shenjte. T’i rroje bebja apo bebushi dhe paste bekimin e zotit.!
Bebja mashkull eshte, e ka me Kristaqin Linda te vjeherrin
Perballe zyres se burrit…hahaha, pershkrimi me idiot dhe qesharak qe kam lexuar.
Si ajo kenga e Koncert ne Vitin 36, :”ti me marrsh te keqen e mu befsh kurbaa, se me burrin isha e me burrin jam”
Perballe zyres se burrit…hahaha, pershkrimi me idiot dhe qesharak qe kam lexuar.
Si ajo kenga e Koncert ne Vitin 36, :”ti me marrsh te keqen e mu befsh kurban, se me burrin isha e me burrin jam”
do ta vendosni sa ka nje apo dy se sna ze gjumi cdo beje edvini,gazetare pe leshi
Ka lezet merjahu….cun Tirone…ene linda goc Tirone…jo si ai tjetri qe me gjithe gru e e ver vijne nga p
…i arushes…
Urime Lindës dhe Edit: një lindje e lehtë, një fëmijë i mbarë, një gëzim i madh, një përjetim i bukur dhe i lumtur! Këto kanë më shumë rëndësi se cdo gjë tjetër! Eshtë qytetari ta presësh foshnjën pa paragjyhimin se i cfarë gjinie është! Kush bën djalë-bën dhe vajzë, kush bën vajzë-bën dhe djalë! Edhe njëherë urime!
Urime me gjithë shpirt çiftit për engjëllin qe do te sjelli ne jete.
Bravo Edi Rama ! Të paktën nga sjellja dhe veprimet, më kujton Ulof Palme, të Suedisë… Të uroj shëndet dhe “bythë” të forta …! Mos u tut, se ke mbrapa, një popull të tërë, që e ka varur shpresën tek ty…!
Femija eshte nje dhurate e Perendise,dhe gezimi me i madh per ata qe e sjellin ne jete.
Uroj te linde me shendet te plote, dhe te kete jete te gjate.
Me e bukura e ketij lajmi eshte fakti qe kryeministro sheh ndeshjen me qytetaret ee tij si gjithe njerezit e zakonshem dhe jo si “perendite” qe kishim deri dje ne pushtet.
Do doja te kisha qene edhe une dje ne ate pub ta kisha pyetur direkt per ca gjera qe me shqetesojne ne kete vend…
Z. kryeminister, ndjeshjen tjeter ku do ta shohesh???
une degjova se e kishte trinjake…:P http://goo.gl/p0mcWU
ia bekoi papa barkun lindes,do lindi nje transexual,50%femer50% mashkull.
O popull budalle ,kush ne Europe merret me grate e Kryeministrave ???