Bushati takon Besimin: Integrimi, jo peng i agjendave personale (VIDEO)

26 Qershor 2014, 10:10Sociale TEMA

Vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë është jo vetëm i merituar për Shqipërinë, por edhe një vendim strategjik për rajonin dhe për balancat e rajonit. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë konferencës së përbashkët për mediat me zv.Kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Bushati ka vlerësuar rolin e Komisionit Europian, të cilin e konsideroi mikun kryesor të Shqipërisë, për shkak se nuk është nën trysninë e zgjedhjeve.

 “Jam i kënaqur që Komisioneri për Zgjerimin gjatë mandatit të tij arriti ta çojë më përpara Ballkanin Perëndimor në rrjedhat e BE-së. E kam thënë dhe më parë, Komisioni Evropian është miku kryesor që kemi sepse nuk është nën presionin elektoral”, tha Bushati.

Kreu i diplomacisë u shpreh se “një Shqipëri kohezive nuk është thjesht një Shqipëri më e fortë së brendshmi, por reflekton stabilitet në rajon. Ka ardhur koha të kemi një Shqipëri inspiruese në rajon. Procesi i integrimit nuk duhet të bëhet peng i axhendave personale”.

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi e konsideroi lajmin për statusin kandidat për Shqipërinë të mirëpritur, pasi ishte një meszh që strategjia për zgjerimin evropian vazhdon. Besimi shprehu mirënjohje edhe për qasjen që ka Shqipëria si anëtare e NATO-s, për interesat e rjaonit edhe për integrimin e Maqedonisë sa më shpejt në NATO.

Në vijim, Besimi ka vënë theksin në bashkëpunimin bashkëpunimi rajonal, duke e cilësuar këtë si mjaft të rëndësishëm jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në fushat e sigurisë.

“Mendoj se ka shumë fusha për bashkëpunim, që nga sundimi i ligjit, njohja e të drejtave të qytetarëve, bashkëpunimi eknomik, si dhe bashkëpunimi për fondet evropiane”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje