Në shumicën e rasteve burrat e alkoolizuar dhunojnë bashkëshortet, por së fundmi duket se situata po “përmbyset”. Këto të fundit, të lodhura nga deficitet e burrave alkoolistë kanë filluar të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre. Gjithçka konfirmohet nga shefi i Klinikës Trajtuese e Vartësisë Alkoologjike në QSUT, Shpëtim Doksani, i cili shprehet për “GSh” se fenomeni është relativisht i ri, ndonëse ekziston mundësia që ai të jetë mbajtur i fshehur.
“Në Shqipëri, dhuna që ushtrojnë gratë ndaj burrave të tyre alkoolistë është një fenomen relativisht i ri ose ndoshta është mbajtur gjithmonë i fshehtë, por në Klinikën e Alkoologjisë në QSUT janë evidentuar raste ku bashkëshortë të alkoolizuar absorbojnë dhunë. Edhe pse janë të vështirë për t’u identifikuar (bashkëshortet tregohen të kamufluara), shpesh gjatë programit psikoterapeutik klinik, burrat arrijnë të shprehen mbi dhunën e absorbuar, edhe pse deklarojnë që në fillim se ata dhe vetëm ata janë fajtorë për shkak të alkoolizmit. Në fakt, në programin psikoterapeutik që aplikohet në klinikën tonë detyrohet që të marrë pjesë bashkëshortja, në mënyrë që t’i bëhet e qartë asaj çrregullimi që ka burri- alkoolist dhe të dy sëbashku të rikuperohen për të çuar përpara familjen”, shprehet Doksani.
Ndërkohë që, ndonëse nuk ka të dhëna të plota për këtë fenomen në shkallë vendi, Doksani bën të ditur se në klinikën që ai drejton mund të flitet për rreth 6% të rasteve.
Sipas mjekut, janë një sërë faktorësh që çojnë gratë në këto veprime, ndërsa në të shumtën e rasteve, burrat nuk reagojnë ndaj kësaj dhune.
“Bashkëshortet normale (jo-alkooliste), të lodhura nga deficitet e bashkëshortëve alkoolistë i dhunojnë ata. Kjo dhunë absorbohet në heshtje dhe pa denoncime nga alkoolistët pasi ata kanë dobësuar sensorët reagues e mbrojtës. Të gjendur në çrregullime ankthi të kronicizuar, me panik kronik, në autopersegutim, të pabesueshëm, të përbuzur, të parespektuar, të pavlefshëm, ata heshtin dhe pranojnë dhunën e sidomos dhunën agresive verbale”, shprehet Doksani.
Sipas të dhënave të raportuara në simpoziumin e 40-të botëror “Epidemiologjia e Alkoolit”, ku mori pjesë edhe vendi ynë, në botë rreth 36% e grave dhunojnë bashkëshortët alkoolistë. Për herë të parë, Shqipëria në këtë simpozium u prezantua me një kërkim shkencor mbi vartësinë e alkoolit dhe drogës, i cili ishte edhe studimi i parë në fushën e epidemiologjisë substancore. Prezantimi u bë pikërisht nga Shpëtim Doksani, në cilësinë e mjekut adiktolog.
dite te keqia po vijne per korraket,Haneme-t do ti bejne synet per here te dyte……….o Zikeeeeeeeeeeee pijaneci!
Po ty Tourkopordhos, a po ta fute gruja jote nonjihere akllagí te pites
turijve apo vetem tembas? Hahahahahahahehehe, me vjen keq qe merthej gazi!
o dervish po greket martohen burre me burre. cjane ato fjale qe thua?
keta edhe kur kane ndonje grua sa per tu dukur normal i kerkojne tu fusin gishtin ne bythe kur bejne seks.
Pershendetje Tema. Ngul kembe qe ty tourkofagos eshte anetar i stafit tuaj. sepse nuk mund te shpjegohet ndryshe qe eshte i pari qe komenton.
Kini miresin te lejoni shfaqjen e ketij komenti qe bej une dhe ju jap fjalen qe nuk do e hap me faqen tuaj.
Turkofagos ku ta kesh!