Vrasja e Santos/ Çipa: E mirëorganizuar, policia s'kishte informacione se i rrezikohej jeta (VIDEO)

28 Qershor 2014, 16:00Sociale TEMA
Vrasja e Santos/ Çipa: E mirëorganizuar, policia s'kishte

“Vrasja e biznesmenit Artan Santo ka qenë e parapërgatitur dhe e mirëorganizuar. Policia nuk kanë pasur asnjë informacion se jeta e tij mund të rrezikohej”. 

Deklarata është bërë nga drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa, dy ditë pas vrasjes së bankierit të njohur.

Shkaqet e moskapjes së autorëve nuk kanë të bëjnë fare me angazhimin e policisë së Tiranës. Por ngjarja ka qenë e parapërgatitur dhe e mirëorganizuar nga autorët. Policia e Tiranës përpiqet të bëjë detyrën me korrektesë dhe zoti Santo ka qenë një qytetar dhe biznesmen i suksesshëm, që nuk ka pasur asnjë problem dhe nuk ka pasur asnjë informacion që mund të rrezikohej jeta e tij”, theksoi Çipa.

Për operacionin e ndërmarrë për kapjen e autorëve të ngjarjes, Çipa theksoi se nisur nga informacionet e marra në terren, janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen kontrolle në zonën e Fushë Krujës, Laç dhe Lezhë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të ndihmojnë në hetimin e zbardhjen e ngjarjes duke kujtuar dhe shifrën prej 100 mijë euro për këdo që jep informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e autorëve.

Kreu i policisë së Tiranës tha se janë kontrolluar të gjitha objektet që kishin kamera sigurie nga Ura e Gjolës deri te nënkalimi i Mamurrasti dhe janë marrë filmimet para dhe pas krimit që dokumentonin itinerarin e lëvizjes së autorëve të dyshuar.

Ndërkohë grupi hetimor i drejtuar nga prokurori i rrethit Tiranë po heton me intensitet për të hetuar shkaqet dhe identifikimin e autorëve të saj.

 

DEKLARATA E PLOTE

Siç është bërë tashmë publike, në datë 26 qershor 2014, rreth orës 09.18, në rrugën “Ibrahim Rugova” Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Credins.

Pas marrjes së njoftimit nga strukturat e policisë u organizuan dhe nisi koordinimi i shërbimeve të policisë, në ndjekje të autorëve. Sipas informacionit paraprak, autorët udhëtonin me një motorr të zi, pa targa, me kokore dhe të armatosur, të veshur me të zeza, trupa mesatare.

Pas ngjarjes ata përshkuan rrugën “Ibrahim Rugova” drejt Gardës së Republikës, ndërsa në ndjekje të tyre u vu menjëherë një efektiv i policisë rrugore, me motor, i cili në momentin e krimit, ishte afër vendit të ngjarjes.

Disa shërbime u ngritën në drejtimin nga po udhëtonin autorët e vrasjes si dhe u ngritën pika të përforcuara kontrolli në të gjitha daljet e Tiranës. Autorët u ndoqën deri në afërsi të Liqenit të thatë, duke përshkuar rrugë- kalimet përmes pallateve në lagjen Komuna e Parisit Tiranë.

Aty mjeti në ndjekje i humbi kontrollit të efektivit të policisë, për shkak të devijimit të rrugës dhe shpejtësisë së lartë të mjetit. Autorët e dyshuar kanë dalë nga Tirana përmes zonës së Yzberishtit, duke përdorur rrugë dytësore, nëpërmjet nënkalimin të Kasharit e më pas nëpërmjet rrugës nacionale të aeroportit të Rinasit, duke u drejtuar drejt zonës së Fushë Krujës.

Policia e Fushë Krujës mori masa për ngritjen e pikës së kontrollit në hyrje të qytetit dhe rrugën nacionale. Në këtë zonë mjeti motorr me 2 autorët e dyshuar, është konstatuar nga një tjetër patrullë e qarkullimit, e cila është vënë në ndjekje të tyre, deri në Urën e Gjoles, vend ku kanë devijuar sërisht dhe kanë hyrë në fshatrat e zonës, pa hyrë në Fushë Krujë.

Eshtë ngritur menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit ishin ekspertë kriminalistë për krimet e rënda, të cilët kryen veprimet e para hetimore duke fiksuar dhe administruar provat në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër, duke analizuar informacionet e marra në terren me mbështetjen dhe të shërbimeve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcës së Posaçme të DPQ jane kryer kontrolle të imtësishme në zonën e Krujës, Laçit, Lezhes, kontrolle që vijojnë edhe në këto momente.

Gjithashtu duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e Policisë së qarqeve Durrës dhe Lezhë, janë kontrolluar të gjitha objektet të cilat kishin kamera të vendosura nga Ura e Gjolës deri tek nënkalimi i Mamurrasit ku janë marrë si prova materiale pamjet filmike para dhe pas ndodhjes së ngjarjes, që dokumentonin itinerarian e lëvizjes së motorit të dyshuar.

Grupi hetimor i kryesuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë po heton me intesitet për të dokumentuar shkaqet e vrajses, si dhe identifikimin e autorëve të saj.

Policia e Shtetit ka vënë 100 mijë euro shpërblim, për cdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve, duke siguruar anonimat të plotë. Gjithashtu, i bëjmë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke dhënë çdo informacion të nevojshëm.

74 komente në “Vrasja e Santos/ Çipa: E mirëorganizuar, policia s’kishte informacione se i rrezikohej jeta (VIDEO)”

  1. mirel says:

    Jam plotesisht dakort me kete deklarate
    ne fakt do e beja me faj policine nese deklarata do jepej dy dite PARA vrasjes.

    1. cipa fajtor per largimin e killerave says:

      Pse policia e Tiranes nuk kishte bllokuar hyrje daljet e Tiranes?
      Ky eshte nje veprim elementar kur dy killera po levizin neper tirane me motor. Killerat u larguan nga rruga kryesore e kryqezimit te doganes me mjet motorik dhe nuk kishte asnji postbllok policor te ngritur qe ti ndalte. Sidomos qe nga momenti i krimit kishte kaluar me shume se 10 minuta, kohe e mjaftueshme per te ngritur postoblloqe ne te tere Tiranen. Kjo eshte pergjegjesi e drejtorit te tiranes.

      1. aldo says:

        Kjo POLICI kapi AVIONIN E DIVJAKES ne AJER

        1. cipa fajtor per largimin e killerave says:

          Policia eshte treguar shume profesioniste, por vetem policia e Tiranes nuk eshte ne lartesine e duhur. Ju pedeistet qe kerkoni te baltosni tere policine, skeni cthoni per Lazaratin.

          1. frrok says:

            Nqs i paskemi shpresat e varura tek KY PEDERASTI CIPA vari lesht.

            A jane ndonje dinasti keto CIPALLARET?

            Njeri kryetar bashkie

            Njeri kryetar i unionit te gazatareve

            Njeri Pulic

            Rilindja per CIPAT paska qene

            1. Be-X says:

              eshte fatkeqsi qe te flsesh edhe nje fjale te vetme te keqe mbi zotin Cipa. eshte nje nga njerzit me te afte qe ka policia shqiptare. dhimbjen e nje biznesmeni te vrare nuk mund t´ia hedhim policise.cdo njeri ka arme ne shtepi dhe krimi mund te ndodh kurdo, dhe nga kushdo.

        2. Ceno says:

          Varianti se autoret u larguan ne drejtim te fushe krujes eshte kryekeput per TE FSHEHUR GJURMET E VRASJES QEVERITARE te nje biznesmeni dhe pronari mediash.

          Deri ne fushe kruje policia rregullisht ka te vendosur 4-5 postblloqe.

          Ku ishin keto postblloqe ate dite?

          Pse Saimir tahiri nuk iu pergjigj thirrjes ne telefon te z. Santo 10 minuta para atentatit?

          Te gjitha keto fakte deshmojne se Drejtuesit e Policise me veprimet e mos veprimet e tyre fshehin kete KRIM MAKABER QEVERITAR.

          1. milani says:

            po saimirin perse e mori ne telef apo per ti then per videon e sales, ulkonja plak kur e sheh veten ne rrezik ha edhe kelyshet e vet si puna e hajdarit e olldashit

      2. ALpini says:

        Kaq te ndyre i kane zgjedhur sa nuk kane turp e dalin.
        Nuk po dikutohet qe ta ruanit si ruani titullaret a te cenuarit por te kishit kapur vrasesit se bene namin ne mes te Tiranes,kupton ore legen se popullit nuk i interesojne fjalet tuaja se kane dalur video nga qytetare te zakonshem qe kane filmuar vrasesit qe ishin me pamje terheqese dhe mistrerioze per ne ate zone.

        1. Noku says:

          Te shkarkohet urgjentisht!
          1 Qytetaret nuk kane nevoje per nje kryepolic Tirane qe thote kemi bere kontrolle ne Fushe-Kruje (juridiksion i Drejtorise se Durresit keshtu qe mos merr persiper te flasesh ne kembe te drejtori te pergjithshem)
          2 Ku ishin “Shqiponjat” se fundmi te shndrruara ne “Sorra”
          3 Pse nuk beni nje video me muzike alla “katani” si ajo kur kapet avionin ne ajer???????

    2. Raimond Vlonjati says:

      Ky polic Cipa duhet shkarkuar menjehere se qenka totalisht deficent

      Vrasja nuk ka qene aspak e mire-organizaur,por ka qene nje vrasje qesharake fare

      Kriminelet leviznin maje motorit dhe me veshje esktreme qe te binin ne sy 1 ore larg, duket sikur i kane bere karshillek policise …ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes ….
      dhe me keq akoma e kryen krimin , po ne mes te dites dhe ne zonen me te populluar te Tiranes
      nderkaq qe policia bente sehir….

      Kjo eshte skandaloze fare …

      Policia , edhe pa i lajmeruar kush , duhej te kishin vene re kete motor qe levizte pas drejtorit te bankes ngado qe ky shkonte ….

      Ky lloj krimi ishte diletant fare, dhe e diskretiton policine shqiptare, si nje polici qesharake fareee

      Po ashtu ketu diskretitohet Tahir karagjozi qe nuk ja hapi telev=fonin Santos kur Santorie telefonoi 10 minuta para se ta vrisnin….

      Nderkaq Tahiri bente koktei me gazetaret per sukseset e haritura …dhe , edhe kur e mori vesh krimin e kryes

      –Tahir kopetenti as qe reagoi fare ku te kerkonte bllokimin e rugeve ne dalje te Tiranes etj masa qe te bllokoheshin kriminelet ….

      Ne fakt me kete krim makaber ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes dhe me nje polici qe nuk veproi aspak duhet qe Tahiri te shkarkohet nga puna

      menjehere …….
      .Tahiri eshte simbol i njeriut deficent dhe diletant ne drejtim dhe po shkateron rendin ne Shqiperi me keq se sa ishte ne kohe te Sales

      1. jude says:

        Raimond Vlonjati nuk jam dakord me ty, sepse ti kete ngjarje e trajton si te ishte nje krim oridner.

        NEWS 24 transmetoi pamjet e vjedhjes se serverit te tatimeve me te dhenat financiare nga ana e qelbesires SPARTK BRAHO.

        z. Santo eshte ndjekur per dy jave dhe nuk ka denoncuar ne Polici, pasi nuk ka patur besim tek policia.

        Per mua kemi te bejme me nje rast te paster gjobevenie, PASI kryeqelbesira SPARTAK BRAHO vodhi te dhenat, ka bere listen e boseve.

        Mesa duket kush nuk i paguan haracin RILINDJES ekzekutohet.

        1. DOM says:

          PER MENDIMIN TIM KY ESHTE NJE PRESION I HAPUR QE I BEHET MEDIAS SE PAVARUR.

          E DIME TE GJITHE SHUME MIRE SE ME CFARE GJUHE I ADRESOHET SKIZOFRENI I DROGUAR KRYEMINISTER MEDIAS DHE GAZETAREVE.

          KY KA QENE NJE MESAZH PER IRFANIN QE TE NDERROJE POLITIKEN EDITORIALE.

        2. - homeri- says:

          — ka nje pjese te kualicionit qeverises te lidhur me mafjen e krimit ekonomik … ajo eshte ajo pjesa e mbetur e qeverise Berisha … SPARTAK BRAHO .. disponon te gjitha dosjet e aktiviteteve kriminale te mafjes te lidhur me politiken .. ne se nuk zbardhet vjedhja e te dhenave te serverit te tatimeve nga SPARTAK BRAHO , te tilla vrasje do te kemi ……kjo moster SPARTAK BRAHO dhe mostrat e tjera te lsi , me kryehajdutin META perbejne pjesen me te ndyre te politikes shqiptare …

          1. Taki says:

            SPARTAK BRAHO ESHTE ZGJEDHUR DEPUTET NGA LISTA E PARTISE SOCIALISTE DHE BEN PJESE NE GRUPIN PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE

        3. N Shabani says:

          Nuk ka faj asnjeri fajin e ka ai qe vdiq, te mos heshtette por te shkonte ne polici dhe te kerkonte mbrojtje dhe ne fund te fundit te mbronte vet-veten te gjithe njerezit bisnesmene mbajne trup roja por ndonjeher koprraclliku te ha koken. Kur e pa qe motorri kishte dy jave qe e ndiqte ai le ta njoftonte policine dhe t’ja bente te ditur qe n.q.s me gjen gje mua une kam lene nje leter per median mbas vdekjes time qe ju kam lajmeruar dhe ju nuk moret masa te me mbronit.

          1. polici says:

            Hik moj debile me gjith keto budallalliqe .

      2. roy says:

        po re eshte e ndaluar qe motorri te eci mbrapa makines, policia duhet te shofi makinat cfare u vjen nga mbrapa biciklet apo motorr,duhet te ruajne drejtorat e bankave nga mbrapa. ci ke keto budallalliqet, po thua qe eshte me keq se ne regjimin e sales po eshte e vertet se mbas ketyre krimeve fshihen kelyshet e kuq te sales qe e bejne per destabilizimin e vendit+u mbeti qejfi per lazaratin se u iken milionat e eurove nga duart

    3. AKLI says:

      Edhe une jam dakord me cipen kur thote se policia beri gjithcka qe ti kapte autoret, por ngjarja ka qene e parapergatitur dhe mireorganizuar.

      Sepse policia jone vetem nje avion qe i thyhet rrota, apo nje fuoristrade qe i prishet freksioni eshte e afte te kape.

      Nqs kriminelet jane te mireorganizuar, policia jone eshte e paafte ti kape, sepse eshte pushtuar nga militantizmi, injoranca, mungesa e profesionalizmit, mungesa e njohjes se punes etj.

      E lexuat si i drejtohej polici Santos? Nje burre ne moshe! Pra nje nga kokat e sistemit financiar per te eshte thjeshte nje burre ne moshe.

      Ska faj, ky katundari rilindas i emeruar polic qe nuk di te dalloje biznesmenin dhe kriminelin, sepse ne fshatin nga i cili ka i cili ka zbritur nuk ka patur as dyqan e jo me banke, i duhet te ambientohet pak me civilizimin dhe shekullin 21.

      Fajin e ka SKIZOFRENI I DROGUAR KRYEMINISTER dhe SAIMIRI I TIJ qe e kane vene policine e shtetit ne sherbim te mafies, trafikut te droges, kontrabandes dhe korrupsionit.

      JO ME KOT SAIMIRI NUK I KA HAPUR TELEFONIN Z SANTO 10 MINUTA PARA ATENTATIT.

      1. jani says:

        HAHAHA KJO ESHTE AJO POLICIA QE E KAPI AVIONIN E DIVJAKES NE AJER

    4. Vizioner says:

      Levizni dhe kerkoni nga te doni, per mua, mesa kam lexuar rreth kesaj vrasje, pista Kryesore qe ka gisht ne kete ngjarje eshte, SHOFERI i z.Santo si dhe Roja-Polici ke dera Bankes.

      Kam lexuar se shoferi ka deklaruar qe Motorrin e kapare dy jave rrjesht qe i ndjek dhe, nuk e paska vene ne dijeni Shefin e tije (!!!???).
      Diten-Oren e ngjarjes, ka pare ne pasqyre Motorrin qe i ndjek per kilometra te tera dhe, nuk i thote gje Sbefit-nuk dyshon (!!!???).
      Nje shofer normal, besnik i Shefit, do te dyshonte ne nje rast te tille, do informonte Shefin per dyshimin dhe NUK DO NDALONTE Makinen por do vazhdonte rrugen deri sa te sigurohej qe nuk po ndiqej me.
      Pra, mendimi im eshte se, Shoferi DUHET te kete lidhje me vrasesit, direkt ose indirekt.

      Po ashtu, edhe roja-polic ke dera Bankes, i cili ruan Banken me duart ne xhepa (!!!) dhe armen e mbyll ne tresor,-sic u shpreh, do te thote ose ka shume mundesi te jete i implikuar ne ngjarje.

      Per mendimin tim pra, keto jane dy pistat nga te cilat Policia-Prokuroria mund te zbuloje vrasjen.

      Sidomos Shoferi. Mendoj qe, vrasesit pa komplikuar shoferin do ta kishin te veshtire te kryenin vrasjen, ne ate menyre si e kryen.

    5. Like says:

      Jam dakort me mendimin tuaj,por killeret duhet te njoftojne para se te kryejne vrasjet,gjunah te lesh policin ne dilem,pabere asnje njoftim.Rrofte policia se njerzit shkojne e vijne.

    6. tironsi says:

      Sipas ketij debilit te policise, nese kriminelet jane “te mireorganizuar” dhe “te parapergatitur”, ata edhe mund te vrasin kedo qofte edhe 20 m larg Kryesise se Kuvendit dhe policia nuk ka cfare ben!!!!!!!

  2. mirel says:

    Pastaj me ben pershtypje se Santo jua kishte thene miqve qe kishte dy a tre dite qe ndiqej nga nje motorr i zi..
    Keta miqte, qe shumica jane qeverritare, nuk qelloi ndonje i mencur ta kish keshilluar qe te mbrohej..
    I shkreti me kujton Olldashin, qe para se te vdiste lajmeroi Partine, qe iu gjend aq shpejt prane sa ti hiqte sopaten nga koka para se te vinte policia..

    1. turi says:

      o mirel nuk ka patur BESIM , pasi POLICIA eshte bere PALE ME KRIMIN

      Pse nuk i ka hapur telefonin Saimir Tahiri 10 minuta para atentatit?

  3. Arden says:

    Me vjen keq zoti drejor por eshte me mire te mos flasesh fare se sa te flasesh. Ti thua se vrasja nuk ka te bej fare me angazhimin e policise por une si nje qytetar i thjeshte mund te them se pamvaresisht kush ishte cfare ai I ndjeri roli i policise ne parandalimin e krimit duhet te jete prioritet per policine. Fatmireshisht apo fatkeqsisht ne vendngjarje ka rezulutar nje polic i cili nese do te ishte i trajnuar sic duhet nga strukturat tuaja duhet ta kishte parandaluar kete krim qofte edhe me rrezikimin e jetes se tij. Parandalimi dhe ruajtja e jetes se qytetarit eshte dhe duehet te mbetet prioritet Policise.

    1. mirel says:

      futja kot
      te shikojme si do ishe ne vend te atij policit.
      Me pistoleten ne fytyre
      vetem ndonje deficent mendor do kishte reaguar ndryshe

  4. Neda says:

    Nje pyetje per ju z.Cipa, Pse lejoni qarkullimin e motorrave ne Tirane apo ne cdo qytet tjeter te shqiperise kur ne fakt nuk ka rruge per to, ato qarkullojne ne rruget e makinave dhe te kembesoreve, me motorra jane bere disa vrasje, disa grabitje camtash te femrave e bizhuterit e tyre deri ne vrasje, per te cilat nuk eshte marre asnje mase, bile motorrat qarkullojne edhe pa targa, edhe me targa fallco, si te duan dhe askush nuk i shqeteson, a ka rol e pergjegjesi policia ne kete drejtim, sigurisht kush ka ndermend te beje nje vrasje mund ta beje, por ju se paku mos lejoni qarkullimin e tyre,kur praktikisht per to nuk ka rruge jo per motorra por as per bicikleta, te cilat edhe keto ,duke mos patur rruge posacerisht per to,jane burim aksidenti.

    1. roy says:

      ahahahahaha po ik more palle ne nuk kemi rruge as per makinat dhe do te dalesh mbi boten dashke rruge me vete per motorrat ahahahaha

  5. c'ere ?! says:

    Kjo nuk na cudit ne shqiptareve aspak .
    Si mundet me pas informacione nji polici si ajo aty !!!
    Policia aty merret me ruajtjen e pronave te politikes ose thene me qart ,
    eshte nen urdhrat e mafies politike dhe si e tille natyrisht qe s’mundet ti fuse turinjt aq thelle ne bythen e politikes se mafies se sharlataneve qe mbajne emrin politikan ne ate vend.
    Pra nji justifikim qe ne e pranojme zoterinj pulishta ,sepse ne fund te fundit gjithe kto me emrin tan kan qen thjeshte zagare te pompuar nga mafia ne postet e tyre ,thjeshte sepse i pelqente pak kari.er ,te dukeshin se ishin dikushi ,prandaj dhe ikin si qen ashtusidhe vijne ne ato poste. Ngushellimet tona te perzemerta ,e u zhdukshi te gjithe politikant shqiptare . Do zoi kjo vale pastrimesh te ruaj kte ritem ,sepse i vjen ne ndihme shqiptareve ,ktij populli ,qe kta politikan per 23 vjet me radhe i moren gjithcka edhe shpirtin .Zoti nuk qenka aq qorre sa e akuzojne .

  6. tini says:

    O jeni krejt amatore e joprofesionist o jeni bashkepunetor ne krim,policia sapo mori lajmin duhej te ngrinte nje postobllok ne autostrade, dhe ne rruge te tjera ku automjetet te kontr,nje per nje dhe motorrat te ndaloheshin pse se bene te na japi pergjigje policia.

  7. riberja says:

    e si do ken te bejne me angazhimin e policise kur polici fshihet mbas pemes!!!!! ky eshte turp I policies shqiptare, ne mes te dites para kryeministrise, kriminelet vetem per pamjen e tyre dukej te ndaloheshin

    1. Policeve shqipcare i mungon “nuhatja profesionale” me njoft kriminelet e parandalu krimin !

      Edi dhe Zajmeni ,duhet mi vendos policeve para hundes brekt e metes dhe qillotat e berishes ,qe era e kriminelit ti regjistrohet ne hund policeve ,drunjve nen uniforme.

      1. gimi says:

        Bile keto katurndaret rilindas te emeruar polic nuk njohin as figurat e shquara dhe personalitetet e rendesishme.

        e pe si i drejtohej polici z. Santo? Nje BURRE NE MOSHE

        KULMI I INJORANCES!

  8. Ilirjan says:

    Duke te lexuar, me keqardhje per fatin e qytetareve qe nuk kane eskorte mbrojtese, dhe qe nuk i bien kurkujt ne qafe, konstatohet se jetet tona jane te pasigurta, se Ju i pari dhe deri tek polici idjot qe rastisi ne vendin e ngjarjes jeni kot, dhe si te tille duheni shkarkuar menjehere (prisja te jepnit doreheqjen me daljen e pare ne publik, pasi nuk ka lume dhe det t’ju justifikoje apo laje fajet e asaj dite, “paaftesine tuaj”) dhe per pasojen e rende te mos veprimit tuaj: juve dhe efektivi i policise se Tiranes duhet te kaloni ne siten e DREJTESISE.
    Pas jush, perzgjedhesi i efektivit te Policise se Tiranes, dhe ne rast se eshte Ministri Tahiri, atehere edhe Ai te largohet menjehere nga detyra. Nuk e harroj deklarimin e tij per rastin Olldashi, kur pa dale ne drite ekspertizat dhe konkluzionet, qe deri me sot nuk jane publikuar, Ai-Tahiri deklaroi se : Per Mua(Tahirin) eshte aksident!!!!
    Mos veprimi ndaj atentatoreve te djeshem, nxjerr zbuluar Policine e Tiranes dhe Ministrin e Brendshem Tahiri.

  9. sit back and relaks says:

    jo nuk ishte e mire organizuar po ishte sherr i momentit per vend parkimi, hajde cipa hajde. po sigurisht qe ishte e organizuar po ky fakt nuk ben pa faj policine e shtetit e cila, citoj thenien e zotit minister, eshte 100% 24×24 7×7 ne krye te detyres per parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e qytetarit. tani nqs mcefja mas peme si mcefja mas gaxhoit quhet qenie ne krye te detyres une nuk e di, a nqs ket stilin me u mcef mas peme e ka msu ne trajnimet disamilioneshe te ministrise tjeter muhabet. po me sa di une ushataraku kur futet brenda uniformes ben nje betim ku thote qe do sakrifikoje edhe jeten per sigurine e rendit dhe qytetarit. ky polic ka shkelur betimin e duhet te shkoje te mjeli lopet. nderkohe duhet pare gjithe struktura logjistike, komanduese e trajnuese e policise pasi eshte cope cope.

  10. Tafili says:

    Nuk jam dakord se policia e Tiranes nuk ka faj. Policia ka faj pse nga vrasja ne 0ren 09.20 e deri kur motorri sic thuhet kaloj Rinasin nuk ishte ne gjendje ta bllokoje, te pakten motorin, mire se personat munde ta braktisnin. Ne moment kur ndodh nje vrasje behet njoftim i menjehershem per sallen operative dhe gjithe strukturat paralele dhe ne linje, dhe e para behen bllokime me ane te posteblloqeve te policise dhe e dyta fillon ndjekja me makinat e posacme. Keto po themi me e vonuara behen ne 5 minuta. Te thote policia nga vrasja ne 09.20 e deri ne largim te personave me gjithe kete trajektore nga Blloku ne Rinas ku kane qene strukturat e policise. Sot cdo urdher eshte me radio. Nderlidhja eshte perfekte. Policia e Tiranes nuk ka faj pse u vra Drejtori i Credins se ne te gjithe boten eshte shume i veshtire parandalimi kur nuk ka sinjalizim, faji i policise eshte mos veprimi ne kohen e duhur pas vrasjes. Por duhet te themi te verteten se strukturat e vjetra te policise shtetit te kohes Nanos e Berishes i ka zene puhuri i kohes dhe paaftesise prandaj duhet reforme rrenjesore ne polici. Ato jane mesuar qe paaftesine e tyre ta shesin si profesionalizem se kane patur suport politik. Nuk eshte normale nga askush te thuhet se polici nuk veproj se do ti rrezikohej jeta. Cdo person kur futet ne polici e din se e ka jeten ne rrezik se eshte ne lufte me krimin. Kjo qenka kollaj une po punoj ne polici, po marr page te mire ne mes te Tiranes, ne pune jam me grada po dhe po erdhi krimineli ti leshoj rruge se me rrezikohet jeta se kam femije ! Jo zoterinje policia eshte edhe ne rastet qe luftoje, per kete e ka armen. Ja ketu fillon poshtersia, te marrin pra policet arme kallcuku- pse i kan me plumba origjinale. Sa te habitshen jane disa ne shtyp ! Tani ne kete kohe kjo nuk duhet te ekzistoje me. Duhet polici eficente , profesionale dhe me veprim te shpejte e te vendosur,duhen police trima jo quna mamaje, atehere kriminelet jane te frikesuar dhe e kane te pamundur goditjen e tyre ndaj kujt do qofte.

  11. xx says:

    Ik more spurdhjak,nuk mund te justifikohesh me keto argumenta
    te cilat ju ulin me shume ,sipas jush kujt i vjen spontan ,policia
    nuk ben asgje se eshte e papregatitur,asaj duhet ti thuash ,qe ne
    Filan vend ,ne filan ore te jeni aty ,ndryshe nuk kapni asgje.
    Jo more jo ,ju kur doni i kapni te gjithe ,por kete here dolet zbuluar
    Ata kalonin neper qytet me motorr me maska ne koke ,hapur fare ,
    Sepse ndiheshin te sigurte qe nuk kapen nga askushi.kurse policise i
    mungonin te gjitha mjetet e nevojshme ,
    NE I SHIKUAM KRIMINELET ME MASKA, POR NUK I KAPEM DOT.

  12. Albi says:

    Si eshte e mundur qe motori pershkroi per gati nje ore nje aks kombetar drejt Fushe-Krujes, po ndiqej nga policia, po nuk u ngrit asnje postbllok apo ti bashkoheshin police te tjere atij qe po kryente ndjekjen?

    Kjo ose eshte deficence e shkalles maksimale, ose ketu pastaj duket gjithmone e me shume si nje bashkepunim.

  13. Lenci says:

    Epo dhe ky kelyshi i Agron Kulicit dhe Tonin Vocit Drejtor ne Tirane vetem pse vllai i vet gazetar fler mire per Sajmirin ne ndonje artikull.

  14. agostin says:

    Si ka mundesi qe dhe qytetareve te thjeshte i ka bere pershtypje levizja e tyre me motorr ,dhe e kane filmuar me celulare ,ndersa policeve qe shihen nga kamerat, i kalon motorri para syve, dhe nuk i ben pershtypje se nuk kishte targa dhe me imazh te dyshimet.Tjeter te ben pershtypje se para Bankes dhe roja, dhe polici, nuk marrin guximin te ncjerrin armet per te qelluar.Kush mund ta mbroj nje qytetare te thjeshte perpara nje agresori?.Per mendimin tim minimumi duhet, qe te gjithe policet e “perfshire” ne kete ngjarje ,duhet te largohen nga puna.

  15. latifond says:

    .Ti Cipa je mesuar te ruash stadiumin,te besh xhiro pistes dhe te shikosh me sy kritik tifozet kur shajne arbitrin.Nuk e ke idene cfare masash duhet te merrje sapo u njoftove per atentatin.Ti nuk njeh rruget e Tiranes,nuk di kryqezimet,rruget kryesore dhe dytesore dalese nga kryeqyteti,Per 30 minuta me iniciativen tende ti duhet te kishe bllokuar qarkullimin dhe kryqezimet,se ndonje qamet me i madh se vrasja e bankjerit nuk do te ndodhte.Ato mjete qe ka policia e kryeqytetit ne gatishmeri,ti i le te kalben neper parkingjet e komisarjateve ne vend qe ti dergoje pas killerave.Vetem nje rrugor me mendje te vet ndoqi killerat deri ne fushe-kruje,por edhe atij ju mbarua benzina.Per cfare tjeter te duhen tullonat e benzines,per t`ja falur si shperblim gazetareve ne vend te lekeve?Nuk eshte justifikim pergatitja e vrasesve,se vrasesit kishin nje muaj qe e ndiqnin viktimen,por si reagoi policia e kryeqytetit ne nje atentat te mireorganizuar!Ti cdo gje mund te jesh vetem drejtues operativ,profesionist i talentuar,organizator i aksionit,njohes i zanatit,nuk je!

  16. pelo says:

    Pastrojeni mire gojen qe te gjithe ju para se te flisni keq x kete kryepolic, zoti cipa eshte polic me shkolle, INTELIGJENT dhe mjaft i perkushtuar x detyren e vet. Ini te gjithe te lire te komentoni, por jo te beni policin!!! Policia duhet inkurajuar, ndihmuar e jo vetem kritikuar., ne te fundit njerez jane dhe ata si te gjithe te tjeret.

    1. Rukja says:

      O Pelo me sa po shikoj i paske prere kerthizen Cipes dreqi ta haje….Cipa o lum miku eshte nje ordiner nje sahan lepires,e njoh personalishte se kam punuar me te ose me sakte e kam patur vartes..E di se si erdhi nga shkolla nje person qe nuk mbushte parametrat fizike,nje rakitik thuaj,qe fale nderyrjes se Stefanit kishte hyre ne ate shkolle…te mos zgjatem edhe nga ana profesionale te linte per te deshiruar qaraman thuaj,qe ngecte kudo e ne cdo gje,kemi humbur kohe duke u perpjekur ta ingranojme ne polici…..Por me vone fale mbeshtetjes dhe ca tiparve prej spiuni dhe servili te tije beri karier,iku nendrejtor ne Elbasan,pastaj ne Drejtori te pergjithshme Shef Sektori tek krimi i organizuar(sek trafiqeve),keto ne kohen e Salihales…..Dhe me vone u perzgjoll si i preferuar I Tahirit,dhe Skizofrenit se pa pelqimin e tije nuk bente vaki,keshtu vajti puna Pelo,dhe rendi u be mish mash,del koqja e thote vrasja ishte e mireorganizuar dhe perfekte,po mire mor drejtoruc,ku e kishe policine kriminale?????,kur kane per detyre te grubmbullojne inforacion qe ne kete raste ka qene zero…po me tej e me tej…..Ic pra te te roje ai vellai thuaj ai gazetari qe eshte bythe lepires, me e moralshme eshte qe ne kete raste te jepje doreqjen do ishte nje gjest qe do mbahej mende ne historine e policise…….

      1. pelo says:

        Ruke duhet te jemi te sinqerte qe mbi 60% e efektiveve jane pa shkolle, 1pjese te mire u mungon inteligjenca e domosdoshme x situata te tilla, pastaj mund te krahasojme drejtorin e policise sot ne tirane me ish drejtorin shkuar???? Mendoj qe jo, ka akoma problematika,por eshte ne rrugen e duhur.ti thua eshte servil?? Nga pak jemi te gjithe.

        1. Polici says:

          Si the more??? Krahasoje me te parin e qeverisjesh Berisha, pastaj krahasoje me Pjerin Ndreun, Zylftytarin e Rrumbullkaun. Mblidh mendjen se as si shoferi ketyre nuk mund te jete ky Çipa meqe do krahasime…
          Sa per drejtorin e fundit: ja qe nuk pati te tilla ngjarje sa ishte ai…
          Koken ne mut dhe kerkon te shash te tjeret???

    2. Noku says:

      o me lala se nuk ta sha kush per cun te mire apo te keq! Pse policat nuk komentojne? Ja si polic po te sygjeroj mos na bo inteligjent e avokatin fisit Çipa (ku militon edhe ti)! Pelo nuk je por je nje adoleshent i fisit qe per fjalen “per” perdor “X”, “Ini” e perdor per “jeni”!

      E kishe kollaj kur shaje policine dhe arrestuat nje xhaje qe ruante ikonat???

  17. LUAN says:

    NE NJE VEND TJETER , MINISTRI APO DREJTORI I POLICISE DO KISHTE DHENE DOREHEQJEN .SHUME E PAPRANUESHME KJO PAAFTESI E SHTETIT .NE MES TE DITES ME DIELL , DY KRIMINEL , BEJNE CIRK DHE LARGOHEN NE DREJTIM TE PANJOHUR . TURP ,TURP , NJEMIJEHERE TURP .

    1. Po shtylla e tensionit te larte qe paguhet nga taksapagusit shqiptare ?
      Ajo u harrua fare !
      Kta jane te gjithe mafioze ,degjenerata qe po i shkaterrojn jeten ktij populli .
      Lexo cbehet ;
      Del analisti me mjekerr ,si quhet ai Xhej me duket ,dhe na ben sot “Te shqetesuarin ” per vrasjen mafioze ,nderkoh qe vet ky deri dje ,mbeshteste mafien poltike meten -sali krimin etj mafioze poltike . Kta nuk kan din e iman lol ,ishalla i vjen me radhe haku i ktij populli .Po su pastruan kta ,ky popull sdo ket kurr qetesi .

  18. LOMI says:

    ata kan leviz gati 20 min neper tirane…spo me duken edhe aq te parapregatitur….thjesht policia eshte aq e pa afte dhe kaq…shanc i humbur per te kapur killer direkt pas krimit,si kesaj here si ka pas asnjher policia perpara hundes…

  19. Elirai says:

    C, ne ti o vlla?
    Pse nuk na sqaron Saimir Tahiri?
    Jo per gje po ai na sqaron tamam!

  20. nuri says:

    Ky fare drejtori jo vetem per mosreagimin fatal te policise por edhe per reagimin e tij skandaloz ne kete konference duhet shkarkuar menjehere. Sipas tij nese kriminelet e parapregatisin krimin policia e Tiranes vetem i rruan bishtin. Drejtor Rilindje allias Drejtor leshi. Me mire te mos ishte prononcuar sesa u diskriditua ne kete fare feje.

  21. Cross says:

    Ky fliska si vellai ed halimit jo i gazetarit… Po ik mor derdimen pordhac mos u bej mburoje e ministrit qe s’duket po jep doreheqjen bashke me te! Shetisin killeret nje ore mes tiranes si nuk e imagjinon as regjizori me i keq, vrasin ne mes te tiranes, e pastaj i bien qark tiranes nga liqeni, tegu, dalin ne yzberisht (besoj nga rruga e arbenes), marrin per fushe kruje dhe ti thua ngritem pika kontrolli?!! I gjemuam?!! Turp i madh! Dorehiquni shpejt! Po kur te ndodhe prape cdo thoni, s’keni me as justifikime ju “cunat” qe jeni mesuar vetem te vini gjoba rrugeve e te beni pazar me kriminelet qe te largohen para se te beni show si ne lazarat! Legena!

  22. Kananus Tafilius says:

    Ore po kot kapeni me ate policin e rrugores se dhe aq ka bo shume se po mos kishte qen ai do kishim nga ky drejtori sot deklaraten se vrasesit me motorr iken ne drejtim te elbasonit, durrsit, krujes, peqinit, burrelit etj etj etj. Ca postblloqesh doni ju kur policat i kane leshuar si piranja neper rrugica lagjesh me vjel gjoba si taksidare sepse kshu luftohet krimi sipas llukupapashtase.

  23. Sydney says:

    Kontrolloni banken Credins,tranzacionet qe ka kryer,kush jane themeluesit e bankes,kush kane qen konfliktet e brendshme ndermjet aksionereve,kush eshte drejtori i ri i bankes maltin korkuti?
    Ky eshte burri i mbeses se liri sllobodanka berishes,elvana hana qe ne 2005 ishte nje grua pa pune shtepiake dhe me pas u be super e pasur.
    http://spiderinformazione.blogspot.it/2014/06/zgjidhet-drejtori-i-ri-i-credinsmaltin.html?m=1

  24. polici says:

    More fytyra te ndyra nuk ju vjen turp kur justifikoheni
    qe ne ndjekje e siper u mbarua benzina ?????!!!!!!!!!!
    Ajo dite paska qene dita me bosh per policine .
    Cudit nje bote e tere ti degjoje keto justifikime boshe.
    Ai krim ka vetem nje emer nga LART .

    1. diku says:

      DHE I KA MBARUAR NAFTE PA FILLUAR DITA, QEN NE OREN 9:00 TE MENGJESIT

  25. shefi says:

    nje shtet shushunjash dhe vampiresh me statusin KRIMINEL.

  26. Endri says:

    1 gjo nuk kuptoj o policia ja fut kot o gazetareet flasi kot di kush thot se polici nuk ka pas radio di kush thot se polici ka fol mas pemes me radio dikush thot se i kan pa deri ne fush kruja dikush thot se i kan pa ke komuna e parisit hajde mere vesh ket pune. Medet per ate qe vdiq , ngushellime familjes. Vertet per te ardhur keq.

    1. sit _ back _ and _ relaks says:

      nuk eshte justifikim si punoi apo nuk kishte radio, te gjithe policet kane numer celulari te dhene nga ministria me te cilin komunikojne pa pagese me njeri tjetrin pra dhe me shefat, patrullat apo qendren operative.

  27. merobaze says:

    VRASJA E ARTAN SANTOS BIE ERA DROGE KOLUMBIE.

    Vetem kur jane prishur llogarite e droges nderkombetare, kryesisht te heroines nga Lindja dhe te kokaines nga Perendimi kryhen ekzekutime te ngjashme si ato qe pame keto dite ne mes te Tiranes. Ne Rusi, Turqi, Rumani, Hungari, Bullgari kudo ne vendet e trafikut te drogave te forta ne rastet kur jane zbuluar dhe sekuestruar sasi te konsiderueshme droge, personat e implikuar per sigurine e trafikut dhe pagesave jane ekzekutuar pa piken e meshires. Dihen rastet kur sekseret e deshtuar jane fshehur ne Brimen e Miut, ne ishuj te vecuar ne Oqean dhe atje i ka gjetur dora e ndeshkimit e krimit te organizuar. Prandaj edhe Artan Santo nuk ka si te mbijetonte ne Shqypnine e Shtetit te Rrumpalles dhe te Bankave Mafioze ne nje kohe qe ne Mal te Zi u kap dhe u prishen hesape Kolumbie ne llogari me miliarda eur qe duhet t’i pastronte ne Lavatricen albaneze Banka Famoze Credins.

    Prandaj edhe kryepolici Cipa nuk ka pse te zorritet kaqe shume me spjegime dhe hamendesime pa llogjike reale, sepse edhe sikur FBI-ja amerikane te ishte ne vend te tij nuk do ta shpetonte dot nga ekzekutimi GUXIMTARIN e Enverit dhe te Saliut, Artan Santo.

    1. Cross says:

      Problemi eshte se me e pakta bie era papergjegjshmeri policie! Ky ndoshta nuk shpetonte nga kolumbianet apo cunat e zvicres apo… po populli mat cdo gje me kutin e sigurise publike dhe fuqise ae shtetit. Komenti jot duket si shashke…

  28. futja kot says:

    te kontrollohen kamert e pikave te karburantit per tre kater muaj

  29. Anonim says:

    nuk duhet tja lem fajin per te gjitha policise me reagimin dhe mosreagimin ne njefare menyre te gjith jane kriminel. ne vendet e huaja policia mbeshtete. nuk e di per se sherben SHISH???? pse nuk flet njeri per SHISH per munges informacioni ai qe u vra nuk ishte njeri i thjeshte. pse nuk flet njeri per prokurorine???? prokuroria vetem llafe ka der me tani policia eshte lene e vetme ne te gjitha drejtimet.

    1. Kadiu says:

      Edhe nje çante te vidhet me motorr po kjo do ndodhi!!! Do dali Çipa do tregoje qe nuk kap dot asnje dhe do faktoje qe POLICIA TIRANES eshte shthurrur.
      Leri prrallat me SHISH e Prokurori. Ik e beji fresk te gazeta e vellait te vet Aleksander Çipa apo te xhaxhai deputet Stefan Çipa.
      Para se te merresh apo te shash te tjeret do te bej nje pytje
      Beson se Rama i mbahet fjales “kush eshte i pa afte do iki ne shpi” ???
      E pra asnje gjer tani dhe kjo nuk eshte “Rilindje” por kopje e keqe e Saliut…
      Do apo nuk do ti edhe Cipa do shkoje nje dite te bukur te shoqata e oficereve te liruar. Shpresojme mos te fillojne burgosjet ne ate kohe se helbete Statusi i BE do edhe ndershkime

  30. tini says:

    TAHIRI te largohet nga ministrija dhe te vendoset aty nje njeri me integritet dhe experience si spartak ngjela,ai ka pervoje ne ministrira,ka qene minister drejtesie, nuk eshte si tahiri pa pervoje fare ne punet e qeverisjes,bilanci I krimeve me kapjen e autoreve eshte negative per policine,keshtu qe duhen ndryshime.

  31. Vk says:

    Qenke tamam anonim…nga trute! Policia ne kete ngjarje ka shpresuar te ishte vetem… Dhe te mbetej ashtu! Kush do i hapte rrugen cunave perndryshe?

  32. Emigranti 1 says:

    Nga informacionet qe marrim nga media shqiptre,sidomos nga kjo gazeata “Tema mesojme se ka shume gjera ,te cilat tregojne per nje pa aftesi dhe indifference te theksuar te policies se Tiranes sepse.Krimi u krye mu ne qender te Tiranes dhe policia kish aq kohe ne dispozicion sa te bllokonte tere levizjet e kreminelit.Ne foto,ne video kemi vene re se motori me kreminele ,pa targe,kreminelet te veshur me te zeza perpara policit,si ne boulevard,edhe ne rrugen e bllokut e nuk ben asnje demarsh per kontroll.Polici urdheron mos parkimin e motorit para bankes ku po vinte makina e drejtorit dhe kreminelet nuk I binden.Krminelet me motor u ndoqen deri tek Liqeni dhe pastaj u zhduken.Drejtori I policies se Tiranes na deklarin publikisht se kreminelet ishin te mire pergatitur per kryerjen e krimit,pra ishin me te pergatitur se policia per mbrojtjen nga krimi I tyre,me tej dalin me te zot kreminelet.Ne thote drejtori ,nuk kishim informacion se do vritej drejtori I Bankes.Po per ne te tjeret duhet te kerkojne ingformacion.Nuk eshte fjala per mbrojtjen e drejtorit.Ai edhe mund te vritej si edhe une neser,por pse nuk kapet autori ,te izolohet Brenda Tirane.E cudicme,cfar lexojme ne media,Polici s,kish karburatnt,polici s,kish telefon,plici s,kish fisheke ne pistolete!!!!!!!!per te qere e per te qeshur.Do te ishte ne nderin e atij drejtori te policies qe para se t’i neneshtrohej hetuesise te jepte dorheqjen si aktin e pare moral e qytetar….Sa pergjegjesi mban rendi I Tiranes ne kete rast nuk ka te numuruar.

  33. hhhh says:

    Ne portin Malazes u kap 250 kg drog (kokaine) e fshehur ne menyre teper te veshtire per tu zbuluar nga policia (aq me teper policia Malazeze9), droga do te vinte ne Shqiperi ne Fier, leket do te transferoheshin nga nje banke Shqiptare edhe personi (transferuesi) nga Spanja u kap ne Aeroport,

  34. hhhh says:

    ne vazhdimi te mendimit me siper:Ndjekja nga motori per dy jave rreshte ne menyre kaq te dukshme dhe te hapur te Drejtorit Bankes tregon se autoret donin vetem ta kercenonin per te kryer ate veprim (ose mos kryente) qe kerkonin ata. Drejtori nuk e ka marre seriozisht kanosjen ose ka shpresuar se do ta zgjidhte ndoshta problemin. Paska takuar dhe personalitete te larta te shtetit, 10 minuta para i ka telefonuar dhe Ministrit te Brendshem dhe ky nuk i ka hapur telefonin, ikin autoret pa asnje problem nga qendra e Tiranes ku ne cdo kryqezim ka nje polic dhe 4 postblloqe pothuaj te perhershem policie. Del kryepolici dhe thote policia nuk ka faj ne moskapjen e autoreve.(tama si ne rastin e avioneve mushkonja. Mero Bazo nuk po i ben keto lidhje sic ka bere me pare, atij i eshte mbyllur goja.

    1. Vk says:

      …i bie qe kolumbiani eshte arrestuar me kerkese te sherbimeve te huaja atehere. Keta as kane dashur ta ndalojne dhe s’u dha as ndonje arsye ligjore per ndalimin vetem u tha qe kolumbiani foli me vone. Me kete logjike i bie qe santo ka kontaktuar me sherbimet e huaja nderkohe pet te dale nga vallja, sherbimet kane marre info duke i dhene siguri te rreme per veten atij. Prandaj dhe s’i eshte dukur sh problem qe e ndiqnin aq afer ose ka menduar se jane te rruges se ambasadave. Si gjithmone, ca lloj sherbimesh qe bejne gallate ketu te shesin kur s’i duhesh me atyre ose aleateve momentale politike…

  35. mano says:

    Ketij Cipes i mbeti pa thene: “raportojme se vrasesit i cuam te sigurt ne baze”! Turp!

  36. alboboy 85 says:

    Po mir mor shoke, si ka mundesi qe ky motor qarkullon neper tirane pa targa fare, dhe asnjoni se vret menjen ta ndalojn per letrat dhe pse nuk ka targa? Si duket puna, kjo vrasje eshte e organizuar prej kohesh, nuk eshte se e Kane organizuar sot per neser

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje