Shëndetësi falas për femrat e trafikuara

29 Qershor 2014, 17:03Sociale TEMA

Gratë dhe vajzat e trafikuara do të marrin shërbim shëndetësor falas. Fondi i sigurimeve shëndetësore  do të mbulojë shpenzimet për barna, vizita, ekzaminime si dhe trajtime mjekësore në spitale publike dhe private të kontraktuara nga Fondi.

Të gjitha shërbimet shëndetësore për gratë dhe vajzat e trafikuara do të merren falas. Fondi përgatiti të gjitha ndryshimet ligjore të nevojshme për mbështetjen e kësaj kategorie e cila do të jetë edhe kategori më vete në kartën e shëndetit dhe do të mundësohet duke filluar menjëherë shërbimi shëndetësor i kësaj kategorie në nevojë falas”, thotë Astrit Beci, Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Përllogariten 200 gra dhe vajza të cilat do të përfitojnë shërbim shëndetësor falas si dhe do të pajisen me kartën e shëndetit pa derdhur asnjë kontribut. Drejtori i Fondit, Astrit Beci sqaron se kjo katëgori do vazhdojë ta përfitojë shërbimin shëndetësor falas edhe pasi të kenë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Nëse deri më tani përfitonin në mënyrë indirekte nga skema vetëm ato që ishin të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, tani edhe ato që dalin nga skema e ndihmës ekonomike, apo edhe të tjera që nuk e kanë përfituar këtë ndihmë ekonomike do të përfitojnë falas të gjitha shërbimet e tyre shëndetësore. Numri i këtyre personave sot është 100, por duke patur parasysh që faza e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre zgjat 6-12 muaj, shpesh edhe 2 vite, numri në total i përfituesve në këtë kategori është 200 persona”, sqaron Beci.

Efektet ekonomike që lidhen me mbulimin shëndetësore të kesaj kategorie do të përballohen brenda buxhetit të planifikuar për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

15 komente në “Shëndetësi falas për femrat e trafikuara”

  1. AC/DC says:

    Zigur,lum si ti,boll i dhe leke doktorve.

    1. Leku leter says:

      Ore falas e kishim dhe ne te patrafikuarit, tani kush e ka falas falas!??? Do na e zgjidhe Beqaj kte dileme te madhe apo si?

  2. ajola xoxa says:

    uaaaaaaa erioooooon nuk do paguajme me per vizita. merre ne telefon edhe ministren mirelaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    1. xhino says:

      Ti putatina e shpelles , qe i drejtohesh Ajoles dhe Erionit ke gabu adres ,se as Arjola Xoxa e as Erion Veliaj nuk jane Dokrtore ne profesion ,je tu u ngaterru .Kaq sali paske pertyp qe te vjen edhe mendja verdall e ngatarron njerzit ,te duken te gjithe sali !

      Jepini noj adres ksaj shpellares te shkoj te kurohet se qeka me AIDS ne Tru

      1. Milela Kumbari says:

        Po mua nuk do me mbrosh o xhino? vetem erionin dhe ajolen ke xhan?

        1. xhino says:

          Si nji QYTETARE i denje i atij vendi ,un do ti pergjigjesha edhe pyetjes tende “Mirela Kumbai” ;
          Un mendoj se asnji nga kta persona publik permendur me lart ,nuk e kan aspak te nevojeshme “mbrojtjen time” sepse ata i mbron vet e verteta ,i mbron identiteti tyre ,pikerishte ajo cfar ata jane ,njerez e qytetare te nderuar te ktij vendi . Sigurishte reagimi im eshte nji veprim prej qytetari ,i cili duhet ti tregoj kufijt injorances ,maskarallikut ,gojeqelbsave ,atij truri invalid, zbrit ne qytet e ne vend qe te behet njeri kerkon ti imponoj ktij populli ,qytetit kulturen e vet te shpelles e ferrave nga ka dal. A nuk duhet te ket reagime te tilla qytetare ???

      2. LIKJA says:

        @xhino

        Kryesia e kuvendit vendosi;

        Per shkak te fyerjeve ne adrese te komentueses Ajola Xoxa, komentuesi xhino ndalohet 10 dite te beje komente.

        Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

        LIKJA

        1. xhino says:

          Likeeeeeeeeeeeee !!!
          Dhe kte e bere mo ?10 dite ???
          Nuk jan pak si shume mo Like?
          Perse keshtu thote sherihati mo ,10 dite verte ?!
          Bo c’na gjeti .
          O flori , do me t’than te drejten une tye ;
          “”””””””””””””””””Jesh i dehur a derbardhe””””””””””””””””””””””””

          1. LIKJA says:

            Ti xhino e di qe une te kam “pike te dobet”.

  3. kuki says:

    Nuk po e marrim veshe cpo ndodh falas per te tere eshte then……
    nese te tere e kan falas ca dreqin me shume do kene keto vajza
    te teri falas do e kem i o qeveri. problemi eshte qe ajo falas spunon idiota

  4. iliriani says:

    Cfare do i japin falas Pampersa per Ciklin?!

    1. Beqo says:

      Krieministri ka vendosur tu jape nga nje “pilule antidepresive” falas.

      1. Artan says:

        Supost antidepresiv falas do ishte me mire.

  5. ! says:

    duhet te paguajne turtoret qe i kane detyrar te dalin ne rruge. tutoret kane bere fitime dhe si biznes qe e kosiderojne prostutimin e femrave , ata duhet te japin sigurime shoqerore.

  6. LOLA says:

    te gjithe ju qe komentoni ketu me lart jeni maskarenj sepse mund te ishin motrat kusherirat dhe mamate tuaja po harruat ju ndyresira qe e qelbet vendin duke nxjerre juve vete femrat ne rruge ishalla nuk ua sjell zoti ne shtepite tuaja se pastaj hajdeni dhe komentoni ketu njerez te ulet dhe pa karakter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje