KMSH shtron Iftarin e parë për muajin e Ramazanit

29 Qershor 2014, 14:37Sociale TEMA

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmë  iftarin e parë të Ramazanit 2014, ku morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë të akredituar në Tiranë, drejtues të shoqatave të ndryshme dhe figura të jetës fetare e intelektuale të vendit tonë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi që Ramazani i këtij viti të sjellë begati, paqe e mirësi mes shqiptarëve. Gjithashtu, Bruçaj uroi që sakrifica e agjëruesve të marrë shpërblimin nga Zoti i Gjithësisë.

Një mesazh urimi përcolli edhe ministri Veliaj për të gjithë ata besimtarë myslimanë që i binden me përkushtim e sakrificë Zotit teksa u shpreh se bashkëjetesa fetare është shembulli ku ne i tregojmë Evropës se jemi populli i vetëm, ku ndërthurja e besimeve është i shënjuar në një të vetëm.

Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj ceremonie, institucioni bashkon figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në muajin më të rëndësishëm të kalendarit islam.

4 komente në “KMSH shtron Iftarin e parë për muajin e Ramazanit”

  1. Qaniu says:

    kete muaj ,lejohet te haet vetem mish derri.

  2. drejtori i medreses SHABAN NORJA says:

    eja dhe hani tek medreseja ime.

    1. Blue Jasmine says:

      hahahahaha po vime , po vime, bej gati iftarinnnn .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje