E paprecedent/ Policia në Francë ndalon ish- presidentin Sarkozy, dyshohet se ndikoi tek një gjyqtar (VIDEO)

1 Korrik 2014, 09:13Sociale TEMA

Ish- presidenti francez, Nicolas Sarkozy është ndaluar për t’u pyetur nga Policia e Francës.

Sipas BBC, vendimi për ta ndaluar atë në Nanterre, pranë Parisit, është një hap i paprecedent kundër një ish- presidenti.

Avokati i tij tha se ai është marrë në pyetje të hënën në lidhje me dyshimet se ka kërkuar informacion të brendshëm për një çështje kundër tij.

Një zhvillim i tillë shihet si një goditje ndaj përpjekjeve të Sarkozy për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit 2017.

Hetuesit po përpiqen që të zbulojnë nëse Sarkozy, që ka qenë president nga viti 2007 deri në vitin 2012, i ka premtuar një rol të rëndësishëm në Monako një gjyqtari të lartë, në shkëmbim të informacionit.

Gilbert Azibert, një nga gjyqtarët më të lartë të apelit, është thirrur për t’u pyetur.

Një tjetër gjyqtar, Patrick Sassoust është ndaluar gjithashtu.

Vendimi për të ndaluar Sarkozy është i pari i këtij lloji, kur ish- kreu i shtetit mbahet në paraburgim policor.

Paraardhësi i tij, Jacques Chirac, ka marrë një vendim të pezulluar me burg për përvetësim dhe shkelje të besimit gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Parisit.

Hetuesit mund ta mbajnë në paraburgim Sarkozy për 24 orë, por mund ta zgjasin afatin edhe një ditë.

13 komente në “E paprecedent/ Policia në Francë ndalon ish- presidentin Sarkozy, dyshohet se ndikoi tek një gjyqtar (VIDEO)”

  1. greta says:

    Ncncncncnccccccccccccc…..

  2. lisi says:

    Po saliut kur do t’i vije radha?

  3. berti says:

    Saliut nuk i vjen radha se shqiptaret qe i beri me shtepi ne Tirane do ti ngrinte ne kryengritje nese do arrestoej.E kjo do te conte ne konflikt politik. E evropa dhe dje tha qe duhet te ulni tensionet politike. Amerika ne krahun tjeter Saliun e ka burre shteti Edin rilindas e Liken politikan vizionar. Pastaj flasin per probleme me drejtesin e korrupsionin..Mender jush tallje bythe e papare me kete popull qe ka filluar para nje shekulli e vazhdon e sot e kesaj dite..

    1. Bureto says:

      Fatkeqesiht e vertete!

    2. tironsi says:

      Une jam dakord se Berisha besimin q emori ne vitin 2005 nga shqiptaret keqperdori dhe abuzoi per pasurimin e familjes e tij dhe per kete duhet te jape logari. Por nuk duhet te jemi selektive, sepse Rames ka kaluar nga 3 000 euro ne Banke dhe me qera ka kaluar ne vile 40 milionshe?
      Korrupsioni s’ka ngjyre.

  4. Lumi i Vlores says:

    Do ti vije rradha edhe Berishes.
    Dale,dale,s’keni pare gje akoma….

  5. Gezimi says:

    Po te kish drejtesi, Saliu do ish duke ngrohur birucat e burgut, prandaj ai vazhdon te beje palle, madje na ben dhe moral!!!!

  6. Era e Malit says:

    Ka Shtet ne France, ka Republike, Sistem Gjyqesor te Pavarur, jo si tek ne…

  7. Era e Malit says:

    Gjithsesi behet fjale per nje “Garde à Vue” dmth “Ndalim” qe mund te shkoje deri ne 48 apo 72 ore, kohe gjate se ciles hetimet behen intensivisht dhe synohet mosprishja e provave te mundshme apo intimidimi (trembja) e deshmimtareve. Ne gjendje Ndalimi jane nga dita e djeshme edhe avokati i tij dhe 2 funksionare te gjyqesorit francez. Me pas, natyrisht qe Sarkozy do te gjykohet ne gjendje te lire, ne nje proces qe ka nisur tashme prej 1 viti dhe mund te vazhdoje edhe disa vite te tjera.
    Sigurisht qe nuk do te beje burg.

  8. liu says:

    ky eshte shtet vetem 5 minuta te behet shqiperia kur do vije ajo dite presidenti futet ne burg po ta thuash kete fjale per keta kopuket tane ketu te marin njerzit me gure dhe te thone je budalla

  9. timo says:

    Mos haroni që Berisha ka qëndruar në pushtet vetëm nëpërmjet trafikut të influencës. ç’do të bënte Franca me të?!!

  10. X says:

    Do ta conte ne ishullin Elba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje