Shkodër/ Operacion anti- kanabis, zbulohen 7 parcela të mbjella (VIDEO)

1 Korrik 2014, 10:21Sociale TEMA

Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë, që prej orëve të para të mëngjesit.

Agjentët kanë zbuluar 7 parcela deri në orët e mesditës, duke asgjësuar rreth 1 mijë rrënjë kanabis sativa.

Operacioni është shtrirë në fshatrat Mazrek, Vjerdhë, Lisen të Komunës Gur i Zi, në Malësinë e Madhe.

Tokat ku janë mbjellë bimët narkotike janë larg qendrave të banuara.

Kultivuesit e drogës kishin krijuar gjithë infrastrukturën për të rritur bimët narkotike.

Policia ka shoqëruar një të ri dhe po e merr në pyetje, për të zbuluar pronësinë e tokave të mbjella me hashash.

5 komente në “Shkodër/ Operacion anti- kanabis, zbulohen 7 parcela të mbjella (VIDEO)”

  1. toni says:

    Bravo policis shqiptare me falni bravo peshqit e evropes ja bene qefin hollandes tani do vej kilja e ashashit ketu ne holland nga tre mi qe eshte do shkoi 5mi .a pika policis shqiptare po i lini o legena te haje buke populli

  2. al_man says:

    tani degjo pordht e arabeve kendej siper

  3. sherifi says:

    E deklaruan ustallaret e partise demokratike qe dilnin neper komferenca shtypi kur filloi operacioni ne lazarat,ata i dinin mire se nuk ishte vetem lazarati por ishte e gjithe shqiperia e mbjelle me hashash,kuptohet qe kesaj bime ja kishin bere ysmetin per 8 vite rresht.
    kurajo dhe urime policise se shtetit.

  4. . says:

    ==================================================
    Vertete ….

    te dytet per “Droge” pas Columbise dhe te dytet per “Ekonomi” pas Gjermanise.
    ==================================================

  5. nexhi says:

    Per ata qe mendojne si “gazetari”,sqaroj se komuna e Gurit te Zi,nuk ben pjese ne rrethin e Malesise se Madhe. Apo ndoshta “gazetari” dhe ndokush tjeter kane vendosur qe me ndarjen e re ,t’a cvendosin nga ai vend,bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje