FOTOT/ Një plazh model. Rama: Kurrë më plazhe me plehra (VIDEO)

1 Korrik 2014, 14:53Sociale TEMA
FOTOT/ Një plazh model. Rama: Kurrë më plazhe me plehra (VIDEO)

Një plazh publik model në Golem të Durrësit, në të cilin gjendet kulla e rojës bregdetare, biblioteka e plazhit apo edhe zona e përcaktuar për të notuar. Ky është një projekt që po zbatohet edhe në 10 kampe të tjera në vend. Ky plazh publik, që ndryshe quhet Kampi i Vullnetarëve, është vizituar sot nga Kryeministri Edi Rama.

Këto kampe do të shtrihen në të gjithë vijën bregdetare të vendit dhe do të kenë, përveç vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, edhe infermierë dhe të tjera struktura që do t’i mbushin ditët me aktivitete sportive dhe kulturore.

Auron Tare, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit shtoi edhe një festival të Filmit të Detit dhe aktivitete të tjera, që do të shërbejnë si argëtim për pushuesit.

Me këto plane, Qeveria shqiptare ka nisur disiplinimin e plazheve publike, për herë të parë.

Kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij, tha: “ Është një program i ri, që ne e vëmë në jetë për herë të parë, që synon që t’i japë fund një tradite shumë të turpshme dhe që na vë të gjithëve si shoqëri dhe si vend në pozitë të tmerrshme, edhe me vizitorët e huaj, të plazheve të pista, të plazheve ku çfarë konsumohet hidhet në rërë, të plazheve ku nuk ka kujdes për mjedisin.

Është bërë një punë kolosale gjatë gjithë 6-mujorit të parë të vitit, falë kontributit të Forcave të Armatosura për të pastruar mbetjet historike. Tani jemi në fazën kur do të pastrojmë mbetjet e përditshme. Duhet t’i pastrojmë në bashkërisht dhe duhet të insistojmë që pak nga pak të gjithë pushuesit të marrin pjesë në këtë përpjekje, duke mos hedhur mbeturinat, por duke siguruar që të gjithë mbeturinat e konsumit të tyre në plazh te hidhen ne pikat e caktuara. Kjo do të ishte një fitore historike për një shoqëri që pret shumë më tepër se kaq nga turizmi dhe për një vend që kërkon të jetë një vend me nam të madh dhe të mirë si një vend turistik.

Pengesa e parë që kemi janë plehrat dhe kultura jonë mizerabël e marrëdhënieve me mjedisin. Por lehtësisht mund ta ndryshojmë këtë, duke menduar siç mendojmë në shtëpinë tonë. Asnjëri nuk i hedh plehrat në mes të shtëpisë. Atëherë, pse duhet t’i hedhim në mes të plazhit?! Dhe secili të japë kontribut dhe secilin duhet ta ndihmojmë të kuptojë se nuk mundet më të vazhdojmë kështu. Kjo është puna kryesore që kanë këto grupe, përveç pastrimit që do bëjnë në çdo metër katror”, tha kryeministri.

40 komente në “FOTOT/ Një plazh model. Rama: Kurrë më plazhe me plehra (VIDEO)”

  1. dori says:

    nihmoni te rregullohet linja urbane ne qytetin e Vlores, se late nam me urbanet qe ecin me 2km ne ore.

    1. tiku says:

      Bravo zoti kryeminister, kjo duhet patjeter per turizmin, nuk bllokohet vija bregdetare ne ate menyre sic u bente, kudo me lek.

      1. herta says:

        Sa mire qe mendoi nje here qeveria dhe per kete pjese se ishte problem i madh, ishin bo shpenzime baze 20 mij lekshi ne plazhe shezllon parking, 1000 mij here me mire kshu e skemi pse rrasemi te njeri tjetri me cadra po te kemi hapsiren tone.

    2. edona says:

      Ka lezet te kemi plazhe model se kemi gjithe kete vije bregdetare. Bravo Rama

    3. vlora says:

      Me radhe behen gjerat o ti Dor se cdo gje do nje buxh te caktuar.

    4. tini says:

      Shume e papare angazhimi qeverise per plaazhet ne vend.

    5. Sokrati says:

      A e di Edi Kafsha se cfare do me thone plazh publik?

      1. bossi says:

        o sokrat paske iku per lesh edhe ti.

      2. kaurri says:

        ju te pd sdini car doni ..per ju eaht keq te besh mire….ju doni rrumpalle te besh plazh ne mes te plenave aty kenaqeni ju.

    6. Cuni PR says:

      Qe nuk mund ti kontrolloje te gjitha KM kjo eshte e sigurte po cunat e komunav e zbatojne ligjin si ti teket, pak me larg se golemi ne Qerret zbatohet ligji ndryshe per te bardhin e ndryshe per te ziun. Fillimi eshte i mire.
      Sa te mesohen njerezit qe token nuk ja lane baba enveri do kaloje dhe pak kohe. I beje thirrje te gjitheve qe ku ka abuzime te postojne foto qe qeveria te shikoje perteje ketij vendi te vizites se rradhes.

    7. Tare says:

      O cme kujtove autobuzet e vlores, ata ecin si ne varrim ahahaha

  2. Unevete says:

    Sic tha dhe dijetari i madh LB:

    “Asgje te mire nuk mund te presesh nga ky kryeminister”

    ?

  3. MOKO says:

    O KRYEMINISTER,A NA TREGON DOT KU ESHTE AI VENDIMI QE NXORET PER PLAZHET PUBLIKE? JO 20%,POR AS 2% NUK LEJOJNE ATA QE KANE ZAPTUAR TOKEN E DETIN.
    KETO JANE VENDIMET QE MERNI?,APO NJELLOJ SI QEVERIA E EDVINIT DHE AJO E SALIUT,VETEM DEMAGOGJI PRODHOJNE.

  4. toni says:

    Nuk ka asnje ndryshim me plazhet e USA. Bravo Rama

  5. Berlin says:

    Me kot nuk bohet !!! mashtrimi i radhes !!!

  6. salhajvonic says:

    Vetem gjobat i bijn nterezi kte derr mileti talbanistanit
    Australiont jon pijaneca tmdhoj
    Por neper plazhe nk ja man as i personit me se kerrcet gjoba
    Kan von tabela ndalohet rreptesisht alkooli nplazh gjoba 200-500$
    Kom qiellu vet i rast ishin 1 grup trijsh kishin ble 1 ark me birra vjen policia i mer tgjith birrat + i largun nga plazhi ene gjoben

  7. VforVendetta says:

    1 Ca do Vangjo aty kjo zone nuk i perket bashkise se Durresit.Vangjo ta sjelli Edin ne plazhin e Durresit qe te shohe si eshte zaptuar barbarisht nga ata qe vete Vangjo ja ka dhene lejen sepse po sja dha e rrafin me shpulla te shkallet e bashkise. 2 Meqe pashe Vangjon mu zgjua kureshtja dhe dua ta pyes kur u hap dhe kur u mbyll tenderi per dhenien me koncesion te linjes se urbanit te Shkozetit dhe Universitetit??Sa subjekte moren pjese?Dhe si ka mundesi qe e fitoi po i njejti qe ka linjen e Spitalles eksponent i njohur per policine e shtett duke qene se z Rud Taullau ka qene pjese e Bandes se LuL Berishes bashke me Indrit Taullaun? Per kto pyte o Edi mos e ma nga mrapa si zar hiqe nga mendja se i fito mo zgjedhjet e bashkise ne Durres me Vangjon kandidat.

  8. eda says:

    O Zot, sa nevoje kishim per gjera te tilla qe ai primitivi i pare as qe i shkonte nder mend. Bravo, bravo, bravo Rama.

  9. Valbona says:

    Kur do vini ne velipoje se eshte tmerr nga shesllonget

  10. e fundit says:

    Po si fillim i mbare duket . ca prisni ju . Nga bathore Las Vegas me nje dite?

    1. lavirja e bulevardit says:

      jo jo, keto i duan te gjitha me shkopin magjik.

      ja prisni, sa te shtype susten qeveria edhe te beje ato, qe u shkaterruan per 23 vjet.

  11. andromeda says:

    Po pse ky asht meraku juej z.Edi, plehrat e plazheve? Lërini këto show mediatike dhe probleme sipërfaqësore dhe merruni me themelet e këtij shteti të pjerdhur nga të gjitha anët. Lëshoi të gjitha bateritë e partisë tënde në luftën parlementare për ndryshimet kushtetuese dhe heqjen e president legenit që saboton kudo dhe transformoni drejtësinë. Po pati ligj dhe respekt ndaj tij të gjitha të tjerat vijnë natyrshëm. Pa ndëshkime nuk mund të hiqen dhe plehrat dhe pastërtia nuk mbahet me rhetorikën tënde. Shqiptarët duan dajakun të vijnë në vijë dhe dajaku është respekti ndaj ligjit dhe ndëshkimi ligjor.
    Po na dukesh si një adoleshent në drejtimin e shtetit, o shoku.

    1. nje pergjigje says:

      jo, mo jo….eshte koha e fundit
      qe nuk ka nevoj-dajaku…~
      por, meso te rrespektosh…¬¬

  12. GentiX says:

    Plazhi eshte privat ne fakt dhe qeveria s’ka asnje merite!
    Afer tij eshte nje plazh publik i cili nuk jam i sigurt pse ka ngelur i tille por me shume mundesi per shkak te kompleksit te vilave te Agron Papulit (ku rrine me dhjetra milionere) dhe ca me tej nje plazh tjeter publik qe serish korespondon me kompleksin e pallateve te Artan Dulakut…

  13. kevinjon says:

    Po fotografia e Ismail Qemalit c’donte te cadra e plehrave xhanem, aty nga ku na beri show moral ky kryeplehra e Shqiperise? Rilindje e marrezise qe na sundoi 45 vjet !

  14. lara, redi says:

    o edi, mendo nje cike dhe per tironsit e papune se jua more erzin.

  15. golemi says:

    ky eshte modeli me i mire se si qeveria dhe biznesi lokal privat mund te bashkepunojne ne sherbim te pushuesve. ne komunen golem si nga te rrallat komuna eshte ruajtur hapsira per publikun dhe eshte vendosur tabelizimi.

    nje fillim i mbare. mos prisni cudira ne nje dite

  16. X says:

    PSE PLAZHI MAIAMI 2 NUK E MARR VESH. PO VERJANI ORE DURRESO 2. SMA DO MENDJA QE NE NDONJE VEND TJETER TE BOTES TE KETE PLAZH ME EMRIN DURRSI APO TIRANA APO VLORA A KU DI UN

  17. Kadri Spahiu Pelaqiu says:

    Parti-Edvin jemi gati kurdohere!!!

    Spaskan pas te mbaruar idiotet ne Shqiperi, akoma te gjitha i presin nga udheheqesi i madh i popullit shoku Enver…harrova shoku Edi Rama.

  18. Epiri enchallon says:

    Menxi doli ni Udhheqes i mir. Se bajge kryeminister patem deri 2013. mu…… Gjithandej neper plazhe . Kret ujrat e Toiletave derdheshin ne Det. U be deti shqiptar si ne Bangladesh. Mali i Zi ni Cop shtet gjysem Gur e Gjysem Shkemb ka ber turizm 3 her me te zhvilluer. A Shqipris jan dhen nga Zoti vet kret vijat bregdetare me efikase por sdin ta ruaj e mirmbajn. Duet ber ni larje trush Shqipove mos ti hefhin mbeturin kutri, po te mendojn per te nesermen

  19. Askushi says:

    Pune e paqme. Ju lumshin duart atyre qe pastruan dhe vune rregull, i lumte vullneti dhe mendja qytetare kryeministrit dhe me krahe te lehta atyre qe do e mirembAjne. Ndergjegjesim qytetareve dhe fshatareve qe vendi ndryshon me individin, qeveria ben te veten, por pa individin e ndergjegjesuar nuk ecet para. Fillim i mbare!

  20. Peshkatari says:

    O Gjusho…po ca do ne Golem ti mor lale….ne currila nuk ke asnji rrugice ku te dalesh ne det…do kalosh me klubeve….lene pastaj ate shakane e madhe per plazh publik….TURP

  21. Mariao says:

    Vetem 100 m nga ai vend derdhen ujerat e zeza, eshte tmerr mgjs jane investuar miliona euro, se kuptoj pse fryhen kot.
    Duhet te kishin perfunduar dhe me sa mora vesh jane nderprere punimet per pak gje.
    Nuk behet Golemi me Agalliun kryetar Komune, me organizimin e ri duhet nje bashki e vetme nga Durresi deri ne Qerret dhe tu hiqet ketyre kryetareve fshatar qe parate qe mblidhen nga bisneset ne Golem e Shkembi i Kavajes i cojne ne fshat.
    Kujdes Ujerat e zaza , za do presim….

  22. DD says:

    PO HIDHU NJEHERE NGA VLORA QE AS PLAZHE PER QENTE NUK JANE JO ME PER NJERZIT………..TURP!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  23. d says:

    Te lumte z. Rama. Sivjet pak e nga pak, mot ca me shume dhe vitet qe vijne do jesh me i madhi nder te medhejte e ketij kombi. Kenaqemi kur ju shohim se e keni megjithmend te punoni pa hile

  24. Luliiiiii says:

    C’te komentosh???Njeriun e vrane mes Tiranes para nja 4-5 police ne oren 9 te mgjesit kurse ti del kontrollon plazhet me plehra-pa plehra…Ndaloni kto show se keni vazhdu me u be pak si te bezdisur :(:(

  25. Li says:

    Po kanalizimet jane bere ne Golem apo derdhen ne det ujrat e zeza tek pjesa e Hotel ‘Pameba’?

  26. camping kranea says:

    Se pari urime per punen qe keni bere deri tani, por jo vetem ne durres e golem por duhet te hidhni syte edhe nga riviera pak. Plazhi i Livadhit ne Himare eshte mbushur me gropa te ujerave te zeza dhe plehrat i heqim me makinat tona.

  27. rovena says:

    Per informacion: Tek plazhi publik ndodhet vila luksoze e kryeministrit i cili gjate gjithe periudhes se opozitarizmit zhvillonte atje mbledhjet me bashkepunetoret e tij si zj. Germenji e cila po ashtu ka shtepi ne komplesin e Gon Papulit. Me pas shijohej peshku dhe prodhimet e detit tek restorant PEPSI i njohur ne kete zone ku peronat ne fjale ishin frekuentues te rregullt. Keshtu njerez te dashur kjo nisme nuk eshte ndermarre ne interes te publikut te gjere po ne interesin teresisht personal te Qeverise Rama, zj Germenji e te tjere syresh.

  28. Ergi says:

    Fillim i mbare…
    Shpresoj mos ngelet me kaq. Shqiperia ka akoma shume nevoje per pune. Sigurisht plazhet jane dicka shume e rendesishme. Turizmi perben nje potencial te fuqishem per imazhin e Shqiperise dhe jo vetem por gjithashtu per ngritjen e shpejte ekonomike dhe reklaminin e potencialit qe kemi.
    Megjithate, nuk duhet te harrojme se nje shtet i forte nuk duhet te perqendrohet vetem tek arti, kultura e turizmi. Nuk duhet harruar se ka ende nje rruge te gjate dhe shume te veshtire per tu bere ne lidhje me forcmimin e metejshem te rendit publik pra policise se shtetit ne menyre direkte si dhe sistemin e drejtesise, i cili vertet ka nevoje per nje reformim rrenjesor.
    Gjithsesi, oguret duken te mbara,
    Le te shpresojme se ne nje te ardhme te afert, shqiptaret do te gjejne ate qe kerkojne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje