Monitorim online rasteve të dhunës në familje/ Veliaj: Burri që dhunon gruan humb ndihmën ekonomike

1 Korrik 2014, 12:16Sociale TEMA

Monitorim online rasteve të dhunës në familje. Projekti është lancuar nga ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, ndërsa ai do të shtrihet fillimisht në 25 bashki në vend.

Gjatë prezantimit të sistemit të monitorimit online në qytetin e Burrelit, ministri Veliaj u shpreh se do regjistrohet çdo rast dhune.

Deri më tani, në këtë sistem monitorimi janë regjistruar 531 raste të dhunës. Një tjetër risi e projektit është se të gjithë ata persona kryefamiljarë që dhunojnë gratë e tyre do të humbasin të drejtën e përfitimit të ndihmës ekonomike.

“Burri që dhunon gruan humbet dhe ndihmën ekonomike”, tha Veliaj, ndërkohë që ka shtuar se Zyrat e Punës do të kenë vëmendje më të madhe për punësimin e grave.

14 komente në “Monitorim online rasteve të dhunës në familje/ Veliaj: Burri që dhunon gruan humb ndihmën ekonomike”

  1. doda says:

    Shume e drejte mase e rendesishme per te parandaluar dhunen !

    1. tini says:

      Ministria Sociale po ben cmundet per ti dhene zgjidhje te tillave probleme e per kete duhet pergezuar. Ministria me ministrin me njish

      1. Sokrati says:

        Sa eshte ndihma ekonomike?

    2. lorena says:

      Me ne fund kemi nji ministri qe kujtohet per tema te tilla sociale dhe mundohet qe ti zbusi ato, nje super bravo per Min,Sociale se ne keto muaj angazhimi ka qene maksimal. Bravoo

    3. heda says:

      Mese e nevojshme nje nderhyrje nga shteti per fenomenin ne fjale per te ulur dhunene ne familjet shqiptare. Te shpresojme qe kjo mase te ndryshoje sjelljen e gjithe atyre burrave burracake e te permiresoje mireqenien e grave.

  2. madlina says:

    Bravo ministrise, kjo eshte masa me e duhur vetem keshtu mund te marrin vesh e te mos i demtojme me grate.

    1. dea says:

      I madh Veliaj ministri me njish qe qeveria ka, vetem me keshtu lloj masash marrin vesh keta njerez.

      1. dalina says:

        E papare kjo nisme e re e Ministrise Sociale

        1. tanja says:

          Fantastike Veliaj po ben nje pune te papare pasi po ve ne praktike projekte e masa qe kane dik ne zgjidhjen e problemeve sociale sic eshte dhe dhuna ne famile.

          1. lexuesi says:

            Po dakord, por ndihma i hiqet keshtu edhe familjes ?!-Ka kuptim nese i hiqet e drejta burrit per t’i kaluar gruas e femijeve,jo ti hiqet burrit duke penalizuar gjithe familjen.

  3. XHEMAL KATNARI says:

    PO DHUNEN MORALE ETIKETIMIN(SHARJEN) SI PROSTITUTE DHE KURVE TE GRUAS SE VET NGA KRYEMINISTRI KUR KA NDER MEND TA DENONCOJE?!

  4. zjarri 6 says:

    Lerini komentet servile, lexuesi ka të drejtë ne arsyetimin e tij.Jo pune për protagonizëm zoti Ministër, por në interes të qytetarit. Më mirë do të ishte që në bashkëpunim me super marketet të paiseshin këto familje me kupona ushqimorë e që janë lehtësisht të verifikueshme nëse i ka marrë ose jo. Sa i përket dhunes, ka organe që duhet të merren me evidentimin e dënimin.

  5. Mirela says:

    Ky eshte i trashe, fare fare… Po pse, 2600lek kushton rrahja e gruas??? Dyshtas, qe te mos i japesh ndihme duhet ta kesh me ligj perjashtimin pse rrahu gruan….. Hahaha, kur degjoj keto thenie mediatike…..

  6. elti says:

    Mase e bukur. Grate e mbajne me mire drurin me barkun bosh:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje